Kryesues/e të Komisionit Shqyrtues në ARSHU

64x64 kosovo logo
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Publikuar më
28/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, rishpall:

KONKURS

Për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

Sipas Ligjit nr. 05/L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, Komisioni Shqyrtues përbëhet nga kryesuesi i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, një anëtar i emëruar nga Autoriteti dhe një anëtar i emëruar nga ofruesi i shërbimeve, i cili ka parashtruar kërkesën për shqyrtim.

Mandati i kryesuesit të Komisionit Shqyrtues:

Kryesuesi i Komisionit Shqyrtues zgjidhet për mandat 3 (tre) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.

Kandidati për kryesues të Komisionit Shqyrtues duhet të plotësojë kushtet si në vijim:

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të këtë së paku diplomë universiteti  4 (katër) vjeçar ose master;
  • të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi  6 (gjashtë ) muaj burgim;
  • të ketë integritet të lartë moral;
  • të ketë së paku 3 (tre) vjet përvojë pune profesionale.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Letra motivuese;
  • Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  12.10.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-648, 038/211-182  dhe 044/ 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

13/10/2020
07/10/2020
23/09/2020