
- 0 shpallje aktive (Shiko)
Përshkrimi
TERMET E REFERENCËS PËR POZITËN E KOORDINATORIT/ES TË DHE KOMUNITETIT NË DYVÓ
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
- Pozita: Koordinator/e
- Afati i fundit për aplikim: 15 maj, 2022
- Data e fillimit: preferohet me 1 qershor, 2022
- Pranueshmëria: Individ
- Kohëzgjatja: 4 muaj stazh me mundësi punësimi sipas performancës
PRAPAVIJA
DYVÓ është platformë kërkimore që ndërlidhë industritë kreative dhe ekonominë qarkore për të nxitur inovacion në fushën e eliminimit të ndotjes nga materialet plastike. Këtë qasje DYVÓ e definon me termin “Aktivist Kreativ”. Nga viti 2019 DYVÓ ka filluar të implementoj programin jo formal dhe edukativ për aktivizëm kreativ. Ky program punon mbi fuqizimin e komunitetit lokal nëpërmjet parimit “të mësuarit duke bërë” (learning by doing). Një ndër objektivat e këtij programi është rrjetezimi i komunitetit lokal për të bashkëmësuar dhe bashkëkrijuar sisteme inovative mjedisore dhe shoqerore – duke avokuar në rrafshin publik dhe privat në Kosovë.
OBJEKTIVI
DYVÓ kërkon një bashkëpuntor/e me përvojë në koordinim, organizim të komunitetit, aftësi analitike dhe mendim kritik si dhe njohuri gjenerale për mjedis dhe ekonomi kreative për zhvillim lokal(dëshirueshme).
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Koordinatori/ja i/e Projektit dhe Komunitetit do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Menaxheren e Programit, në aktivitetet e mëposhtme:
- Koordinimi i burimeve të brendshme dhe palëve të interesit për ekzekutimin e projekteve;
- Rrjetëzimi dhe angazhimi i duhur i komunitetit lokal në temat e interesit dhe implementim të projekteve;
- Koordinimi me donatorët, partnerët dhe palët e tjera të interesit për të monitoruar dhe menaxhuar zhvillimin dhe zbatimin e detyrave nga ekipi;
- Punon me menaxheren e ekipit dhe personelin e Financave për të monitoruar fondet e projekteve dhe siguron që ato të përdoren për qëllimet dhe aktivitetet e duhura;
- Organizon kohën dhe kontributin e ekipit për efikasitet dhe matë performancën;
- Mbanë transparencën dhe gjithëpërfshirjen duke krijuar dhe mirëmbajtur dokumentacione të projekteve, ekipit dhe komunitetit;
- Zhvillon planprojekte të detajuara për të zbatuar aktivitetet projekteve dhe vizionin e DYVÓ;
- Drafton raporte narative dhe financiare, mledhë informatat e nevojshme dhe relevante për punë dhe zbatim të aktiviteteve;
- Vendos, mbanë dhe menaxhon lidhjet me të gjitha palët e interesit;
- Promovon kulturën e punës dhe përgjegjësinë në ekip.
KUALIFIKIMET DHE EKSPERIENCA:
- Diplomë universitare BA dhe Msc në shkenca sociale, ose një fushë që lidhet me punën tonë organizative, preferohet ekonomi dhe/ose menaxhim.
- Aftësi të shkëlqyera të të shkruarit dhe komunikimit në shqip dhe anglisht.
- Eksperiencë pune si koordinator/e projekti për të paktën tre (3) vjet në organizata jo-qeveritare me donator vendor dhe të huaj.
- E don natyrën dhe ka shpirtin aktivist.
- Të jetë i/e motivuar për jetë.
- Të ketë aftësi dhe njohuri të mira të punës në ekip.
SI TË APLIKOSH:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre, një letër motivuese dhe 3 referenca së bashku me kontakt email dhe tel (Titulli: Për Koordinator/e) në email tek
collab@dyvolab.com më së voni deri më 15 maj 2022.