Kryeshef/e Ekzekutiv/e

komuna e gjakoves logo e1558704218300
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
23/09/2020
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 21 të Ligjit numër 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (i publikuar në Gazetën Zyrtare me datë 15.06.2008), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin numër 04/L-lll (i publikuar në Gazetën Zyrtare me datë 30.05.2012), nenit 21 paragrafi 21.3.6 të Statutit të KRM "Çabrati" Sh.A., Bordi i Drejtorëve në takimin e mbajtur me datë 16.09.2020, vendosi që me datë 21.09.2020 të shpallë ketë:

KONKURS

  • Pozita: Kryeshef Ekzekutiv
  • I pergjigjet: Bordit të Drejtorëve
  • Vendi: Gjakovë

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (j), (k) dhe (1), nenit 17.3 pika (a), dhe (b), detyrimit të dhënies së deklaratës nën betim sipas nenit 17.5 të Ligjit për Ndërmarrje Publike dhe se kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë. Përveç këtyre kushteve të përgjithshme kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të ketë së paku 5 vite përvojë në nivel të lartë të menaxhmentit në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë në biznes, industri ose nga një fushë tjetër e shkencës e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të NP-së për së paku 5 vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushte me veprimtarinë afariste të NP-së;
  • të ketë integritet të lartë moral e profesional;
  • të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim;
  • njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
  • të mos jetë i dënuar ose nën hetime;
  • një program zhvillimor për kompaninë.

Detyrat dhe përgjegjësit krvesore:

  • Ne pajtim me Ligjin, Kodin e Etikes, Qeverisjen Korporative për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin, duke iu nënshtruar vetëm përkufizimeve të BD ka autoritetin të lidhë kontrata për Kompaninë;
  • Të gjitha çështjet në lidhje me biznesin e Kompanisë të cilat nuk janë në përgjegjësi të Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit apo Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm do të vendosen sipas direktivave dhe përgjegjësisë së Kryeshefit Ekzekutiv;
  • Këshillon dhe asiston Bordin e Drejtorëve në përcaktimin e strategjisë së kompanisë si dhe planet e saja strategjike afatgjate;
  • I ofron Bordit të Drejtorëve kurdo që është e nevojshme dhe së paku një herë në tre muaj raporte për transaksionet kryesore të ndërmarra nga kompania dhe për vendimet kryesore të ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me udhëheqjen e biznesit dhe të punëve të kompanisë;
  • Ofron Bordit të Drejtorëve rregullisht së paku çdo tre muaj raportet e matjes së përformancës së kompanisë;
  • Themelon dhe rishikon strukturën organizative të kompanisë, si dhe të fuqisë së ndërlidhjes në mes të udhëheqësve dhe të punësuarve në kompani;
  • I ofron Komisionit të Auditimit të gjitha informatat dhe asistencën që mund të kërkohet;
  • Merr pjesë në të gjitha mbledhjet e përgjithshme.

Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.

Procedura e aplikimit:

Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:

  • CV-ja (Biografia);
  • Letërnjoftimi - kopje;
  • Letër motivimi;
  • Deklarata nën betim;
  • Diplomën e kualifikimit (minimum universitare) - kopje;
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më te vjetër se 6 muaj - origjinale;
  • Programi zhvillimor për kompaninë;

Dorëzimi i kërkesës dhe dokumentacionit përkatës bëhet tek Sekretaria e Kompanisë në zarf të mbyllur me shënim: "Për pozitën: Kryeshef Ekzekutiv i KRM "Çabrati" Sh.A.

Afati i dorëzimit është nga data 21.09.2020 deri me datë 20.10.2020 në ora 16.00.

Kërkesat e dorëzuara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen nga Bordi i Drejtorëve. Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim, ndërsa NP mban të drejtën e formimit të listës së shkurtër me aplikant.

Listime të ngjashme

13/10/2020
13/10/2020