Koordinator/e për komunikim dhe media

dokufest 150x150 1 e1611495003813
DokuFest
Publikuar
18/03/2022
Skadon
31/03/2022
Lokacioni
Prizren
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për këtë vend pune në organizatë:

  • Koordinator/e për komunikim dhe media

Aplikantët duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

  • Të kenë aftësi të shkëlqyeshme shkrimi në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe;
  • Të kenë aftësi në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrjeteve sociale;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me media;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë letrën motivuese “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?”, pozitën për të cilën aplikoni si titull në email si dhe CV-në e detajizuar në email adresën: apliko@dokufest.com

Afati i fundit për aplikim është 31.03.2022.