Lexues/e (4)

KEDS Energy e1629815520926
KEDS Energy
Publikuar
25/05/2022
Skadon
08/06/2022
Lokacioni
Ferizaj
Kategoria
Energji  
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në 2022-05-27 shpall vendë të lirë pune për këtë pozicion:

Lexues

Lokacioni dhe numri i pozitave: Ferizaj (4)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :

  • Angazhohet në arritjen e objektivave të përcaktuara;
  • Eviton rreziqet në punë duke zbatuar praktikat të brendshme të Sigurisë dhe Shëndetit të Punë;
  • Ndihmon në testimin e njehsorëve për vërtetimin e saktësisë së tyre;
  • Njofton konsumatorët në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike sipas rregullave të kompanisë;
  • Shpërndan faturat e energjisë elektrike te konsumatorët me kohë;
  • Raporton identifikimin e konsumatorëve të paligjshëm që janë kyçur në rrjetin e KEDS;
  • Kryen detyrat që kanë të bëjnë me kontrollimin dhe avancimin e pikës matëse;
  • Raporton për finalizimin e punëve ditore;
  • Kryen leximin e saktë të pikave matëse të caktuara për konsumatorët përkatës;
  • Reagon konform rregulloreve në rast të ndonjë keqpërdorimi apo parregullsie në terren;
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojave të Departamentit.

Kërkesat dhe kualifikimet :

  • Shkollë e Mesme, drejtimet: Elektroteknik i Energjetikës, Instalues Elektrik, Makina Elektrike, Ekonomi, Juridik;
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
  • Shkathtësi për të punuar në ekip dhe nën presion;
  • Certifikime për trajnime nga fusha të ngjashme janë përparësi;
  • Aftësi të mira analitike dhe të mbajtjes së shënimeve;
  • Aftësi të mira të shërbimit ndaj klientit;
  • Njohuri të mira të paketës së MS Office.

Si të aplikoni ?

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :

Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;

Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura;

Shënime të rëndësishme :

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.