Kryeshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës

kosovo logo 150x150 1
Ministria e Punëve të Brendshme
Publikuar më
27/10/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Ministria e Punëve të Brendshme duke u bazuar në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës  Nr.03/L-231 dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 33/MPB-2010 për Përbërjen e Komisionit dhe Procedurat e Përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës

  • Titulli i vendit të punës: Kryeshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës
  • Ministria e Punëve të Brendshme: Inspektorati Policor i Kosovës
  • Mbikëqyrësi: Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme
  • Koeficienti:  Sipas ligjit në fuqi
  • Kohëzgjatja e emërimit: Pesë (5) vjet, me mundësi vazhdimi pas çdo pesë (5) vitesh
  • Orari i punës: I plotë
  • Përgjegjësi mbikëqyrëse: Po
  • Vendi: Prishtinë

Objekt i veprimtarisë së IPK-së:

  1. Është parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj;
  2. Inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës, për të siguruar llogaridhënie efektive dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi;
  3. Hetimi dhe/ose inspektimi i incidenteve disiplinore të profilit të lartë, ku përfshihen të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovë;
  4. Hetimi i të gjitha shkeljeve disiplinore të supozuara të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve policor të nivelit të lartë ekzekutiv;
  5. Kur ekziston dyshimi i bazuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kryer shkelje disiplinore, Kryeministri mund ta autorizojë IPK-në për zbatimin e hetimeve disiplinore. IPK-ja pas përfundimit të hetimeve disiplinore i raporton Kryeministrit për të gjeturat.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së është përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e gjithmbarshëm dhe sigurimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar IPK-së;
  2. Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës është autoriteti ekzekutiv apolitik në kuadër të IPK-së dhe autoriteti më i lartë administrativ, teknik dhe operacional i IPK-së;
  3. Bënë organizimin dhe punësimin e personelit,  nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe marrjen e vendimeve për çështjet që i përkasin funksioneve të IPK-së;
  4. Bënë menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë besuar IPK-së.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë diplomuar në një nga universitetet e pranuara në fushat që kanë të bëjnë me policinë, drejtësinë, sigurinë ose administratën publike;
  • Të ketë të paktën tri (3) vjet përvojë pune në pozitë të lartë menaxheriale në fushat që kanë të bëjnë me policinë, kriminalistikën, drejtësinë, sigurinë ose administratën publike;
  • Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë ndëshkuar për shkelje të rënda disiplinore ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinës së IPK-së brenda dhjetë viteve të fundit, gjatë të cilave ka punuar në institucione shtetërore;
  • Të mos ketë konflikt interesi me detyrën apo siç parashihet në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Aftësitë dhe atributet tjera:

  • Të ketë shkathtësi udhëheqëse dhe drejtuese;
  • Shkathtësi për prezantim dhe për fjalime publike;
  • Gjindshmëri dhe aftësi për të punuar nën presion;
  • Aftësi për të krijuar raporte të mira pune dhe raporte ndër personale;
  • Aftësi për të kuptuar shpejt informacionin e ndërlikuar, në mënyrë të shpejtë të  inkuadrohet në temë dhe të përcjellë në mënyrë efektive informacionin e ndërlikuar;
  • Të njohë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe dhe serbe (me shkrim dhe me gojë);
  • Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme;
  • Të ketë njohuri të mira të punës me kompjuter;
  • Të jetë i gatshëm që të shërbejë edhe me orar të pakufizuar.

Mënyra e aplikimit:

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MPB-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MPB-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën www.mpb-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, ose nëpërmjet postës elektronike (ahmet.sh.gashi@rks-gov.net) dhe postës, në adresën: Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rr. Luan Haradinaj p. n (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore duke filluar nga data 27.10.2020 deri me 10.11.2020.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me z. Ahmet Gashi, nr. tel. 038-200 19-548.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për studime themelore, dëshmi mbi përvojën e punës, certifikatën nga evidenca e personave kundër të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale dhe personave të dënuar nga Gjykata, deklaratë nga kandidati me te cilën deklarohet se nuk ka konflikt interesi me detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës ashtu siç parashihet me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publike, deklaratë e cila duhet të ketë datën dhe nënshkrimin e deklaruesit, dëshmi se nuk ka shkelje të rënda disiplinore ekuivalente me shkeljet që përcaktohen në rregulloren e disiplinës së IPK-së brenda dhjetë viteve të fundit, gjatë të cilave ka punuar në institucione shtetërore, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkohen për vendin e punës.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore.

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për shikim (konfirmim) të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme