Konsulentë për shërbime të TI-së

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)
Publikuar
31/03/2022
Skadon
14/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT
(SHËRBIME KONSULENTE - KONSULENT INDIVIDUAL) 

  • VENDI - Kosova
  • EMRI I PROJEKTIT – Projekti i konkurrencës dhe gatishmërisë për eksport 
  • Nr. i kredisë. 6035XK
  • Nr. i ID së projektit.152881
  • TITULLI I DETYRËS: Konsulentë për shërbime të TI-së për Reformimin e Sistemit për  Inspektimin e Bizneseve
  • Nr. i Ref.:CERP/IC/1.5.10.B
  • Data: 31/03/2022 

HISTORIKU 

Qeveria e Kosovës ka pranuar financim në vlerë prej 14.3 milionë € nga Grupi i Bankës Botërore  për Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP). Objektivi i Projektit  është të ndihmohet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetjen e certifikimit të  produkteve për tregjet e eksportit, duke fuqizuar kapacitetin e firmave që janë të orientuara në  eksport dhe duke zvogëluar koston e inspektimeve të bizneseve. 

Projekti përbëhet nga dy komponentë: 1) Përmirësimi i mjedisit biznesor dhe gatishmërisë për  eksport; dhe 2) Mbështetje për zbatimin dhe koordinimin e Projektit. 

Pas ristrukturimit në muajn qershor të vitit 2020, Projekti përbëhet nga nënkomponentët në vijim: 1.1) Mbështetja e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme ("NMVM-ve") për ta përmirësuar  gatishmërinë për eksport; dhe 1.2) Reformimi i sistemit të inspektimit të bizneseve.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të jetë përgjegjëse për implementimin e Projektit.  Njësia Implementuese e Projektit (NJIP) është krijuar në MTI. NJIP do t'i ofrojë mbështetje  ministrisë së linjës në implementimin efikas dhe në kohë të projektit. NJIP do të jetë përgjegjëse  për mbështetjen e ministrisë në prokurim, menaxhim financiar, monitorim dhe vlerësim dhe  raportim mbi shfrytëzimin e fondeve të Projektit. TeR e propozuara kanë për qëllim ta ndihmojnë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë me shërbime të TI-së me qëllim të zbatimit të CERP,  konkretisht për punën në lidhje me reformimin e sistemit të inspektimit. 

OBJEKTIVI I DETYRËS 

Konsulenti i TIK do të punojë me NJIP dhe stafin e agjencive të inspektimit për të koordinuar  dizajnin e e-Inspektimeve dhe punët tjera teknike në krijimin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm ("Inspektorati Qendror"). 

FUSHËVEPRIMI I PUNËS 

Detyrat dhe përgjegjësitë 

Në veçanti, Konsulenti do t'i kryejë detyrat në vijim:  

  • lehtëson mbledhjen e informacioneve që janë relevante për vlerësimin dhe dizajnimin e e Inspektimet;  
  • ndjek nga afër punën e firmës konsulente për vlerësimin dhe dizajnimin e e-Inspektimet dhe merr pjesë në pranimin e rezultateve;  
  • siguron dizajnimin e e-Inspektimet sipas standardeve të e-Qeverisë, në koordinim me  Zyrën e Kabinetit të Qeverisë dhe Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI);  
  • siguron harmonizimin e zbatimit të e-Inspektimet me zhvillimet tjera të ndërlidhura të e Qeverisë, në veçanti për identitetin digjital, hostimin në cloud të qeverisë dhe interoperabilitetin; 
  • ofron inpute për dizajnimin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm lidhur me kapacitetet  dhe qeverisjen e TIK për një operim të qëndrueshëm të e-Inspektimet;  
  • analizon të dhënat ekzistuese të regjistrit të biznesit duke e përdorur Regjistrin e Biznesit  dhe Regjistrin e Tatimpaguesve për ta krijuar një bazë fillestare të të dhënave të subjekteve të inspektimeve sipas fushave të inspektimit dhe agjencive të inspektimit; 
  • propozon dizajnin e softuerit të thjeshtë kalimtar për të mundësuar planifikim bazik,  evidentim të rezultateve të inspektimit, menaxhim të ankesave dhe statistika përderisa është duke  u krijuar e-Inspektimet; 
  • mbledh informacione dhe ofron inpute në lidhje me TIK për zhvillimin e konceptit dhe  udhërrëfyesit për krijimin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm dhe sistemit të përgjithshëm të  inspektimit të Kosovës; 
  • lehtëson zhvillimin e matricave të raportit statistikor për t'i prezantuar rezultatet e  inspektimit dhe koordinon diskutimin me agjencitë e inspektimit;  
  • propozon dizajnimin e formularit për inventarin e kërkesave të ndërlidhura me inspektimin dhe zhvillimin e listave kontrolluese të inspektimit dhe shënimin e shkurtë mbi  përgatitjen e listave kontrolluese të inspektimit si input i konfigurimit për e-Inspektimet;  
  • koordinon bashkëpunimin ndërkombëtar për shkëmbimin e praktikave të mira për e Inspektimet, në veçanti për dizajnimin apo punëtorinë për e-Inspektimet; 
  • kryen detyra tjera dhe ofron inpute që janë relevante për dizajnimin dhe zbatimin e Inspektimet për Kosovën. 

