
- 0 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë të dt: 15.12.2020, Komuna e Prizrenit, shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Drejtoria për Shëndetësi-QKMF
- Titulli i pozitës së punës: Kontabilist/e
- Njësia: Departamenti i administratës
- Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha e provës 6 muaj)
- Koeficienti: 6.00
- Numri i ekzekueste: 1 (një)
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
- Punon dokumentet dhe materialet financiare; bën ndarjen sipas llojit, emrit dhe kodit ekonomik, bënë kontrollimin, kontimin dhe formimin e urdhëresës për regjistrim sipas rregullave të kontabilitetit.
- Nxjerr gjendjen bruto: për periudha njëmujore, trimujore, gjashtëmujore dhe vjetore;
- Ndihmon në formimin e lëndëve për pagesë së bashku me likuidatorin;
- Bën barazimin me shënimet e statistikës me evidence analitike, të paktën një herë në muaj;
- Mban dokumentet e regjistruara, bën kontrollin, palosjen dhe vendosjen në dosjen e duhur;
- Harton dhe dorëzon raportet e të dhënave javore dhe mujore tek shefi i kontabilitetit
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dosjeve të dokumentacionit të kontabilitetit
- Evidenton dhe harton raportin e çertifikatave të punës
- Bën barazimin e pagesave te petikeshit sipas shpenzimeve dhe evidentimin e tyre
- Ndihmon në përpilimin e llogarive periodike dhe përfundimtare
Kushtet:
- Fakulteti Ekonomik - Kontabilist i Certifikuar
- Njohja e punës me kompjuter
- Përvojë pune profesionale 2 vjet
Shkathtësitë e kërkuara:
- Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
- Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
- Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).
Dokumentacioni i kërkuar:
- Fotokopja e Letërnjoftimit
- Çertifikata e lindjes
- Dy - rekomandime ( nëse keni )
- Diploma e fakulteti (kopja e vërtetuar)
- Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime (Dëshmi penaliteti).
Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 28.01.2021 deri më datën 11.02.2021 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit. Aplikimet e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen. Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni n ë mënyrë të drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administrates komunale në Komunën e Prizrenit, rr.“Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.
VËMENDJE: Aplikimett e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është I barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislac ionin në fuqi.
Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.