Laborant/e (4), Teknik/e në SISH (2), Mostrues/e, Kimist/e

Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves 150x150 1 e1622120620434
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
Publikuar më
28/05/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJA E KONKURSIT

Institucioni: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosoves

Nr. | Pozita | Vendi | plotësimi i vendeve te lira | Koeficienti

1. Laborant | Departamenti i Mikrobiologjisë | 2 | 5.4
2. Laborant | Qendra e Laboratoreve Testuese | 1 | 5.4
3. Laborant | QRSHP Ferizaj | 1 | 5.4
4. Laborant | QRSHP Pejë | 1 | 5.4
5. Teknik në SISH | QRSHP Prizren | 1 | 5.4
6. Teknik në SISH | QRSHP Gjilan | 1 | 5.4
7 Mostrues | Departamenti i Ekologjise Humane | 1 | 5.4
8. Kimist | Qendra e Laboratoreve Testuese | 1 | 6.0

Përshkrimi i punëve dhe fushat e përgjegjësisë për Laborant — drejtimi mjekësor:

  • Tekniku laborant do të punojë si pjesëtar i ekipit të kujdesit mjekësor, në ofrimin e standardit me të lartë të kujdesit shëndetësor të përqëndruar në pacientin, duke siguruar në çdo kohë kujdes të duhur dhe të sigurtë për pacientin,
  • Varësisht nga testet që kryen në laborator, të marrë, përgatisë, analizojë dhe asgjesojë në mënyrë të sigurtë të gjitha mostrat,
  • Të pranon dhe protokolon mostrat në protokolet në laborator (ose në bazën e të dhënave në kompjuter) në tërësi dhe në mënyrë të saktë:
  • Të përpunon mostrat sipas protokoleve të punës mikrobiologjike në laborator,
  • Të evidenton nevojat për material harxhues dhe reagensa në laborator në mënyrë të përditshme për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe të njofton me kohë mbikëqyrësit (kryeteknikun, shefin e laboratorit dhe Drejtorin e Departamentit) lidhur me nevojat e evidentuara:
  • Të kujdeset që aparatura dhe mjetet e punës në laborator të përdoren në mënyrë profesionale:
  • Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe:

Shkollimi i kërkuar: Diplomë, Shkolla e Mesme e Mjekësisë drejtimi Teknik Laborant, përparësi Bachelor (diploma e vërtetuar).

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • çertifikata e lindjes:
  • letërnjoftimi — fotokopje,
  • Licenca e punës: — nga Ministria e Shëndetësisë nga lëmia përkatëse.
  • E preferuar përvoja e punës së paku një vite pune profesionale, (Dëshmi të përvojës së
    punës),
  • Njohja e kompjuterit (word dhe exel),
  • Mund të sillni edhe dëshmi tjera të aftësimit, rekomandime specifike.

Përshkrimi i punëve dhe fushat e përgjegjësisë për Teknik në SISH:

  • Ndihmon Udhëheqësin e Departamentit në kryerjen e detyrave ditore të punës,
  • Bëne grumbullimin dhe kontrollimin e bazave të shënimeve të sish,
  • Përkrahja teknike për pergaditjen e raporteve periodike dhe vjetore statistikore,
  • Trainim i stafit për plotësimin e dokumentacioneve shëndetesore,
  • Puna në terren në mirembajtjen e sistemit të informimit shëndetesor,
  • Detyra të tjera — në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale — të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.

Shkollimi i kërkuar:

  • Shkollës së mesme (diploma)
  • Kopjen e patentë shoferit,
  • Përvojë e punës adekuate së paku një vite, trajnimet në fushën e kërkuar të preferuara
    teknike - administrative. (Dëshmi të përvojës së punës),
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive.
  • mund të sillni edhe dëshmi tjera të aftësimit, rekomandime etj.

Aftësitë ) përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Aftësi te mira komunikimi.
  • Njohja e gjuhëve zyrtare.
  • Gatishmëri për te vepruar ne mënyrë te pavarur dhe me pak mbikëqyrje.
  • Njohja e mire e punes me kompjuter (mikrosof vvord dhe excel).

