Kryeinspektor/e i/e minierave 

Komisioni i Pavarur per Miniera dhe Minerale KPMM e1634646147764
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
Publikuar
28/05/2022
Skadon
11/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  
Paga mujore (€)
1171.18

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008882
Lloji i rekrutimit: Pranim i hapur
Data e njoftimit: 27/04/2022
Afati për aplikim: 27/05/2022 - 10/06/2022

Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik dhe nenit 6 (1,4) i Rregullores Nr.01/2022 për  pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues, Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve, shpallë: 

Konkurs 

Pranim i hapur 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar 

  • Titulli i pozitës së punës Kryeinspektor i minierave
  • Klasa e pozitës Drejtues i Lartë 1
  • Kohëzgjatja e emërimit 4 vite
  • Koeficienti/Paga 1171.18 €
  • Nr. i kërkuar 1
  • Data e njoftimit 27/04/2022
  • Afati për aplikim 27/05/2022 - 10/06/2022
  • Institucioni Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve
  • Departamenti Zyra e Kryeinspektorit
  • Vendi i punës Prishtinë
  • Nr. i Referencës RN00008882
  • Kodi i procedurës RPC0002172 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Raporton Bordit të KPMM-së lidhur me veprimtarit dhe aktivitet e Inspektimeve dhe ju përgjigjet specifikave lidhur  me çështjet e caktuara që ka të bëjë me veprimtarit e Inspektoratit të Minierave dhe Zyrtarëve të tjerë në këtë fushë veprimtari. 
  • Udhëheq dhe cakton objektivat e departamentit në përputhje me strategjinë dhe objektivat e institucionit dhe harton  planet vjetore të punës të detajuara për t’i përmbushur këto objektiva; 
  • Menaxhon dhe monitoron punën e stafit të inspektoratit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave, ofron  udhëzimet e stafit për të ofruar shërbime cilësore që janë relevante me funksionet e departamenteve tjera brenda dhe  jashtë institucionit; 
  • Raporton  dhe dorëzon raporte të hollësishme tremujore për KPMM-në dhe ministrinë përkatëse lidhur me  veprimtarinë dhe masat zbatuese të Inspektoratit të Minierave.  
  • Raporton Bordit të KPMM-së, me raport të hollësishëm vjetor lidhur me veprimtarinë, masat dhe vendimet e  Inspektoratit të Minierave.  
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon bordit të KPMM-së ndryshime /  përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë;  
  • Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe procedurave dhe rregullon operimet e sigurta të shfrytëzimit të  gjitha mineraleve dhe objektet përpunuese. 
  • Siguron që hulumtimi të bëhet sipas licencës për hulumtim, shfrytëzimi i lëndës së parë minerale të bëhet sipas  licencës së shfrytëzimit- lejes dhe në pajtim me ato.  
  • Siguron që rregullat teknike janë zbatuar siç duhet gjatë kryerjes së punëve të minierave. 
  • Konfirmon dhe konstaton që gjendja dhe ndërtimi i pajisjeve dhe impianteve të xehetarisë në miniera nëntokësore  dhe sipërfaqësore janë në përputhje me rregullat teknike. 
  • Konfirmon që punët e xehetarisë dhe gjeologjisë (në kuadër të dep. inspektoratit të minierave) se janë duke u zbatuar  sipas planit vjetor të këtyre punëve 
  • Detyra te tjera – në përputhje me ligjet dhe rregulloret– të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga  mbikëqyrësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit nr.06/L 114 për zyrtarët publik. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare Drejtimi Xehetarisë me të paktën 240 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to. Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës  dhe Teknologjisë. 
  • Kualifikime e trajnime të posaçme lidhur me vendin e punës.  
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dhjetë (10) vite përvojë pune profesionale nga fusha e xehetarisë, duke përfshire  së paku pesë (5) vite përvoje pune në pozita drejtuese. 

Dëshmia për përvojën e punës duhet dëshmuar me pasqyrën e llogaris nga Trusti ose Qarkores ne fuqi. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese dhe menaxhim strategjik; 
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe  zgjidhjes së problemeve; 
  • Njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë të agjencisë/institucionit, menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të  shërbimit civil; 
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie  besimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon; 
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të agjencisë.
  • Të jetë shumë i motivuar dhe i përgatitur për të vepruar brenda një mjedisi kërkues;  
  • Njohja e gjuhës serbe dhe angleze duhet të konsiderohet si përparësi. 
  • Mendimi strategjik; 
  • Lidership; 
  • Të paraqes një letër motivuese 
  • Mendimi kreativ; 
  • Zgjidhja e problemeve; 
  • Orientimi kah rezultatet; 
  • Komunikimi; 
  • Menaxhimi; 
  • Përshtatja; 
  • Puna në ekip; 
  • Zhvillimi i vetës dhe i tjerëve; 
  • Integriteti. 

Kërkesa specifike 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare Drejtimi Xehetarisë me të paktën 240 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to. Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës  dhe Teknologjisë. 
  • Kualifikime e trajnime të posaçme lidhur me vendin e punës.  
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dhjetë (10) vite përvojë pune profesionale nga fusha e xehetarisë, duke përfshire  së paku pesë (5) vite përvoje pune në pozita drejtuese. 

Dëshmia për përvojën e punës duhet dëshmuar me pasqyrën e llogaris nga Trusti ose Qarkores ne fuqi. 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore, Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të  nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit 
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve 
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende. 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak 

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet, do të shpallet më së largu deri më datën 20/06/2022, në portalin e  rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net ) 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim – maksimumi 50 pikë 
  • Intervista – maksimumi 50 pikë 

Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar  

  • Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 25/07/2022, në  portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Mënyra e aplikimit 

Të dhëna shtesë: 

Nuk ka 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil  të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen