Kryeshef/e Ekzekutiv/e në N.P. Tregu

Komuna e Mitrovicës
Publikuar më
12/04/2021
Qyteti
Mitrovicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në Bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Nr.031L-087, Bordi i Drejtorëve i N.P. “ Tregu”-Mitrovicë, në mbledhjen e rregulltë të mbajtur me datën, 12.04.2021 mori vendim që të shpall këtë:

KONKURS -RISHPALLUR

Pozita e punës: Kryeshef Ekzekutiv në N.P. Tregu-Mitrovicë
Kohëzgjatja e mandatit: 3 (tre) vite
Mbikëqyrësi: Bordi Drejtorëve N.P. “ Tregu”-Mitrovicë
Orari i punës: I plotë
Vendi: Mitrovicë

I. Kushtet e përgjithshme:

Kandidati për këtë pozitë duhet të jetë përson me integritet të njohur, i cili i plotëson kushtet dhe kriteret e kualifikimit, të ketë përvoj të nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar dhe kushtet tjera sipas dispozitave të Ligjit mbi për ndërmarrjet publike.

2. Mandati i Kryeshefit Ekzekutiv:

Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tre) vjetëve, me mundësi të vazhdimit edhe për një mandat. Bordi i Drejtoreve ka mundësi që në çdo kohë dhe me shumicë votash ta ndërpresë kontratën e punës.

3. Kompenzimi i Kryeshefit Ekzekutiv:

Kompenzimi dhe përfitimet e Kryeshefit Ekzekutiv do te përcaktohen nga Bordi Drejtorëve të N.P, “ Tregu”-Mitrovicë, në pajtim me aktet ligjore dhe politikat e ndërmarjes.

4. Detyrat dhe përgjegjësit kryesore:

  • Organizon dhe udhëheq me procesin e punës dhe udhëheq afarizmin e Ndërrmarjes.
  • Udhëheq me të gjitha strukturat e ndërmarrjes në pajtim me politikat dhe rregulloret e brendshme.
  • Propozon bazat e politikës afariste, Planin Vjetor të Biznesit dhe programin e punës, të cilat i miraton Bordi i Drejtorëve dhe vepron sipas qëndrimeve të dalura nga mbledhjet e Bordit të Drejtorëve,
  • Vendos sistemin efektiv te kontrollës se brendshme.
  • Zbaton vendimet e Bordit të Drejtorëve që kanë të bëjnë me organizimin e procesit të punës dhe udhëheqjen me afarizmin e Ndërmarrjes,
  • Është kompetent dhe përgjegjës për të gjitha punët dhe veprimtarit e Ndërmarrjes konform ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, Statutit, Rregulloreve të Ndërmarrjes
  • Vepron në përputhje me vendimet e Bordit të Ndërmarrjes.
  • Raporton tek Bordi i Drejtorëve sipas kërkesës së BD.

5. Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Te jetë person me integritet të njohur, duke marrë në konsideratë, ndër të tjera cfarëdo shkelje materiale të detyrave financiare që mund të këtë bërë ky person ndaj cilit do person tjetër.
  • Të ketë diplomë Universitare.
  • Të posedon Vërtetimin mbi Përvojën e punës minimum 5 vjeçare ne udhëheqje.
  • Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në nivel të lartë të menaxhmentit, në fushën e biznesit, financave korporative , menaxhimit të thesarit , bankave , konsulenë në biznes ose nga një fushë tjetër e shkencave si dhe të jetë njohës i kontabilitetit.
  • Së paku 5 vite të ketë qenë , kontabilist public , juristi kualifikuar ose anëtar i kualifikuar.
  • Te ketë shkathtësi te dëshmuara organizative dhe menaxheriale, të komunikimit dhe të punës në grup
  • Te ketë shkathtësi te larte te punës kompjuterike dhe komunikuese , të e njoh gjuhën Angleze rrjedhëshëm.
  • Te jete i gatshëm për menaxhim te situatave emergjente dhe punës nën presion
  • Nuk ka qenë në post menaxhues , të ndonjë kompanie që ka falimentuar , gjatë dhjëtë (10) viteve të fundit.

6. Procedurat e aplikimit:

Kandidatet e interesuar duhet te dorëzojnë dokumentet e kërkuara:

  • Biografia (CV) e detajuar
  • Letër motivimi
  • Dëshmitë mbi kualifikimin profesional
  • Dëshmitë për përvojën e punës
  • Kopjen e dokumentit te Identifikimit
  • Vertetimi nga gjykata që nuk është nën hetime dhe vertetim nga Policia mbi te kaluaren.

Afati për aplikim është 15 ditë duke filluar nga data e shpalljes se konkursit me 12.04.2021
deri më 28.04.2021, ora 16:00.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur qe i plotesojne kushtet do të ftohen ne interviste.

Aplikacionet me dokumentacionin e kërkuar dorëzohen në zarfe të mbyllur në N.P. “TREGU “ komunae Mitrovicës (Ndertesa Administratës) kati i I Zyra nr1.

Informata shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit 38344819838

Me mbishkrimin: “Për vendin e punës të Kryeshefit Ekzekutiv të N.P. “ Tre, “-Mitrovicë

Listime të ngjashme

Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Prishtinë
23/07/2021
Roje   Pejë
13/07/2021