Kryepunëtorë të Ndërtimtarisë (2)

npbp e1560498101573
NPBP
Publikuar më
16/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, rishpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

Titulli: Kryepunëtor i Ndërtimtarisë (2  pozita)

  • Nr. i referencës: NPB/ DIU/09.10         
  • Lloji i Pozitës: Kryepunëtor
  • Orët e Punës: 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar
  • Vendi i punës: Rr. Xhevdet Doda nr. 32, Prishtinë (selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
  • I përgjigjet: Mbikqyrësit të Njësisë në kuadër të Divizionit për Intervenime;

Detyrat e përgjithshme:

  • Është përgjegjës për realizimin e objektivave të caktuara nga Udhëheqësi i Divizionit që kanë të bëjnë me Divizionin për Intervenime Ndërtimore të Përgjithsme (me tutje DINP);
  • Ndihmon Udhëheqësin e Divizionit bashkë me Kryepunëtorët tjerë në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave për Departamentin e Intervenimeve Urgjente;
  • Koordinon punët në mes grupeve së bashku me Udhëheqësin e DINP-së në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me DIU-në
  • Bashkëpunon ngusht me kryepunëtorët e grupeve e cila është në kuadër të Divizionit për përmbushjen e objektivave të DIU-së
  • Merr pjesë në mbledhjet e rregullta bashkë me kryepunëtorët e grupeve me Mbikëqyrësin e njësisë;

Detyrat Specifike:

  • Kryen punët e Departamentit të  Intervenimeve Urgjente në operimin e aktiviteteve  të ndërtimit të ulët dhe enterierit dhe aktivitetet operative që kërkohen nga Udhëheqësi i njësisë për investime si dhe Udhëheqësi i Divizionit;
  • Eshte përgjegjës për të gjitha  punimet të cilat i kryen grupi;
  • Eshtë përgjegjës per mbarëvajtjen e të gjithë procesit të punës së grupit;
  • Bënë përgatitjen e llaçit, muratimi i mureve me materiale dhe dimensione të ndryshme, muratimi i mureve ndarëse, punimi i themeleve, punimi i armaturës, betonimi, kryerja e punimeve suvatuese, ndërtimi i kulmeve, punimi i dyshemeve me produkte të betonit, mbulimi i kulmeve, shtruarja dhe veshja me pllaka, kryerja e punimeve izoluese.
  • Mbanë përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB për punët të cilat i kryen;
  • Raporton për punët e kryera te Udhëheqësi i njesise si dhe te Udhëheqësi i  Divizionit për  Intervenime;

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkolles së mesme;
  • Dëshmi për përvojë pune së paku 2 vite në organizimin e grupeve të ndërtimit;
  • Patent shofer kategoria-B;

Aftësitë:

  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;
  • Njohje të shkëlqyer të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me punë ndertimore;
  • Të ketë kujdesë të shtuar dhe të respektoj normat për sigurinë në punë;
  • Duhet të jëtë në gjendje të lëxoj, kuptoj manualet që kanë të bëjnë me makinat dhe procesin e ndërtimit;
  • Të jëtë i gatshëm të punojë në objekte me lartësi të madhe;
  • Të jetë në gjendje të bëj paramasat dhe parallogarite për investimet ndërtimore;
  • Të jetë i gatshëm të punoj në të gjitha kushtet atmosferike;
  • Të jetë i gatshem të punojë natën dhe fundjavave;
  • Të jetë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata kohore;
  • Aftësi të punojë në ekip, të ketë vetëiniciativë dhe qasje konstruktive;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;

Kualifikimet e preferueshme:

  • Kurset dhe trajnimet tjetra gjate karrierës profesionale.
  • Patent shofer në kategoritë tjera relevante për mjete transportuese dhe mjete të rënda të punës;

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ .Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

 Aplikacionit i duhet bashkangjitur;

  • CV/Resume dhe dëshmitë për kualifikimin shkollor;
  • Formulari për aplikim i NPB-së;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 17.12.2020-31.12.2020

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

Listime të ngjashme