Kuzhinier/e në Institucion Parashkollor

vushtrri
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
08/03/2021
Qyteti
Vushtrri
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 79 dhe 80 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017, Komuna e Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit – Institucioni Parashkollor “Foleja” Vushtrri;

Titulli i pozitës të punës:

  • Kuzhinier në Institucionin Parashkollor “Foleja” Vushtrri;

Numri i pozitave: Dy (2);
Lloji i Pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit Parashkollor “Foleja”;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – 4.00;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Periudha e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;

Detyrat Kryesore:

  • Bën pranimin e mallrave ushqimore dhe të tjera nga depoja e çerdhes për nevojat e kuzhinës;
  • Nënshkruan dhe vërteton pranimin e sasisë së mallit, përgjigjet moralisht dhe penalisht që ushqimi të jetë kualitativ, higjienik dhe të jetë në sasi të mjaftueshme për numrin e fëmijëve në institucion;
  • Gjërat ushqimore që i merr nga depoja e çerdhes, i përgatitë për fëmijë sipas menysë së caktuar;
  • Në bashkëpunim me furnizuesin paraqet nevojat për furnizim me mallra ushqimore dhe të tjera për nevojat e kuzhinës;
  • Rregullisht dhe me kohë bën shpërndarjen e ushqimit nëpërmes servueses së ushqimit;
  • Bashkë me komisionin e caktuar nga këshilli i institucionit parashkollor përpilon menynë ushqimore në institucion;
  • Kryen edhe punë tjera që i caktohen nga Drejtori i Institucionit

Kushtet dhe Kualifikimi: 

  • Tё jenë shtetas i Republikës sё Kosovës;
  • Tё kenë tё kryer shkollimin e mesëm;

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e shkollimit të mesëm (kopje);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 05.03.2021 – 19.03.2021. 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore në zyrën nr. 33 ose në tel. 038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Listime të ngjashme