Laborant/e

kamenice komuna e1609613174666
Komuna e Kamenicës
Publikuar më
10/02/2021
Qyteti
Kamenicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, Neni 8 paragrafi 2 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, dhe Neni 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Kamenicës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

  • lnstitucioni: Komuna e Kamenicës;
  • Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
  • Titulli i vendit te punës: Laborant në QKMF - Kamenicë.
  • Numri i pozitave: (1) një
  • Mbikqyrësi: Kryelaboranti në QKMF - Kamenicë;
  • Grada/Koeficienti: 5.4;
  • Kohëzgjatja e emërimit: Ne kohë te pacaktuar;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryejnë punët rreth marrjes së mostrave hematologjike prej pacientëve.
  • Kryejnë punët rreth regjistrimit, klasifikimit, dhe shpëmdarjes së rezultateve laboratorike,
  • Kryejn edhe punët tjera të laborantit sipas urdhrit të shefit të Sektorit të Diagnostikës dhe Kryelaborantit.
  • Për punën e vetë i përgjigjet Kryelaborantit të njésisë së

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë - Dega Teknik Laborantit;
  • Licenca e Punës.

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e Shkollës së Mesme të Mjekësisë- Dega Teknik Laborant (kopje);
  • Dëshminë se nuk është nën hetime;
  • Letëmjoftimi (kopje).

Dokumentat duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetem ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

konkursi mbetet i hapur 13 ditë kalendarike nga dita e publikimit, aplikacionet dorëzohen nga data 08.02.2021 deri më 20.02.2021

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbimet me Qytetar, dhe në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Kamenicë, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Kamenicës, dhe të plotësuarat dorëzohen në zyrën e pranimit në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Kamenicë.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen. 

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

⇒ Shpallja e plotë.