Laborant/e (2)

Universiteti i Mitrovices Isa Boletini UMIB e1611493711604
Universiteti Isa Boletini
Publikuar më
12/03/2021
Qyteti
Mitrovicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 67 dhe 68 paragrafi 1 dhe 6 të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114, nenit 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 165 dhe 219 të Statutit të Universitetit dhe kërkesës për lejimin e shpalljes së konkursit nr. 088 dt. 18.01.2021, Universiteti "Isa Boletini" në Mitrovicë (UIBM) shpall,

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

I. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike

  • Titulli i pozitës: Laborant
  • Numri i pozitave: Dy (2)
  • Grada: UNI-29
  • Raporton te: Dekani dhe Sekretari i

Kualifikimet, përvoja, shkathtësitë dhe aftësitë

  • Diplomë universitare ose master i fushës së Makinerisë ose Inxhinierisë Ekonomike dhe dy (2) vite përvojë pune;
  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të praktikumeve të ushtrimeve nga fushat teknike dhe të lëndëve të përdorimit të makinave me prerje, makinave me dirigjim numerik, saldim, përpunim termik dhe teknika matëse;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Detyrat – përgjegjësitë

  1. I kryen përgatitjet dhe operacionet përfundimtare teknike lidhur me mbajtjen e ushtrimeve në bazë të praktikumit përkatës teknik dhe të lëndëve të përdorimit të makinave me prerje, makinave me dirigjim numerik, saldim, përpunim termik dhe teknika matëse;
  2. I përgatit operacionet përfundimtare teknike lidhur me ushtrimet në praktikumet sipas fushave të ndryshme teknike;
  3. I përgatit operacionet përfundimtare teknike lidhur me mbajtjen e ushtrimeve në praktikumet në fushat përkatëse;
  4. I kryen të gjitha punët lidhur me mbajtjen e një eksperimenti dhe i organizon të gjitha punët lidhur me mbajtjen e tij në fusha të ndryshme teknike;
  5. Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të punës dhe organizimin e ndreqjeve të mjeteve të dëmtuara gjatë praktikumit;
  6. Bën përcjelljen e literaturës teknike lidhur me përpunimin e teknikës së punës në praktikumin e studentëve;
  7. I përgatit punët përfundimtare teknike lidhur me mbajtjen e një provimi praktik nga praktikumi laboratorik në fushat teknike dhe kujdeset për mirëmbajtjen e makinave dhe të aparateve me pjesë rezervë;
  8. Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale dhe specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Data e njoftimit në web faqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt. 09.02.2021 deri me dt. 10.03.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 11.03.2021 deri më 25.03.2021.

Shkarkimi i aplikacioneve bëhet në web faqen e Universitetit www.umib.net, ndërsa paraqitja e dokumentacioneve bëhet në Zyren e Personelit në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:

  • Një letër motivuese
  • CV-në
  • Kopja e Diplomës e noterizuar-Nostrifikimin, nëse shkollimi është kryer jashtë Kosovës
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Dëshmitë mbi përvojën e punës
  • Certifikata se nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj,
  • Dokumente tjera relevante për pozitën e punës që aplikoni

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim

Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet me Legjislacionin në fuqi.

Përzgjedhja e kandidatëve për pozitën e lirë të punës do të kryhet nëpërmjet një procesi përzgjedhës profesional, transparent dhe të drejtë, bazuar në vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve, që përfshin një testim me shkrim dhe me gojë.

Vlerësimi maksimal për testin me shkrim është 100 pikë.

Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testimi me shkrim, ftohen në intervistë me gojë. Në intervistën me gojë, kandidatët mund të vlerësohen në maksimum deri në 100 pikë.

Kandidati që është vlerësuar me më së shumti pikë dhe që ka marrë të paktën 60% apo më shumë të pikëve totale të vlerësimit, konsiderohet kandidat fitues.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursin mund ta gjeni të publikuar në faqen e internetit në këtë adresë: www.umib.net .

Listime të ngjashme