Konsulentë për shërbime të TI-së për Reformimin e Sistemit

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI)
Publikuar më
12/03/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT
(SHËRBIME KONSULENTE - KONSULENT INDIVIDUAL) 

VENDI - Kosova
EMRI I PROJEKTIT – Projekti i konkurrencës dhe gatishmërisë për eksport
Nr. i kredisë. 6035XK
Nr. i ID së projektit.152881

TITULLI I DETYRËS: Konsulentë për shërbime të TI-së për Reformimin e Sistemit për Inspektimin e Bizneseve

Nr. i Ref.:CERP/IC/1.5.10.B
Data: 06/03/2021

HISTORIKU

Qeveria e Kosovës ka pranuar financim në vlerë prej 14.3 milionë € nga Grupi i Bankës Botërore për Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP). Objektivi i Projektit është të ndihmohet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetjen e certifikimit të produkteve për tregjet e eksportit, duke fuqizuar kapacitetin e firmave që janë të orientuara në eksport dhe duke zvogëluar koston e inspektimeve të bizneseve.

Projekti përbëhet nga dy komponentë: 1) Përmirësimi i mjedisit biznesor dhe gatishmërisë për eksport; dhe 2) Mbështetje për zbatimin dhe koordinimin e Projektit.

Pas ristrukturimit në muajn qershor të vitit 2020, Projekti përbëhet nga nënkomponentët në vijim: 1.1) Mbështetja e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme ("NMVM-ve") për ta përmirësuar gatishmërinë për eksport; dhe 1.2) Reformimi i sistemit të inspektimit të bizneseve.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të jetë përgjegjëse për implementimin e Projektit. Njësia Implementuese e Projektit (NJIP) është krijuar në MTI. NJIP do t'i ofrojë mbështetje ministrisë së linjës në implementimin efikas dhe në kohë të projektit. NJIP do të jetë përgjegjëse për mbështetjen e ministrisë në prokurim, menaxhim financiar, monitorim dhe vlerësim dhe raportim mbi shfrytëzimin e fondeve të Projektit. TeR e propozuara kanë për qëllim ta ndihmojnë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë me shërbime të TI-së me qëllim të zbatimit të CERP, konkretisht për punën në lidhje me reformimin e sistemit të inspektimit.

OBJEKTIVI I DETYRËS

Konsulenti i TIK do të punojë me NJIP dhe stafin e agjencive të inspektimit për të koordinuar dizajnin e e-Inspektimeve dhe punët tjera teknike në krijimin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm ("Inspektorati Qendror").

FUSHËVEPRIMI I PUNËS

Detyrat dhe përgjegjësitë

Në veçanti, Konsulenti do t'i kryejë detyrat në vijim:

  • lehtëson mbledhjen e informacioneve që janë relevante për vlerësimin dhe dizajnimin e e-Inspektimet;
  • ndjek nga afër punën e firmës konsulente për vlerësimin dhe dizajnimin e e-Inspektimet dhe merr pjesë në pranimin e rezultateve;
  • siguron dizajnimin e e-Inspektimet sipas standardeve të e-Qeverisë, në koordinim me Zyrën e Kabinetit të Qeverisë dhe Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI);
  • siguron harmonizimin e zbatimit të e-Inspektimet me zhvillimet tjera të ndërlidhura të e-Qeverisë, në veçanti për identitetin digjital, hostimin në cloud të qeverisë dhe interoperabilitetin;
  • ofron inpute për dizajnimin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm lidhur me kapacitetet dhe qeverisjen e TIK për një operim të qëndrueshëm të e-Inspektimet;
  • analizon të dhënat ekzistuese të regjistrit të biznesit duke e përdorur Regjistrin e Biznesit dhe Regjistrin e Tatimpaguesve për ta krijuar një bazë fillestare të të dhënave të subjekteve të inspektimeve sipas fushave të inspektimit dhe agjencive të inspektimit;
  • propozon dizajnin e softuerit të thjeshtë kalimtar për të mundësuar planifikim bazik, evidentim të rezultateve të inspektimit, menaxhim të ankesave dhe statistika përderisa është duke u krijuar e-Inspektimet;
  • mbledh informacione dhe ofron inpute në lidhje me TIK për zhvillimin e konceptit dhe udhërrëfyesit për krijimin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm dhe sistemit të përgjithshëm të inspektimit të Kosovës;
  • lehtëson zhvillimin e matricave të raportit statistikor për t'i prezantuar rezultatet e inspektimit dhe koordinon diskutimin me agjencitë e inspektimit;
  • propozon dizajnimin e formularit për inventarin e kërkesave të ndërlidhura me inspektimin dhe zhvillimin e listave kontrolluese të inspektimit dhe shënimin e shkurtë mbi përgatitjen e listave kontrolluese të inspektimit si input i konfigurimit për e-Inspektimet;
  • koordinon bashkëpunimin ndërkombëtar për shkëmbimin e praktikave të mira për e-Inspektimet, në veçanti për dizajnimin apo punëtorinë për e-Inspektimet;
  • kryen detyra tjera dhe ofron inpute që janë relevante për dizajnimin dhe zbatimin e-Inspektimet për Kosovën.

