Kontabilist/e i/e Lartë

KEDS Energy e1629815520926
KEDS Energy
Publikuar
04/05/2022
Skadon
14/05/2022
Lokacioni
Gjakovë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë të punës në Departamentin e Kontabilitetit dhe Kontrollit,KEDS SH.A. më datë 29.04.2022 shpall konkurs të jashtëm pune:

Pozicioni i punës: KONTABILIST I LARTË (1)

Lokacioni: GJAKOVË

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Siguron mbarëvajtjen e funksionimit të Kontabilitetit të kompanisë në Distrikt;
  • Organizon, koordinon dhe mbikëqyr punën e stafit të zyrës së Kontabilitetit;
  • Menaxhon dhe mbikëqyr çështjet tatimore të kompanisë në përputhje me legjislacionin përkatës të tatimeve në Kosovë;
  • Siguron udhëheqjen e praktikave të përshtatshme të Kontabilitetit konform kërkesave ligjore dhe praktikës së mirë profesionale;
  • Përgatit paraqitjet vjetore të llogarisë në përputhje me legjislacionin përkatës të Kontabilitetit në Kosovë;
  • Vepron si person i autorizuar në nivel të Distriktit për kryerjen e pagesave me para të gatshme (Cash) për shpenzimet e Distriktit;
  • Kujdeset dhe mbikëqyr që të gjitha aktivitetet nga stafi i Kontabilitetit të jenë të përfunduara sipas Ligjit dhe legjislacioneve përkatëse;
  • Kryen edhe detyra tjera që i delegohen nga Udhëheqësi.

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Diplomë Universitare Bachelor, Fakulteti Ekonomik, drejtimi: Kontabilitet ose Financa;
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune në Kontabilitet apo Financa;
  • Preferohet të jetë Teknik i Kontabilitetit apo ndjekës i këtyre kurseve: SHKCAK, ACCA;
  • Njohuri të mira për Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe legjislacionin tatimor;
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të MS Office;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi të larta analitike dhe me vëmendje të mirë ndaj detajeve;
  • Aftësi për të deleguar detyra dhe për të kontolluar rezultatet e ekipit;
  • Të jetë person me integritet të lartë dhe të respektoj konfidencialitetin.

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:

1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Trustin;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata.

Aplikimi është i hapur deri më datë: 13.05.2022, në ora 16:00.

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpalljet e ngjashme