Përshkrimi i punëve dhe fushat e pergjegjësisë për Mostrues:

  • Është përgjegjës për marrjen, transportimin dhe dorëzimin e rregullt të mostrave të ujit
    dhe ushqimit,
  • Vëzhgon dhe regjistron kushtet higjieniko-sanitare të objekteve ku merren mostrat,
  • Përgatit dhe mirëmban materialin dhe pajisjet e nevojshëm për mostrim,
  • Kryen matjet e parametrave të caktuara (temperatura e ujit, klori residual, pH, turbiditeti) në momentin e marrjes së mostrës konform udhëzimeve të mostrimit,
  • Regjistron dhe raporton rezultatet e fituara gjatë procesit të marrjes së mostrave në ditarin e marrjes së mostrave,
  • Njofton Shefin Qendres së Ujit lidhur me mbarëvajtjen dhe problemet e hasura gjatë mostrimit,
  • Detyra të tjera — në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale — të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Sh.Mesme e Mjekësis — Drejtimi Sanitar Mjekësor përparësi
Bachelor (diploma e vërtetuar).

Aftësitë ) përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • çertifikata e lindjes:
  • letërnjoftimi — fotokopje,
  •  Licenca e punës: — nga Ministria e Shëndetësisë nga lëmia.
  • E preferuar përvoja e punës së paku një vitë punë profesionale, (Dëshmi të përvojës së
    punës):
  • Njohja e kompjuterit (vvord dhe exel),
  • Mund të sillni edhe dëshmi tjera të aftësimit, rekomandime specifike
  • Kopjen e patentë shoferit,

Përshkrimi i punëve dhe fushat e përgjegjësisë për Kimist

  • Siguron zbatimin e procedurave të Sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe metodat standarde të validuara,
  • Validimi i metodave të reja analitike,
  • Identifikon dhe paraqet nevojat për trajnime profesionale të stafit të laboratorit
  • Përgjegjës për superanalizë të mostrave të ndryshme,
  • Siguron kontrollin e cilësisë në laboratorin përkatës dhe grumbullimi i të dhënave dhe përcaktimi e vlerës së pasigurisë së matur për metodat e përdorura
  • Merr pjesë në forumet shkencore dhe hulumtuese nga sfera e testimit të ushqimit,
  • Inicimi i mirëmbajtjes, riparimit dhe kalibrimit të pajisjeve laboratorike konform planit të mirëmbajtjes dhe kalibrimit,
  • Kryerja e kontrollit të cilësisë në pajtim planin e kontrollit të cilësisë,
  • Merr pjesë dhe mbikëqyrë kryerjen e testimeve nga ana laborantëve dhe verifikon rezultatet e fituara
  • Përgatitë raportin e testimit dhe i dorëzon Shefit të Laboratorit,
  • Sigurimin dhe ruajtjen materialit referent dhe etalonëve,
  • Sigurimin e kushteve optimale mjedisore për kryerje të testimit
  • Përgjegjës për përcjelljen e gjendjes me pjesë rezervë të aparateve, reagjentëve dhe qelqurinave dhe me kohë raporton për furnizim,
  • Përgjegjës për përpunim statistikor të rezultateve,
  • Respektimi i kodit të mirësjelljes në punë,
  • Përpunimi i elektronik i të dhënave dhe raportimi i rezultateve,
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së shefit të Laboratorit dhe procedurave të SMC.

Shkollimi i kërkuar: Diploma universitare Fakulteti i Kimisë në drejtimet inxhinierike.

  • çertifikata e lindjes:
  • Letërnjoftimi — fotokopje
  • Njohja e organizimit te punes se institucioneve shendetesore.
  • Aftesi te mira komunikimi.
  • Njohja e gjuheve zyrtare.
  • E preferuar përvoja e punës së paku një vitë punë profesionale, (Dëshmi të përvojës së punes)
  • Gatishmeri per te vepruar ne menyre te pavarur dhe me pak mbikqyrje.
  • Njohja e mire e punes me kompjuter ( mikrosof vvord dhe excel).

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së
Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave:

Procedurat e konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i
plotësojn kriteret e kërkuara të konkursit.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Data e njoftimit në vvebfaqen unike të procedurave të konkurimit (https://konkursi.rks-gov.net/) nga data: 30.04.2021 deri me 29.05.2021

Aplikacionet dorëhen nga data: 30.05.2021 deri me: 13.06.2021

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren e Personelit në Institutin
NS)

Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me
telefon mund ti bëni në : 038 7551-431 lok.1047.

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet qe i plotësojnë kriteret e konkursit.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

16/06/2021