DETYRIMET E RAPORTIMIT

Raporton te Sekretari i Përgjithshëm dhe Koordinatori i Projektit CERP.

ORARI I KOHËZGJATJES DHE I PAGESËS

Konsulenti i TI-së do të jetë në pozitë me kohë të pjesshme në kuadër të Projektit. Konsulenti i TI-së do të ofrojë shërbime për gjithsej 144 ditë (01 prill 2021 - 31 mars 2022). Punësimi i konsulentit varet nga performanca e kënaqshme në çdo kohë.

KUALIFIKIMI:

  • Diplomë Master (Msc.) në Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike (p.sh. Sisteme të Informacionit, Teknologji të Informacionit, Inxhinieri Softuerësh) ose në ndonjë fushë të ngjashme;
  • Minimum pesë (5) vjet përvojë në Teknologjinë e Informacionit, duke analizuar arkitekturat aktuale në të gjitha ndërmarrjet shtetërore, përvojë në zgjidhjet e Qendrës së të Dhënave, teknologjitë dhe praktikat më të mira për të dizajnuar, zbatuar dhe menaxhuar një infrastrukturë moderne të qendrës së të dhënave. Përvojë në hartimin e sistemeve dhe zgjidhjeve që përfshijnë praktikën më të mirë të Sigurisë së Informacionit.
  • Njohuri të shkëlqyera të Sistemeve Operative (Windows OS), platformave të bazave të të dhënave (Microsoft), desktopit, celularëve, platformave të internetit dhe kornizave të aplikacioneve. Preferohet testimi i sigurisë së këtyre platformave. (Java, .NET, etj.), menaxherë të përmbajtjes, produkte të portalit.
  • Njohuri të shkëlqyera të platformave të sistemeve të TI-së dhe si Hypervizorë (Microsoft Hyper-V ose VMware), dhe infrastrukturës së rrjetit (LAN, WAN, VPN), sigurisë (Firewalls, IPS, Web Application Firewalls, etj.);
  • Të jetë në gjendje të njohë rolin e një qasje të strukturuar për menaxhimin e shërbimit të TI-së si ITIL në përmirësimin e përafrimit ndërmjet TI-së dhe nevojave të biznesit;
  • Bazë të shëndoshë teknike, vullnet të fortë për të mësuar, aftësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar,
  • Qasje të qëndrueshme të drejtuar në qëllim, fleksibilitet, vendosmëri, planifikim dhe aftësi të kontrollit; kërkohet gjithashtu punë ekipore për të arritur rezultate aktuale;
  • Shkathtësi të shkëlqyera analitike dhe komunikuese si në të folur ashtu edhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe asaj angleze (preferohet edhe gjuha serbe).
  • Të jetë në gjendje të udhëtojë në tërë Kosovën.

Konsulentët do të zgjidhen në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas IBRD-së, Kredive dhe Granteve të IDA-së nga Huamarrësit e Bankës Botërore, Janar 2011, i rishikuar në Korrik 2014, sipas përzgjedhjes së bazuar në metodën e Përzgjedhjes së Konsulentit Individual (KI).

Konsulenti do të përzgjidhet në përputhje me Seksionin V, përzgjedhja e Konsulentëve Individualë të përcaktuar në Udhëzuesin për Konsulentët.

Konsulentët individualë të interesuar mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:00-16:00 (nga e hëna deri të premten).

Shprehja e interesit duhet të dorëzohet në formë të shkruar ose me e-mail, në adresën e mëposhtme deri më 20 mars, 2021.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Personi kontaktues: Aferdita Selmani
Adresa: Rr."Muharrem Fejza"p.n.Lagjja e Spitalit
10000 Prishtinë/Republika e Kosovës
Email: aferdita.a.selmani@rks-gov.net

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme