
Përshkrimi
Konkurs Publik
KOSTT - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A. bazuar në Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike, Nr. 03/L-087, ndryshim plotësimin e Ligjit për NP Ligji Nr.04/L-111, ndryshim plotësimin e Ligjit për NP Ligji nr. 05/L -009 përkatësisht nenit 21 shpall konkurs për plotësimin e pozitës të lirë të punës:
Kryeshef Ekzekutiv
Detyrat e përgjithshme për pozitën Kryeshef Ekzekutiv
Kryeshefi Ekzekutiv është përgjegjës për udhëheqjen e suksesshme të kompanisë në arritjen e objektivave strategjike të përcaktuara për KOSTT-in në pajtim me kërkesat ligjore dhe praktikën më të mirë profesionale. Ai duhet të përfaqësoj kompaninë në publik, në autoritetet qeveritare dhe në organizatat ndërkombëtare. Kryeshefi Ekzekutiv i përgjigjet Bordit të Drejtorëve, ndërkaq e mbikëqyrë punën e tërë kompanisë dhe menaxhmentit të saj, e posaçërisht të Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv, Drejtorëve të Departamenteve dhe Menaxherëve të Zyrave.
Detyrat specifike:
Menaxhimi i përgjithshëm
Kryeshefi Ekzekutiv koordinon zhvillimin e afarizmit të KOSTT-it, ndërkaq detyrat dhe përgjegjësitë e tij specifike janë që të:
- Përcaktoj një strategji efektive për KOSTT-in.
- Drejtoj zhvillimin e një plani të biznesit dhe të menaxhoj implementimin e tij.
- Siguroj që KOSTT-i të ketë resurse adekuate në kuptim të financave, punëtorëve të aftë dhe pajisjeve.
- Të vendos sisteme dhe procedura për menaxhimin efektiv të KOSTT-it.
- Mbikëqyrë aktivitetet e drejtorëve dhe menaxherëve të cilët i raportojnë drejtpërdrejt atij.
- Siguroj që performanca e KOSTT-it është e kënaqshme në kuptim të kushteve teknike dhe financiare.
- Matë performancën e KOSTT-it kundrejt misionit dhe caqeve të tij, planit dhe buxhetit, si dhe adaptoj masa përmirësuese sipas nevojës.
- Siguroj gatishmërinë dhe besueshmërinë e sistemit të transmisionit në furnizimin me energji elektrike.
- Lehtësoj zhvillimin dhe operimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
- Mbaj komunikim efektiv me Qeverinë, ZRrE (Zyra e Rregullatorit të Energjisë) kompanitë elektrike në Kosovë dhe palët tjera relevante të interesit, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare.
- Të siguroj që KOSTT-i t’i përmbahet të gjitha ligjeve dhe rregulloreve relevante.
- Mbikëqyr punën ligjore të KOSTT-it dhe aprovon përfaqësimin e KOSTT-in në kontestet ligjore.
- T’i paraqes Bordit të Drejtorëve për miratim Politikat, Rregulloret përkatëse dhe Kodin e Etikës, mbaj ato nën rishikim dhe sipas nevojës paraqes revizione Bordit të Drejtorëve.
- Nxjerr Procedura, Rregullore dhe urdhëresa si dhe akte të tjera të kompanisë.
- Përfaqëson KOSTT-in në publik duke dhënë deklarata për shtyp etj.
- Përcaktoj çështjet organizative duke përfshirë emërimin e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv, Drejtorët e Departamenteve dhe Menaxherëve të tjerë.
- Përgatis raporte tremujore dhe vjetore për aktivitetet afariste për rishikim nga Bordi i Drejtorëve.
- Siguroj implementimin e vendimeve të Bordit të Drejtorëve.
- Kryej detyra tjera të cilat Bordi i Drejtorëve i konsideron të përshtatshme, të cilat janë të nevojshme për funksionimin efektiv të KOSTT-it, dhe që janë në pajtim me ligjin dhe Librat e Rregullave të KOSTT-it.
Në kryerjen e detyrave të tij Kryeshefi Ekzekutiv do të bashkëpunoj ngushtë me anëtarët tjerë të Ekipit Menaxhues. Ai do të delegoj detyra atyre anëtarëve dhe punëtorëve të KOSTT-it, si të jetë e përshtatshme, por do të mbaj përgjegjësinë kryesore për të gjitha aspektet e performancës së KOSTT-it.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Përmbushja e kritereve për zyrtarë të kompanisë sipas Ligjit për Ndërmarrje Publike, përkatësisht (i) t’i plotësojë kushtet e kualifikimit sipas Nenit 17.1, (ii) t’i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2, pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) dhe (iii) ka përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë;
- Kryeshefi Ekzekutiv të posedojë diplomë universitare, Fakulteti i inxhinierisë elektrike konsiderohet përparësi;
- Përvoja më së paku 7 vite pune në pozita udhëheqëse, përvoja në sektorin e energjisë konsiderohet përparësi;
- Aftësi të dëshmuara menaxhuese;
- Njohje të thellë të industrisë së shërbimeve publike në nivel lokal dhe global ;
- Njohje të çështjeve rregullative lidhur me sektorin e energjisë;
- Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks në Ligjin për NP, Ligjin për Shoqëritë Tregtare, Ligjet për Energji dhe akteve të BE për energji;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze me shkrim dhe në të folur;
- Aftësi organizative dhe koordinuese.
Aplikimi
Për pozitën e shpallur Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara në konkurs.
Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet pas përfundimit të afatit për aplikim. KOSTT e mbanë të drejtën e formimit të listës së shkurtuar me aplikantët në harmoni me politikat e aprovuara të kompanisë.
Kandidatët të cilët ftohen për intervistim duhet t’i sjellin me vete të gjitha dokumentet të cilat i dëshmojnë shënimet e theksuara në aplikacion.
Nga kandidatët e selektuar për intervistim para mbajtjes së intervistimit mund të kërkohet edhe deklarata e interesit për aplikim në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv duke e përfshirë edhe vizionin e menaxhimit në KOSTT.
Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT - it.
Forma e aplikimit
- Aplikimi për pozitën e shpallur bëhet vetëm në formën elektronike duke e plotësuar aplikacionin i cili mund të shkarkohet nga Web Faqja e KOSTT-it: www.kostt.com
- Kanditatët së bashku me aplikacionin duhet të dorëzojnë dokumentet të cilat dëshmojnë përvojën e punës, kualifikimet si edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se të njëjtit nuk janë nën hetime, si dhe
- Një deklaratë nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.1 dhe nenit 17.2 (forma mund të shkarkohet nga ueb faqja e KOSTT: www.kostt.com.
Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në s’ kualifikimin e menjëhershëm dhe nëse është e aplikueshme, largimin e personit.
E-mail adresa ku duhet të aplikohet është: punesimi@kostt.com
Afati i shpalljes është 1 (një) muaj nga dita e shpalljes datë 05.04.2022, ndërkaq dita e fundit për aplikim është deri me datën 05.05.2022 në ora 24:00.
Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të pranohen.