Koordinator/e për Menaxhimin e Palestrës Sportive, Mirëmbajtës/e i Objektit (5)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna Skenderaj
Publikuar
05/03/2022
Skadon
19/03/2022
Lokacioni
Skenderaj
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008324
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 03/02/2022
Afati për aplikim: 05/03/2022 - 19/03/2022

Në bazë nenit të Nenit 68 paragrafi 1, nenit 79,80,81 dhe 82 të Ligjit nr.06-L/114 për Zyrtarët Publikë neni 8  paragrafi 1 dhe 2 dhe neni 10 nen paragrafi 2.1 i Ligjit të Punës nr.03/L-212 si dhe nenit 4 dhe 5 të Udhëzimit  Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin  Publik Komuna e Skenderajt shpallë: 

KONKURS

  • Institucioni : Komuna Skenderaj 
  • Drejtoria: Kulturë Rini dhe Sport
  • Titulli i Vendit të Punës : Koordinator për Menaxhimin e Palestrës Sportive
  • Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Orari i Punës: I plotë
  • Kohëzgjatja e Kontratës: Më afat të pacaktuar
  • Paga Koeficienti:7
  • Numri i Pozitave : 1 

Përshkrimi i detyrave të punës  

  • Përkujdesje për funksionimin e plotë të Palestrës Sportive
  • Përkujdeset për funksionimin e punëve teknike në palestër
  • Koordinon dhe merr të gjitha masat e nevojshme për funksionimin e ndriçimit në objektin e palestrës
  • Koordinon dhe menaxhon me punët me qëllim të realizimit të aktiviteteve sportive në palestër
  • Kujdeset për rend dhe rregull në Palestrën Sportive
  • Përgatite raporte për gjendjen fizike të palestrës dhe njofton DKRS-në
  • Kujdeset që në rast zjarri institucioni të jetë në gatishmëri teknike
  • Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi në përputhje me natyrën e punës dhe profesionin e tij

Kualifikimi : Përgatitja Profesionale – Diplomë Universitare- Shkenca Sportive  

Përveç kushteve të parapara me ligj, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si në vijim: 

  • CV
  • Çertifikatë e lindjes
  • Kopje letërnjoftimit të lëshuar nga MPB e Republikës se Kosovës .
  • Çertifikatën që nuk jeni të dënuar dhe nën hetime nga Gjykata.
  • Njohuri të mira komunikuese njohja e gjuhëve zyrtare në bazë të legjislacionit në fuqi.

---

  • Institucioni : Komuna Skenderaj  
  • Drejtoria: Kulturë Rini dhe Sport
  • Titulli i Vendit të Punës : Mirëmbajtës i Objektit
  • Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Orari i Punës: I plotë
  • Kohëzgjatja e Kontratës: Më afat të pacaktuar
  • Paga Koeficienti: 5
  • Numri i Pozitave : 2 

Përmbledhja e Detyrave dhe Përgjegjësive 

  • Kujdeset për mirëmbajtjen e përgjithshme në hapësirat e brendshme si dhe ato të jashtme të palestrës sportive
  • Mbanë kontaktet me kompanitë e specializuara teknike në rast të intervenimeve dhe asiston me rastin e riparimeve
  • Kujdeset për të lëshuar në punë dhe ndërprerë sistemet e ngrohjes qendrore, ftohjes/klimave, gjeneratorët  elektrikë, dhe pajisjet tjera sipas nevojës
  • Mbanë evidencë rreth servisimit të pajisjeve
  • Përgatit specifikimet teknike për furnizim me produkte dhe materiale të nevojshme për mirëmbajtje të objektit
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirës së jashtme – oborrit, kopshtit, etj.
  • Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës dhe kërkesës që vjen nga mbikëqyrësi direkt.

Kualifikimi : Përgatitja Profesionale, Diplomë –Shkolla e Mesme  

Përveç kushteve të parapara me ligj, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet si në vijim: 

  • CV 
  • Certifikatë e lindjes  
  • Kopje letërnjoftimit të lëshuar nga MPB e Republikës se Kosovës . 
  • Çertifikatën që nuk jeni të dënuar dhe nën hetime nga Gjykata. 
  • Njohuri të mira komunikuese njohja e gjuhëve zyrtare në bazë të legjislacionit në fuqi. 

Informata të përgjithshme: 

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës.  

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në zyrën pritëse në Komunën e Skenderajt. Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do te shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës 03.02.2022 deri 04.03.2022 Konkursi është i hapur për aplikim 15 ditë , nga data 05.03.2022 deri 19.03.2022 

Shpalljet e ngjashme

Inspektor/e i/e Ndërtimit   Malishevë e re
20/05/2022
18/05/2022