Korepetitor/e, Zyrtar/e Ligjor/e, Zyrtar/e për Buxhet dhe Financa

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar
23/06/2022
Skadon
07/07/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009092
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 23/05/2022
Afati për aplikim: 22/06/2022 - 06/07/2022

Bazuar në neni 10, pika 2.2 te Ligjit te Punës , Nr. 03/L-212, në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për  Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës , Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës,  Ligjin Nr.02/L-59, për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës, Statutin e Operës së  Kosovës, Rregulloren _(OK)_Nr_03-2021,Për Themelimin e Marrëdhënies së Punës, për  Punonjësit e Rregullt dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e  Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall: 

K O N K U R S 

Titulli i punës: Korepetitor 

Institucioni: Opera e Kosovës
Kategoria funksionale / Page fikse: €
I përgjigjet: Drejtorit të Operës së Kosovës
Vendi: Prishtinë  

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Operës së Kosovës, kryen detyrat  dhe përgjegjësitë e mëposhtme: 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron mbështetje dhe realizim të programit vjetor të Operës së Kosovës, ``nëpërmjet shoqërimit në piano dhe instrumenteve të tjera me tastierë.
  • Punon ngushtë me drejtuesit e institucionit gjatë provave dhe shfaqjeve që mund të ndodhin  gjatë dhe jashtë ditës së zakonshme të punës, duke ndihmuar me detyrat përkatëse dhe duke  shërbyer si shoqërues për solistët dhe korin e gjithashtu në raste dhe nevojave të veçanta edhe  për instrumentistët e baletin.
  • Demonstron aftësi profesionale dhe të larta në piano si solist e shoqërues.
  • Punon në bashkëpunim me solistët, korin, instrumentistët e dirigjentët;
  • Shoqëron ansamble në një sërë mjedisesh (p.sh., prova, koncerte, konkurse, festivale,  audicione etj.) me qëllim të sigurimit të mbështetjes muzikore profesionale.
  • Analizon dhe mëson pjesë të Operave të njohura botërore me kërkesa (p.sh., ritmet e sakta,  tranzicionet sfiduese, dinamikat, etj.) me qëllim të përmirësimit të programit dhe sigurimin e  përdorimit më efikas të provave, kohës dhe performancës.
  • Ndihmon dirigjentët me një sërë provash të lidhura me solistët e korin (p.sh. provat me  individ ose grupe të vogla kamertale etj.) me qëllim të mbështetjen dhe sigurimin e suksesit të  programit apo koncertit final.
  • Ndjek punën në baza të rregullta dhe të pa parashikueshme me qëllim sigurimin e shërbimit  të cilësisë së lartë, duke marrë pjesë në prova dhe performanca edhe gjatë fundjavës duke qenë  i/e gatshme të punojë me orar fleksibël.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë: 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Të ketë të përfunduara studimet, Bachelor dhe Master Fakultetin e Arteve, Dega e  Muzikës, Drejtimi instrumental i Pianos; 
  • Të ketë përvojë së paku 5 vjeçare në përcjelljen e solo-këngëtarëve, instrumentistëve e  ansambleve vokale (koreve) nëpër provime, koncerte e gara të ndryshme vendore e  ndërkombëtare; 
  • Dëshmi mbi veprimtarinë artistike; 
  • Njohja e gjuhës Angleze është e obligueshme; 
  • Vërtetimi që nuk është nën hetime. 

Dokumentet e nevojshme që kërkohen:

Kandidatët duhen ti dorëzojnë dokumentet e kompletuara si vijon: 

  • Diplomën e studimeve Bachelor dhe Master, Drejtimin Instrumental i  Pianos;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës profesionale;
  • Dokumenti i identifikimi.
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të jenë të nostrifikuara diplomat  nga MASHT.
  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale; 

Procedurat e konkurrimit: Përzgjedhja e Korepetitorit në Operën e Kosovës, bëhet përmes  audicionit. 

