Koordinator projekti (M/F)

sos fshatrat
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Publikuar më
20/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KONTRATË PËR PERIUDHË TË CAKTUAR (Shtator 2020 – Qershor 2021)
1 pozitë Lokacioni Prishtinë

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm të projektit
  • Koordinon dhe monitoron në baza ditore zbatimin e projektit
  • Siguron që projekti të zbatohet në përputhje me dokumentacionin e projektit (p.sh. marrëveshja, aktivitetet, orari i projektit, buxheti i projektit, etj.)
  • Koordinon një ekip projekti, kontrollon cilësinë e punës së kryer nga ekipi i projektit dhe siguron komunikim të ndërsjelltë midis të gjithë anëtarëve të ekipit të projektit
  • Përgatit raportin e progresit dhe raportet përfundimtare (si në gjuhën angleze ashtu edhe në gjuhën shqipe), në përputhje me standardet e brendshme të organizatiës
  • Siguron që kostot e ngarkuara drejtpërdrejtë në projektin janë në përputhje me kushtet e përcaktuara në projekt
  • Organizon dhe koordinon zbatimin e të gjitha aktiviteteve të projektit
  • Të krijoj partneritete të forta me autoritetet lokale dhe akterë të tjerë,
  • Çdo detyrë tjetër e dhënë nga menaxheri i linjës.

KRITERET

  • Diplomë univerzitare në fushën e shkencave sociale, juridik, administrim biznesi, menaxhment ose të ngjashme
  • Minimum 3 vjet përvojë pune në fushën e Menaxhimit të Ciklit të Projektit, duke përfshirë koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin
  • Përvojë shtesë në zbatimin e projektit bashkëfinancuar nga donatorë institucionalë, përvojë në punën në një OJQ
  • Njohuri të shkëlqyeshëme të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur, si dhe aftësi të mira të komunikimit, duke përfshirë edhe ato të shkruara dhe verbale
  • Aftësi komunikimi në gjuhën arabe do të konsiderohet përparësi
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale
  • Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale dhe kualitative
  • Fleksibilitet, gadishmëri për punë ekipore dhe përkushtim
  • Posedimi i lejës së vozitjes (Kategoria B)
  • Njohuri shtesë dhe përvojë në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjëve përfshirë edhe refugjatë, migrant dhe azilkërkues dhe fëmijë të pashoqëruar (Mbrojtja e fëmijëve dhe të drejtat e fëmijëve), do të konsiderohet përparësi
  • Identifikim me idenë dhe qëllimet e SOS Fshatrave të Fëmijëve.

Ne ofrojmë

  • Një punë interesante me përgjegjësi
  • Një ambient të këndshëm pune
  • Udhëzim dhe mundësi për zhvillim profesional dhe personal

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në webfaqen tone: http://www.soskosova.org/)

CV; Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave, Vërtetimin që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në intervistën finale.

Afati I fundit për dorëzim: 03.08.2020 në ora 24:00, përmes email HR.Recruitment@soskosova.org

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: Email info@soskosova.org. dhe Tel/ Fax: 038 749 887