Konsulent për hartimin e udhëzuesve (2)

save the Children kosovo e1558962530990
Save The Children
Publikuar më
05/10/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Save the Children në Kosovë (SCiK) në fushën e arsimit, fokusohet në zhvillimin dhe kujdesit gjatë fëmijërisë së hershme, dhe në arsimin bazik. Deri më sot, SCiK ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar aspekte të ndryshme të sistemit të arsimit në Kosovë, fillimisht në cilësinë e praktikave gjithëpërfshirëse në institucione parashkollore, klasa parafillore dhe shkolla fillore, dhe është një avokat i fuqishëm për promovimin e arsimit gjithëpërfshirës në një aspekt më të gjerë.

Identifikimi dhe intervenimi i hershëm është shumë i rëndësishëm që ka për qëllim identifikimin e nevojave individuale dhe sigurimin e shërbimeve të specializuara të ndërhyrjes për fëmijët me aftësi të kufizuara, nga mosha 0 deri 6 vjeç.

Shërbimet e ndërhyrjes së hershme janë thelbësore për zhvillimin e hershëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Përmes ofrimit sa më të hershëm të programeve dhe terapive të ndryshme, shanset e fëmijës për të arritur potencialin e tij maksimal rriten ndjeshëm. Ndërhyrja e hershme gjithashtu siguron përfitime afatgjata për familjet dhe shoqërinë duke mundësuar përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet e jetës: zvogëlon rrezikun që fëmija të kërkojë kujdes (shërbime) më intensive më vonë gjatë jetës; rritë pavarësinë dhe shanset e tij të jetës; dhe zvogëlon sfidat me të cilat përballen familjet.

Me qëllim që të përmirësojë identifikimin e hershëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ofrimin e shërbimeve cilësore të ndërhyrjes për fëmijët me aftësi të kufizuara, SCiK synon të mbështes Ministrinë e Arsimit që të zhvilloj tre (3) udhëzues për identifikimin dhe ndyrhyrjen e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara, të grupmoshave nga 0 deri 6 vjeç. Këta udhëzues kanë për qëllim të ndihmojnë edukatoret dhe stafin e institucioneve parashkollore; prindërit/kujdestarët ligjor; dhe profesionistët e tjerë të fushës, të jenë në gjendje të identifikojnë më me kompetencë fëmijët me aftësi të kufizura dhe të planifikojnë shërbime cilësore për fëmijët me aftësi të kufizuara, përgjatë fëmijërisë së hershme.

OBJEKTIVA

Konsulentët do të angazhohen për zhvillimin e tre (3) udhëzuesve për identifikimin dhe ndërhyrjet e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara gjatë fëmijërisë së hershme. Udhëzuesit do të zhvillohen në gjuhën shqipe.

Temat specifike të udhëzuesve që do të zhvillohen:

  1. Udhëzuesi për identifikimin e hershëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara, të grupmoshave 0 deri 6 vjeç.
  2. Udhëzuesi për metodologjinë e punës pedagogjike me fëmijët me aftësi të kufizuara, të grupmoshave 0 deri 6 vjeç.
  3. Udhëzuesi për shërbimet rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara, të grupmoshave 0 deri 6 vjeç.

DETYRAT, PËRGJEGJËSITË DHE AFATET KOHORE

Secili konsulent pritet të angazhohet për gjithsej tetëmbëdhjetë (18) ditë pune (apo gjashtë (6) ditë pune për secilin udhëzues) përgjatë periudhës nga 21 tetori deri më 13 dhjetor 2020.

Nr. | Detyra: | Nr. i ditëve: | Afati kohor:
1 | Identifikimi i literaturës dhe dokumenteve relevante. | 3 | Tetor 2020
2 | Zhvillimi i strukturës se udhëzuesve | 1 | Tetor 2020
3 | Hartimi i udhëzuesve. | 12 | Tetor – nëntor 2020
4 | Adresimi i komenteve dhe rekomandimeve, dhe dorëzimi i dokumenteve para-përfundimtare per rishikim nga MASH dhe SCiK. | 2 | Deri më 25 nëntor 2020
5 | Dorëzimi i produktit përfundimtar tek SCiK dhe MASH. | Deri më 13 dhjetor 2020

Gjithsej ditë pune: | 18

Afatet kohore janë të negociueshme vetëm nëse pajtohen të dyja palët.

PAGESA DHE KUSHTET E PAGESËS

SCiK do të paguajë konsulentët e kontraktuar me tarifë bruto ditore, nga e cila do të zbriten dhe paguhen taksat mbi të ardhurat dhe kontributet pensionale, në bazë të Ligjit të Kosovës. Pagesa do të bëhet përmes transferit bankar brenda Kosovës.

SCiK do të bëjë pagesën përmes transferit bankar në llogarinë bankare të konsulentëve brenda shtatë (7) ditëve të punës pas pranimit të produktit përfundimtar dhe dorëzimit të faturës nga ana e konsulentëve.

PROFILI I KONSULENTËVE

Konsulentët duhet të kenë aftësitë dhe njohuritë thelbësore vijuese:

  • Së paku diplomë master në arsim gjithëpërfshirës, psikologji, edukim apo shkenca të ngjashme sociale.
  • Përvojë e dëshmuar në hartimin e dokumenteve në fushën e aftësisë së kufizuar dhe edukimit në fëmijërinë e hershme.
  • Njohuri të thella për kontekstin kosovar dhe posaçërisht lidhur me zhvillimin e fëmijës, identifikimin e hershëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe shërbimet relevante edukative dhe rehabilituese.
  • Aftësi për të hartuar dokumente koncize dhe të shkruara mirë, në format miqësor për lexuesit.

APLIKIMI

Ju lutem dergoni aplikacionin tuaj me e-mail në scik@savethechildren.org me titull: “Konsulent për hartimin e udhëzuesve për identifikim dhe ndërhyrje të hershme”.

Afati i fundit për aplikim, është më 12 tetor 2020, në ora 16:30.

Aplikacioni juaj duhet të përmbajë:

  1. Propozim financiar me shumën bruto (para zbritjeve ligjore) për një ditë pune.
  2. Rezyme
  3. Letër motivimi, së bashku me dëshmi të punëve të ngjashme paraprake nëse ka.

 

Listime të ngjashme

22/10/2020
Asistent/e   Prishtinë
15/10/2020
Asistent/e gjuhësor/e   Prishtinë
15/10/2020