Laborant/e

rugove kosovo e1604593874352
Rugove
Publikuar më
11/11/2020
Qyteti
Pejë
Kategoria
Kimi  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije RugoveTë gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në fabrikën e “Ujë Rugove” SH.P.K. në Drelaj (Rugovë), Pejë:

LABORANT/E

FABRIKA E “UJË RUGOVE” SH.P.K., NË DRELAJ (RUGOVË), PEJË.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Matë nivelin e mikroorganizmave në ujërat burimore dhe ujin e trajtuar;
  • Matë kushtet e tjera të cilësisë së ujit, të tilla si pH, ngurtësia e të ngjashme;
  • Kontrollon nivelin e dezinfektuesve në impiantin e trajtimit dhe në të gjithë sistemin e prodhimit;
  • Kryen teste bakteriologjike dhe kimike mbi mostrat e mbledhura duke përdorur procedurat standarde laboratorike;
  • Kalibron pajisjet dhe verifikon të dhënat;
  • Mbledh dhe analizon mostrat e ujit;
  • Në bashkëpunim edhe me drejtorin e prodhimit kujdeset që prodhimi po iu përmbahet ISO standardeve të përcaktuara;
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë të përfunduara studimet e larta në drejtimin përkatës;
  • Përvojë pune në pozitën e lartcekur (e preferueshme 2 vjeçare);
  • Përvoja në industrinë ushqimore/lëngjeve do të konsiderohet përparësi;
  • E preferueshme njohja e ndonjë gjuhe të huaj, sidomos asaj angleze.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës;
  • Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 5 dhjetor 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.