Konsulent/Kompani hulumtuese për analizë gjithëpërfshirëse

save the Children kosovo e1558962530990
Save The Children
Publikuar më
07/10/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  
Kriteret
Individë, Biznese

Përshkrimi

TERMAT E REFERENCËS

Konsulent vendor / Kompani hulumtuese për një analizë gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara gjatë COVID-19 në Kosovë

INFORMATA RRETH PROJEKTIT

Save the Children është organizata e pavarur lidere në botë për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime drejt mënyrave se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre. Në Kosovë, Save the Children punon me anë të ndërhyrjeve direkte dhe partneriteteve për të krijuar praktika të mira dhe për t’i ngritur kapacitetet e bartësve të detyrave dhe organizatave të shoqërisë civile për t'iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe që i kanë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe për të arritur rezultate për të gjithë fëmijë.

Projekti i Save the Children “Aksioni për Arsim Gjithëpërfshirës (2018-2020)” ka për qëllim që vajzat dhe djemtë me aftësi të kufizuara ta gëzojnë të drejtën e tyre për arsim gjithëpërfshirës dhe të shfaqin shkathtësitë, qëndrimet dhe njohuritë të cilat iu duhen për t’u zhvilluar dhe për të shkëlqyer.

FUSHËVEPRIMI I DETYRËS 

Save the Children në Kosovë është duke kërkuar shërbimet e një konsulenti lokal / kompanie hulumtuese për të kryer një analizë të situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve të prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë. Analiza e situatës duhet t'u japë përgjigje pikave të mëposhtme:

  • Të kuptuarit e thellë të ndikimit të COVID-19 në situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve të prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara në Kosovë duke kryer mbledhjen e të dhënave primare, dhe duke analizuar politikat, strategjitë, trendet sociale dhe ekonomike.
  • Të kuptuarit e thellë të efekteve të COVID-19 në shëndetin, rehabilitimin dhe ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.
  • Të kuptuarit e thellë të ndikimit të COVID-19 në të mësuarit e fëmijëve me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara dhe fëmijëve të prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.
  • Të kuptuarit e thellë se sa të qasshme dhe efektive kanë qenë informatat në lidhje me COVID-19, masat mbrojtëse dhe planet e gatishmërisë dhe reagimit për fëmijët me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara dhe fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.
  • Identifikimi dhe analizimi i sfidave dhe praktikave dhe normave të dëmshme që ndikojnë tek fëmijët me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara, fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre  gjatë pandemisë COVID-19.
  • Ofrimi i informatave thelbësore për partnerët joqeveritarë që t’i përdorin në planifikimin dhe ndërhyrjet e tyre për të adresuar nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve të prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.
  • Rekomandimi i strategjive kryesore kombëtare për integrimin e prioriteteve për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara në agjendën e reagimit ndaj COVID-19.
  • Identifikimi i mangësive kryesore në të dhëna dhe kontributi në gjenerimin e provave që mund të përmirësojnë reagimin ndaj COVID-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijtët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.
  • Identifikimi i fushave të reja ose në zhvillim e sipër të shqetësimeve në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara, të tilla si shëndeti mendor, mbështetja psikosociale, puna e fëmijëve, ndarjet / institucionalizimi, martesat e hershme, shtatzënia në adoleshencë, etj.
  • Të kuptuarit e thellë të rolit të organizatave përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara, duke përfshirë këtu shoqatat e prindërve, në ndërgjegjësimin dhe avokimin për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Analiza e situatës është e përshtatshme për një audiencë më të gjerë që përfshin organe qeveritare, partnerë zhvillimorë, organizata të shoqërisë civile, avokatin e popullit, fëmijët dhe familjet, akademikët, akterët e sektorit privat, mediat dhe të tjerët. Procesi i hartimit të analizës së situatës përfshinë angazhimin me qeverinë dhe akterët kryesorë, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara. Kjo analizë shërben si mundësi për të promovuar dialog kuptimplotë midis akterëve kryesorë të të drejtave të fëmijëve në vend për çështjet e fëmijëve.

 METODOLOGJIA

Metodologjia duhet t’iu përmbahet Udhëzimeve të Save the Children për Analiza të Situatave, të cilat duhet të ndahen gjatë takimit fillestar.

Konsulenti lokal / kompania hulumtuese duhet të përdorë burime primare dhe sekondare për mbledhjen e të dhënave. Një listë e literaturës së brendshme relevante do të ndahet me aplikantin e suksesshëm, e cila duhet të përfshihet në raportin përfundimtar. Raporti përfundimtar duhet t’i referohet literaturës së jashtme si dhe të sigurojë triangulimin e të dhënave. Së paku, të dhënat duhet të ndahen sipas moshës, gjinisë, dhe aftësisë së kufizuar duke përdorur Pyetjet e shkurtra të Grupit të Uashingtonit (the Washington Group Short Set of Questions) dhe Modulin e Funksionimit të Fëmijëve të UNICEF-it. Kriteret e tjera të ndarjes së të dhënave (lokacioni, kombësia, statusi i cenueshmërisë, etj.) dhe metodologjia e saktë do të vendoset gjatë takimit fillestar.

