Kontrollor/e për verifikimin e lidhjeve të reja

TERMOKOS e1633446597963
Termokos
Publikuar më
10/11/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS)  Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, NP “Termokos” SH. A,shpall: 

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

Titulli i pozitës: Kontrollor për verifikimin e lidhjeve të reja - një (1) vend pune 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Bënë kontrollimin e të gjitha kyçjeve ekzistuese në teren;
  • Verifikon kyçjet e reja,
  • Përpilimin e procesverbalit të verifikimit në teren të kyçjeve të reja;
  • Identifikon konsumatorët të cilët shfrytëzojnë energjinë ngrohëse në mënyrë të paautorizuar;
  • Verifikon ndryshimet e llojit të destinacionit të sipërfaqes ngrohëse;
  • Verifikon të dhënat personale të konsumatorëve.
  • Përgatitë listën e përgjithshme të konsumatorëve të verifikuar;
  • Bënë verifikimin e sipërfaqes ngrohëse te konsumatorët;
  • Bënë përgatitjen e lëndëve për shërbimet në vijim për ekzekutim të lëndës;  Mbi punën e kryer raporton në baza ditore dhe javore; 

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale 

  • Shkollim i mesëm ose i lartë.
  • Tri (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Office).
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil  në ndryshime dhe orar,si dhe ti përballojë punën nën presion.

Informatë për procedurën e konkurimit 

Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:

  • Aplikacionin e plotësuar.
  • CV e aplikantit.
  • Dëshminë e kualifikimit shkollor.
  • Dëshminë mbi përvojën e punës nga Trusti pensional, referencat si dhe certifikata tjera  profesionale.
  • Certifikatën nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (Valide dhe Origjinale).
  • Dokumentin e identifikimit - letërnjoftimi i fotokopjuar.
  • Letër Motivuese për pozitën të cilën aplikoni.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqet zyrtare të NP ”Termokos’’Sh.A,  si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 10.11.2021 deri me datë 24.11.2021 si datë e mbylljes së  konkursit. Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, apo përmes  postës duhet ta paraqesin në arkivin e NP ”Termokos’’Sh.A., Rr. 28 Nëntori nr. 181, në Prishtinë, çdo ditë  pune prej orës 8:30 – 15:30. Aplikacioni mund të shkarkohet nga webfaqja e “Termokos”-it  www.termokos.org apo mund të merret në zyrat e ndërmarrjes. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Informatat shtesë mund të  sigurohen përmes numrit të telefonit: 038/ 541-780. 

Këtu mund të shkarkoni aplikacionin duke mbajtur shtypur tastin CTRL dhe duke klikuar Shkarko  Aplikacionin me ngjyre te kaltër: Shkarko Aplikacionin

Prano njoftimet me email