Kryeshef/e Ekzekutiv/e

200px Trafiku Urban logo e1622561554460
Trafiku Urban
Publikuar më
22/09/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

NPK “Trafiku Urban” SHA, në bazë të nenin 21 lidhur me nenin 17 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenin 13 lidhur me nenin 9 të Ligjit Nr.04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenit 15 paragrafi 3 pika (e) të Statutit të Ndërmarrjes nr.847 të datës 25.09.2013, nenit 3 paragrafi 2 pika (e) të Rregullores nr. 1075 të datës 27.08.2017 të Punës së Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit ,vendimin nr.2617 të datës 21.09.2021 të Bordit të Drejtorëve, më datë 21.09.2021 shpall këtë:

K O N K U R S

  • Pozita e punës: Kryeshef Ekzekutiv (1 pozitë).
  • Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite.
  • Kompensimi: Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv bëhet nga Bordi i Drejtorëve në bazë të deklaratës mbi politikën e kompensimit të ndërmarrjes.
  • Orari i punës: I plotë.
  • Vendi: Prishtinë

Të përgjithshme:

Çdo kandidat për Kryeshef Ekzekutiv duhet të ketë integritet të lartë, i cili i plotëson kushtet e kualifikimit dhe përshtatshmërisë profesionale në bazë të nenin 17 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike në lidhmëri me nenin 13 të Ligjit Nr.04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

Detyrat specifike dhe përgjegjësitë:

  • Bën planifikimin, organizimin dhe kontrollimin e afarizmit të ndërmarrjes;
  • Në bazë të ligjit, përgatit, mbikëqyr dhe implementon Planin e Biznesit të ndërmarrjes;
  • Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes ka autoritet që të lidhë kontratë për ndërmarrjen, në pajtueshmëri me Ligjin, Statutin dhe Kontratën e Punës, si dhe aktet tjera qeverisëse, përveç nëse është paraparë ndryshe me Ligj;
  • Kryeshefi Ekzekutiv vepron si Zyrtar Kryesor Administrativ në bazë të Ligjit;
  • Organizimi i Ndërmarrjes bëhet në mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e KE-së, në pajtueshmëri me Statutin dhe aktet tjera të ndërmarrjes dhe vendimet e Bordit të Drejtorëve;
  • Të gjitha çështjet në lidhje me ndërmarrjen të cilat nuk janë përgjegjësi e Komisionit Komunal të Aksionareve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit /Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm, do të vendosen në përgjegjësitë e KE;
  • Këshillon dhe merr pjesë në Bordin e Drejtorëve, në përcaktimin e strategjisë së ndërmarrjes dhe planet e saja strategjike afatgjata;
  • T’i ofron kurdo që të jetë e nevojshme dhe së paku një herë në muaj, Bordit të Drejtorëve raporte për transaksionet kryesore të ndërmarra nga ndërmarrja dhe për vendimet kryesore të marra nga menaxhmenti lidhur me udhëheqjen e veprimtarisë së ndërmarrjes;
  • T’i dorëzon nën përgjegjësin e tij/saj Bordit të Drejtorëve dokumente, shkresa dhe informacione lidhur me të gjitha çështjet e përfshira në agjendën e mbledhjeve të tij;
  • Bën matjen e performancës së ndërmarrjes dhe i ofron BD rregullisht, së paku çdo tre muaj raportet e matjes së performancës së ndërmarrjes ndaj klientëve të saj;
  • Themelon dhe rishikon strukturën organizative të kompanisë, si dhe alokimin e fuqisë vendimmarrëse të ndërmarrjes, si dhe të fuqisë së ndërlidhjes në mes të udhëheqësve dhe të punësuarve në ndërmarrje;
  • Ofron Komisionit të Auditimit të gjitha informatat dhe asistencën që mund të kërkohet;
  • Ofron zyrtarit të auditimit të brendshëm të gjitha informatat dhe asistencën që mund të kërkohen nga ai;
  • Merr pjesë në të gjitha mbledhjet e përgjithshme;
  • Si dhe të gjitha kompetencat tjera të parapara me ligjet dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Përmbush kushtet e kualifikimit dhe përshtatshmërisë profesionale në bazë të nenin 17 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike në lidhmëri me nenin 13 të Ligjit Nr.04/L- 111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike;
  • Të ketë përgatitje universitare në fushën ekonomike, teknike, juridike apo të tjera të ndërlidhura me aktivitetet në të cilat vepron ndërmarrja; (diplomat e fituara jashtë shtetit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT);
  • Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në menaxhim të lartë (pozita të larta drejtuese);
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi, me theks të veçantë në Ligjin për NP, Ligjin për Shoqëritë Tregtare dhe akteve tjera që rregullojnë veprimtarinë e ndërmarrjes;
  • Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Shkathtësi të dëshmuara në punë me grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
  • Shkathtësi të mira në punën me kompjuter;
  • Njohuri në gjuhen angleze e preferuar.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati/ja, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email: punesimi@trafikurban-pr.com

  1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e TU-së https://trafikurban- com/konkurse-pune/15/aplikacioni-per-pune )
  2. Deklaratën nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike (forma shkarkohet nga ueb faqja e TRAFIKUT URBAN https://trafikurban-pr.com/konkurse-pune/16/deklarata-nen-betim )
  3. Letër motivuese;
  4. Dëshmi mbi shkollimin;
  5. Dëshmi mbi përvojën e punës (të dëshmuar dhe me trust pensional)
  6. Kopja dokumentit identifikues;
  7. Kandidati së bashku me aplikacionin duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj.

Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet përmes e-mailit : punesimi@trafikurban-pr.com, apo duke i dorëzuar dokumentet në formë fizike në zarf të mbyllur në Ndërmarrjen Publike Komunale “Trafiku Urban” SHA, rr. Tahir Zajmi nr.43 – Prishtinë, zyra e Sekretarit, me mbishkrimin “aplikim për Kryeshef Ekzekutiv”

Konkursi është i hapur 15 ditë, nga data 22.09.2021 dhe përfundon më datë 06.10.2021 në ora 24:00 për aplikuesit online, ndërsa për aplikimet fizike deri në ora 16:00 dhe vetëm ditëve të punës.

Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, të pa nënshkruara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Prishtinë
08/10/2021