Titulli i punës: Zyrtar Ligjor 2 

Institucioni: Opera e Kosovës
Kategoria funksionale / Koeficienti: 7
I përgjigjet: Drejtorit të Operës së Kosovës
Vendi: Prishtinë  

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Operës së Kosovës, kryen detyrat  dhe përgjegjësitë e mëposhtme:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon mbikëqyrësin dhe zyrtarin e lartë ligjor në hartimin e planeve të punës për  zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime  lidhur me realizimin objektivave të njësisë; 
  • Harton dhe zhvillon legjislacionin dhe aktet tjera juridike, kontrata, marrëveshje nga  fushë veprimtaria e ministrisë;  
  • Bën hulumtime dhe analiza që ndërlidhën me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së  përgjegjësisë së institucionit dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin  e Operës së Kosovës;  
  • Bënë pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me legjislacionin në  fuqi në Kosovë dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe merr pjesë në hartimin e  strategjisë legjislative të Operës së Kosovës; 
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë, si nga aspekti  gjuhësor dhe teknik si dhe të jenë identike në gjuhët zyrtare;  
  • Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bën  hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera; 
  • Bashkëpunon me njësitë tjera brenda ministrisë për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e  legjislacionit;  
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të  kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë: 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje;
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të  pushuar sipas këtij ligji.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Diploma universitare, fakulteti juridik minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë në hartimin, harmonizimin e legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushat e përgjegjësisë së ministrisë;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe  këshillave profesionale;  
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; 
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point,  Access, Internetit). 

Titulli i punës: Zyrtar për Buxhet dhe Financa 2 

Institucioni: Opera e Kosovës
Kategoria funksionale / Koeficienti: 7
I përgjigjet: Drejtorit të Operës së Kosovës
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Operës së Kosovës, kryen detyrat  dhe përgjegjësitë e mëposhtme: 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe zyrtarin e lartë harton planet e punës për zbatimin  e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me  realizimin e këtyre; 
  • Mbështetja në hartimin e planeve buxhetore vjetore të Operës së Kosovës, koordinimi i  punëve me zyrtarët përkatës brenda ministrisë për të siguruar që planet kompletohen me  përpikëri dhe sipas afat;  
  • Analizon dhe vlerëson propozimet buxhetore dhe bënë ekzaminimin e tyre duke  shqyrtuar korrektësinë, saktësinë dhe tërësinë si dhe kontribuon në përgatitjen e buxhetit  përfundimtar për Operën e Kosovës; 
  • Ofron këshilla dhe udhëzime, përfshirë trajnime për stafin lidhur me përgatitjen dhe  shpenzimin e buxhetit si dhe politikat dhe procedurat financiare;  
  • Monitoron shpenzimet e buxhetit gjatë gjithë vitit dhe rekomandon rialokimin e buxhetit  kur është e nevojshme si dhe përgatitë raporte mbi shpenzimet buxhetore; 
  • Siguron disponueshmërinë dhe alokimin e buxhetit në përputhje me procesin e fillimit të  çdo aktivitetit dhe buxhetin e planifikuar;  
  • Zhvillon dhe zbaton politikat, procedurat dhe praktikat financiare dhe operative të cilat  lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar; 
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të  kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë: 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje;
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të  pushuar sipas këtij ligji.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Diplome universitare, drejtimi ekonomik, financa, biznes apo të ngjashme, 2 vite  profesionale; 
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e në fushën e buxhetit dhe financave;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe  këshillave;  
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; 
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point,  Internetit);

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Bazuar në neni 10, pika 2.2 te Ligjit te  Punës, Nr. 03/L-212, në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës ,  Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës Ligjin Nr.02/L-59, për Filharmoninë, Operën  dhe Baletin e Kosovës, Statutin e Operës së Kosovës, Rregulloren _(OK)_Nr_03-2021,Për  Themelimin e Marrëdhënies së Punës, për Punonjësit e Rregullt, Vendimin e Këshillit Drejtues  të Operës së Kosovës. 

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, për pozitën  Zyrtar Ligjor 2 dhe Zyrtar për Buxhet dhe Financa 2, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me  shkrim dhe me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017, për  Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik. 

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është pa afat të caktuar. 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT  

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net  është prej dt. 23.05.2022 deri me dt.21.06.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 22.06.2022  deri me datën 06.07.2022.  

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen  e MKRS-se. 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë  shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe  femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.  

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.  Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. 

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën  27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata  shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen http://www.mkrs ks.org/).

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...