DETYRIMET E RAPORTIMIT 

Raporton te Sekretari i Përgjithshëm dhe Koordinatori i Projektit CERP.

ORARI I KOHËZGJATJES DHE I PAGESËS 

Konsulenti i TI-së do të jetë në pozitë me kohë të pjesshme në kuadër të Projektit. Konsulenti i  TI-së do të ofrojë shërbime për gjithsej 60 ditë (Maj 2022 - Tetor 2022). Punësimi i konsulentit  varet nga performanca e kënaqshme në çdo kohë. 

KUALIFIKIMI: 

Diplomë Master (Msc.) në Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike (p.sh. Sisteme të  Informacionit, Teknologji të Informacionit, Inxhinieri Softuerësh) ose në ndonjë fushë të  ngjashme; 

Minimum pesë (5) vjet përvojë në Teknologjinë e Informacionit, duke analizuar arkitekturat  aktuale në të gjitha ndërmarrjet shtetërore, përvojë në zgjidhjet e Qendrës së të Dhënave,  teknologjitë dhe praktikat më të mira për të dizajnuar, zbatuar dhe menaxhuar një infrastrukturë  moderne të qendrës së të dhënave. Përvojë në hartimin e sistemeve dhe zgjidhjeve që përfshijnë  praktikën më të mirë të Sigurisë së Informacionit.  

Njohuri të shkëlqyera të Sistemeve Operative (Windows OS), platformave të bazave të të  dhënave (Microsoft), desktopit, celularëve, platformave të internetit dhe kornizave të  aplikacioneve. Preferohet testimi i sigurisë së këtyre platformave. (Java, .NET, etj.), menaxherë  të përmbajtjes, produkte të portalit.

Njohuri të shkëlqyera të platformave të sistemeve të TI-së dhe si Hypervizorë (Microsoft Hyper V ose VMware), dhe infrastrukturës së rrjetit (LAN, WAN, VPN), sigurisë (Firewalls, IPS, Web  Application Firewalls, etj.); 

Të jetë në gjendje të njohë rolin e një qasje të strukturuar për menaxhimin e shërbimit të TI-së si  ITIL në përmirësimin e përafrimit ndërmjet TI-së dhe nevojave të biznesit; 

Bazë të shëndoshë teknike, vullnet të fortë për të mësuar, aftësi të shkëlqyera në të folur dhe në  të shkruar,  

Qasje të qëndrueshme të drejtuar në qëllim, fleksibilitet, vendosmëri, planifikim dhe aftësi të  kontrollit; kërkohet gjithashtu punë ekipore për të arritur rezultate aktuale; 

Shkathtësi të shkëlqyera analitike dhe komunikuese si në të folur ashtu edhe në të shkruar të  gjuhës shqipe dhe asaj angleze (preferohet edhe gjuha serbe). 

Të jetë në gjendje të udhëtojë në tërë Kosovën. 

Konsulentët do të zgjidhen në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës  Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas IBRD-së, Kredive dhe Granteve të  IDA-së nga Huamarrësit e Bankës Botërore, Janar 2011, i rishikuar në Korrik 2014, sipas  përzgjedhjes së bazuar në metodën e Përzgjedhjes së Konsulentit Individual (KI). 

Konsulenti do të përzgjidhet në përputhje me Seksionin V, përzgjedhja e Konsulentëve Individualë të  përcaktuar në Udhëzuesin për Konsulentët. 

Konsulentët individualë të interesuar mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën e  mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:00-16:00 (nga e hëna deri të premten). 

Shprehja e interesit duhet të dorëzohet në formë të shkruar ose me e-mail, në adresën e mëposhtme  deri më 14 prill, 2022. 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Personi kontaktues: Aferdita Selmani
Adresa “Arbënor e Astrit Dehari, nr.21
10000 Prishtinë/ Republika e Kosovës
Email: aferdita.a.selmani@rks-gov.net

Shpalljet e ngjashme