Kryesues/e të Bordit të ZRRE

kosovo logo 150x150 1 e1596493746444
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
Publikuar më
20/08/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në mbështetje të nenit 5 paragrafi 2  të Ligjit Nr. 05/L-084, për Rregullatorin e Energjisë, (Gazeta Zyrtare të Republikës së Kosovës Nr. 25/ 14 Korrik 2016, për emërim të kandidatit për Kryesues të  Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, shpallë:

KONKURS

Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) 

Detyrat kryesore të Kryesuesit të Bordit të Rregullatorit:

Përveç përgjegjësive të përcaktuara me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, Kryesuesi i Bordit të Rregullatorit në koordinim me Bordin e Rregullatorit:

  • miraton politikat rregullative dhe operacionale të Rregullatorit;
  • organizon dhe mbikëqyrë punën e Rregullatorit;
  • mbikëqyrë zbatimin e buxhetit dhe menaxhimin financiar të Rregullatorit dhe
  • miraton raportet dhe deklaratat financiare të saj;
  • organizon procedurat e rekrutimit dhe mbikëqyrë punën e personelit të punësuar
  • nga Rregullatori;
  • miraton nivelet e kompensimit dhe kushtet tjera të punësimit, për të punësuarit e
  • Rregullatorit;
  • harton dhe miraton Kodin e Etikës Profesionale për anëtarët dhe personelin e
  • Rregullatorit;
  • harton dhe miraton akte nënligjore që janë të nevojshme për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-084, për Rregullatorin e Energjisë;
  • përfaqëson Rregullatorin para palëve të treta;
  • vepron në emër të Bordit të  Rregullatorit  dhe e përfaqëson atë në të gjitha procedurat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • përcakton Axhendën e mbledhjeve të Bordit;
  • kryeson mbledhjet e Bordit
  • bashkëpunon me organizma të ndryshëm ndërkombëtarë që veprojnë në sektorin e energjisë ;
  • raporton një herë në vit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE

Kandidati për kryesues të Bordit duhet të ketë:

  • Diplomë universitare në fushën teknike, të ekonomisë apo të drejtësisë nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë;
  • Së paku dhjetë (10) vjet përvojë pune në sektorin e energjisë, prej tyre pesë (5) vjet duhet t’i ketë  përvojë në menaxhimin në fushën e energjisë;
  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, me vendbanim të përhershëm në Kosovë; si dhe,
  • njohuri të gjuhës angleze në të folur, të shkruar si përparësi.

KUSHTET

  • Kandidatët që konkurrojnë për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji duhet:
    • Të mos kenë dosje të hapur të hetimeve apo dosje të mëhershme të dënimit për vepër penale apo të aktiviteteve që mund të vënë në dyshim sinqeritetin, integritetin apo kompetencën e tij.
  • Kryesuesit të Bordit gjatë mandatit të tij në këtë pozitë nuk i lejohet:
  1. 2. Të jetë zyrtar qeveritar;
  2. 3. Të jetë pjesë e strukturave të një partie politike;
  3. 4. Të jetë vetë, ta ketë bashkëshortin/en apo ndonjë të afërm të familjes së ngushtë në cilësinë e aksionarit, partnerit, pronarit ose menaxherit në një ndërmarrje të energjisë që i nënshtrohet këtij Ligji, apo në një ndërmarrje vartëse apo në një filial të një ndërmarrjeje të energjisë;
  4. 5. Të kryejë çfarëdo pune për ndonjë ndërmarrje të energjisë që i nënshtrohet këtij Ligji, apo për ndonjë ndërmarrje vartëse, apo për ndonjë filial të një ndërmarrjeje të energjisë;
  5. 6. Të mbajë një pozitë tjetër në kuadër të Rregullatorit;
  6. 7. Të kryejë një aktivitet tjetër që mund të rezultojë në konflikt interesi sipas Kodit të Etikës Profesionale të hartuar dhe të miratuar nga Rregullatori, apo sipas ligjeve përkatëse.

AFTËSITË PERSONALE TË KËRKUARA

  • Udhëheqje
  • Pune ekipore
  • Bashkëpunim efektiv me  palët e interesit;
  • Të menduarit strategjik
  • I/e orientuar ndaj rezultateve
  • Vendim-marrja
  • Aftësi ndikuese
  • Koherencë të qartë, komunikim konciz
  • Integritet
  • Vetëdije
  • Të menduarit kreativ

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME

PROCEDURAT E KONKURRIMIT

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit siguron që procedurat e përzgjedhjes të jenë të hapura, ofron konkurrencë jo-diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuar në një grup kualifikimesh dhe aftësish të përcaktuar më parë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e sektorit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

Kandidatët për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë duhet të dorëzojnë këto dokumente (Dështimi për ta bërë këtë do të rezultojë në refuzimin e aplikacionit):

  • Kërkesa për punësim -  mund ta gjeni në Web faqen  http://www.mzhe-ks.net/sq/.
  • Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit)
  • Listën Kontrolluese të plotësuar dhe nënshkruar duke deklaruar cilat prej kritereve themelore dhe të dëshirueshme aplikanti i plotëson. Kjo listë mund të shkarkohet duke përdorur linkun  http://www.mzhe-ks.net/sq/.
  • CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë
  • Letër motivimin duke ofruar një shpjegim të qartë se si përvoja dhe aftësitë e juaja (aplikantit) përputhen me kërkesat detyrës.
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës për të gjitha pozitat përkatëse)
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetim
  • Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale. Deklarata nën betim mund të shkarkohet në Ueb faqen e MEA-së.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur (të shkruhet emri dhe mbiemri si dhe titulli i pozitës në të cilën aplikon kandidati) dhe të dorëzohen në MEA, zyra nr. 102 (Arkiva), Adresa Rruga “Nena Tereze”Nr.36 Prishtinë.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes Nr. kontaktues  038/ 200 21524.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Afati i konkurrimit nga data 19.08.2020 deri më datë 18.09.2020, deri në orën 16:00.

Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit.

Për vëmendjen tuaj: Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë garë si të emërueshem, do të publikohen në ueb faqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim.

Gjithashtu, do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi që partnerët zbatues nga distanca të kenë qasje dhe përkohësisht, në mënyrë të sigurt të ruajnë informata lidhur me vlerësimin e  aplikimit dhe performancës së kandidatëve. Informatat do të fshihen në mënyrë të përhershme pasi që ketë përfunduar vlerësimi.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme