
Përshkrimi
Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në 2022-05-27 shpall vendë të lirë pune për këtë pozicion:
Koordinator i Nëndistriktit
Lokacioni dhe numri i pozitës: Malishevë (1), Rahovec (1), Mitrovicë Qendër (1)
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :
- Përgatit instruksione për ekipet e terrenit, mbikëqyr atë, bën vlerësimin e tyre dhe propozon për masa ndëshkuese apo bonuse;
- Eviton rreziqet në punë duke zbatuar praktikat të brendshme të Sigurisë dhe Shëndetit të Punë;
- Kryen të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me kontrollimet dhe raportimet rreth pikës matëse;
- Përgatit delegimin dhe adresimin e raporteve nga terreni tek departamentet tjera përgjegjëse;
- Implementon saktë dhe në kohë planin e shkyçjeve dhe ri-kyçjeve të konsumatorëve;
- Monitoron procesin e shkyçjeve, ri-kyçjeve, leximit, ndërrimit të njehsorëve, ndërrimin e terreneve të shkyçësve në Nën-Distrikt në koordinim me eprorin;
- Kontrollon dhe monitoron shkyçjet dhe sigurohet që aktivitetet e shkyçjeve në terren të jenë të sakta;
- Raporton vazhdimisht për ngjarjet që hasin ekipet në terren;
- Organizon procesin e shkyçjes dhe angazhohet në inkasim dhe në performanc të Nën-Distriktit dhe Distriktit;
- Analizon shkyçjet dhe ri-kyçjet e konsumatorëve duke përfshirë konsumatorët komercial dhe industrial që shkyçen dhe ri-kyçen në mënyrë automatike nga distanca;
- Kryen edhe punë tjera sipas nevojave të Departamentit.
Kërkesat dhe kualifikimet :
- Diplomë Universitare, Fakulteti Elektroteknik (drejtimi Energjetikë), Ekonomik dhe/ose Juridik;
- Minimum 3 vite eksperience pune në fusha të ngjashme;
- Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Serbokroate;
- Shkathtësi për të punuar në ekip dhe nën presion;
- Aftësi të larta analitike, vlerësuese dhe raportuese;
- Aftësi të larta të menaxhimit të punëtorëve dhe delegimit të detyrave;
- Aftësi të larta të vetiniciativës dhe kreativitetit;
- Njohuri shumë të mira të paketës së MS Office.
Si të aplikoni ?
Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :
Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;
Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV-në;
- Diplomën e kualifikimit;
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura;
Shënime të rëndësishme :
KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.