Koordinator në qendër të thirrjeve

aztech electronics e1558613570272
Aztech
Publikuar më
15/03/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektroshtëpiakeve në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs  - vende të lira pune për pozitat:

Koordinator në qendër të thirrjeve dhe departmentin e shërbimeve teknike

Detyrat dhe pergjegjesitë kryesore:

  • Komunikimet telefonike dhe te shkruara ne qendër të thirrjeve.
  • Përgatitja e raporteve përkatëse.
  • Koordinimi i punëve ne mes te kompanisë/departamenteve dhe klientelës.
  • Hapja dhe mbyllja e tiketave.
  • Zbaton detyrat e dhëna nga përgjegjësi i departamentit.
  • Raporton ne baza te rregullta tek përgjegjësi i departamentit.

Kualifikimet: 

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë
  • Preferohet përvojë pune relevante
  • Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve,
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania,
  • Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),
  • Preferohet të jene me vendbanim afër,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët

Ne ofrojmë: 

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovarë,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com

Afati për aplikim deri me datë: 31.03.2021

(Në subject, lu lutem cekni pozitën dhe vendin e aplikimit)

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Listime të ngjashme

Roje Pyelli   Shtërpcë e re
12/04/2021
Teknik/e i/e pylltarisë   Shtërpcë e re
12/04/2021