Kontabilist/e të cërtifikuar

64x64 kru prishtina main e1558603842196
KRU Prishtina SHA
Publikuar më
07/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit „Prishtina“ SH.A. – Prishtinë, në harmoni me nenin 16, pika 11 – 3.2 të Statutit të KUR “Prishtina” Sh.A., me datën 03.07.2020, merr vendim për shpallje publike:

SHPALLJE PUBLIKE
Për kryerjen e shërbimeve të veçanta në Kompani

Një (1) Kontabilist të cërtifikuar.

  • I përgjigjet: Menaxherit për Kontabilitet dhe Thesar, ZKF dhe KE-së.
  • Vendi i Punës: Prishtinë.
  • Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve. 900.00 Euro
  • Kohëzgjatja e kontratës: Maksimalisht 30 ditë .
  • Orari i punës: I plotë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Përgatitjen e pasqyrave financiare për vitin 2019, rishikimin e tyre, certifikimin dhe nënshkrimin e tyre.

Kushtet :

Për kryerjen e këtyre punëve, përveç kushteve të përgjithshme, kandidati duhet të ketë:

Përgatitjen Superiore Profesionale – Fakulteti ekonomik; - të jetë kontabilist i certifikuar-së; - të ketë së paku 5 vite përvojë pune në lëmine e kontabilitetit.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • diploma e përgatitjes profesionale;
  • çertifikatat e kontabilistit
  • kopja e letërnjoftimit;
  • çërtifikata e lindjes;
  • vërtetimi i përvojës së punës;

Procedura për aplikim: Aplikacioni merret në Kompani ose në web-faqën e Kompanisë, të njëjtit i bashkëngjiten fotokopjet e dokumenteve personale dhe dokumentacioni tjetër të kërkuar sipas Shpalljes dhe dërgohen në adresën KRU „Prishtina“ sh.a. në Prishtinë, Rr. „Hazir Shala“ nr.4 në zyrën nr. 44, më së voni deri me datën 17.07.2020 në ora 16.00.

Shpallja e plote e punes dhe aplikacioni.

Listime të ngjashme

25/09/2020
23/09/2020
06/09/2020