
Përshkrimi
RN00009088
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 20/05/2022
Afati për aplikim: 20/06/2022 - 04/07/2022
Duke u bazuar në nenin 79, 80, 81 dhe 82 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, duke u bazuar në nenin 8 dhe nenin 10, paragrafi 2, nënparagrafi 2.1 të Ligjit Nr.03/L-212 te Punës, dhe sipas nenit 4 si dhe dispozitave të tjera të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Zyra e Personelit shpall këtë:
KONKURS
Titulli i vendit të punës: Kordinator i punëve teknike
Përgatitja profesionale: Kualifikimi-Shkolla e Mesme
Drejtoria: Drejtoria për Administratë të Përgjithshme
Paga mujore: Koeficienti5 40 orë pune në javë
Orari i punës: Me kohë të pacaktuar
Periudha e kontratës: Gjashtë (6) muaj
Kohëzgjatja e punës provuese:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndihmon udhëheqësin e sektorit në kordinimin e punëve në sektorin e shërbimit teknik
- Ndihmon udhëheqësin në mirëmbajtjen e objektit të komunës, gjeneratorëve, inventarit, rrymës, ujësjellsit etj.
- Në bashkëpunim me udhëheqësin e sektorit bënë kordinimin e procesit të shpërndarjes të materialit për zyrë sipas nevojave të drejtorive
- Mbanë evidenca lidhur me orarin e punës së vozitësve, rojtarëve, portierëve, pastruesve dhe raporton te mbikqyrësi lidhur me vijueshmërinë dhe orarin.
- Kryen funksione logjistike si: pranimi teknik i mallrave, vendosja në depo etj.
- Punon bashkërisht me zyrtarë të tjerë, bënë hartimin e planeve të punës, përpilon raporte të rregullta të punës.
- Ndihmon dhe kordinon organizimin në punët teknike që lidhen me Arkivën.
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së eprorit.
Kushtet:
- Të jete shtetas i Republikës së Kosovës
- Diploma e Shkollës së Mesme
- Të ketë aftësi te komunikojë lirshëm me qytetarët, stafin menaxhues dhe atë vartës
Dokumentacioni i kërkuar:
- Formulari i aplikimit i plotësuar
- Fotokopja e vërtetuar (noterizuar) e diplomës të Shkollës së Mesme
- Letërnjoftimi (kopje)
- Ekstrakti i lindjes
- Dëshmi që nuk është nën hetime (origjinal)
Afati dhe mënyra e aplikimit:
- Data e njoftimit në webfaqen: konkursi.rks-gov.net është prej datës 20.05.2022 deri më 18.06.2022 ndërsa data e aplikimit është nga data 20.06.2022 deri me datën 04.07.2022.
- Aplikacionet merren dhe dorëzohen me të gjitha dokumentet e kërkuara tek Zyra pritëse për qytetarë në objektin e komunës së Shtimes.
- Aplikacionet e pakompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim
- Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat janë të dësmhuara me dokumente.
- Përveq web-faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web faqen zyrtare të Komunës së Shtimes.
Komuna e Shtimes ofron mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët e interesuar.