Metodologjia duhet të përfshijë:

  • Rishikimi e dokumenteve me të dhëna dhe prova ekzistuese që janë në dispozicion në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar mbi temat të zgjedhura të botuara në studime, hulumtime, vlerësime dhe raporte studimi.
  • Rishikimi i dokumenteve dhe analiza krahasuese e legjislacionit në dispozicion, politikave sociale, strategjive qeveritare dhe alokimit të buxhetit dhe analiza e dokumenteve të shpenzimeve publike.
  • Shënime mbi temat specifike për të cilat Save the Children dhe akterët e tjerë kanë njohuri të kufizuara ose nuk kanë njohuri aspak (p.sh. analiza gjinore e pabarazive; shëndeti mendor, migrimi etj.).
  • Intervistat e informatorëve kyc, Diskutime në Grupe Fokusi me akeorë që hartojnë dhe zbatojnë politika publike dhe me organizatat përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara
  • Intervista të përshtatshme dhe të qasshme nga fëmijët dhe diskutime në fokus grupe me fëmijë me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara, prindër / kujdestarë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijë të prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.

Një metodologji e propozuar më në detaje duhet të dorëzohet në Save the Children si pjesë e pakos së aplikimit

MENAXHIMI I ANALIZËS SË SITUATËS 

Detyra është ngarkuar nga Save the Children në Kosovë, në përputhje me politikat e saj të prokurimit dhe kërkesat për shërbime. Aplikuesido të jetë përgjegjës/e për produktet e përshkruara në Termat e Referencës dhe duhet t’iu përmbahet afateve kohore.

Analiza e situatës duhet t’i përmbahet Udhëzimeve të Save the Children për Analiza të Situatave, të cilat do të ndahen gjatë takimit fillestar. Aplikuesido të jetë përgjegjës/e për adresimin e të gjitha komenteve nga Save the Children gjatë kësaj kohe për të siguruar që vlerësimi është i cilësisë së lartë.

REZULTATET E PRITURA

Rezultatet e pritura nga kjo detyrë përfshijnë:

  •  Raporti përfundimtar. Raporti përfundimtar duhet të përfshijë të gjitha pjesët e përshkruara në Modelin e Analizës së Situatës së Save the Children dhe të respektojë Udhëzimet e Save the Children për Analiza të Situatave. Raporti konsiderohet i përfunduar pasi të gjitha komentet e Save the Children të adresohen nga aplikanti. Raporti duhet të jetë në gjuhën angleze.
  •  Tre përmbledhje tematike mbi arsimin, shëndetin dhe ushqyerjen, dhe mbrojtjen e fëmijëve. Çdo përmbledhje tematike duhet të jetë e gjatë deri në 5 faqe dhe të mbulojë një nga temat e mëposhtme: arsimin, shëndetin dhe ushqyerjen, dhe mbrojtjen e fëmijëve. Përmbledhjet tematike duhet të nxjerrin në pah gjetjet nga Analiza e Situatës në fushat tematike përkatëse, dhe gjithashtu duhet të përfshijnë mesazhe kyçe të avokimit. Përmbledhjet duhet të jenë në gjuhën angleze.
  •  Mjetet për mbledhjen e të dhënave. Të gjitha mjetet për mbledhjen e të dhënave, duke përfshirë por pa u kufizuar në anketa, intervistat / pyetjet në grupe fokusi, duhet të ndahen dhe aprovohen së bashku me Save the Children.
  •  Të dhëna të papërpunuara. Të gjitha dosjet e të dhënave të papërpunuara, duke përfshirë, por pa u kufizuar në incizime të intervistave/grupeve të fokusit, transkriptimet e intervistave / grupeve të fokusit, anketat, bazat e të dhënave të anketave, duhet të ndahen me Save the Children.

AFATI KOHOR

Detyra duhet të realizohet mes periudhës  tetor 2020 dhe dhjetor 2020, për gjithsej dyzetë e pesë (45) ditë pune. Detyra konsiderohet e përfunduar pasi aplikanti t’i ketë adresuar të gjitha komentet e Save the Children.

KUALIFIKIMET E APLIKANTIT

Aplikantët e interesuar duhet t’i posedojnë kualifikimet e mëposhtme: 

  • Diplomë Master në fushën e arsimit apo në shkenca shoqërore ose studime të aftësive të kufizuara;
  • Përvojë paraparake në realizimin e hulumtimeve akademike cilësore e sasiore me cilësi të lartë ose hulumtime me të rritur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara;
  • Përvojë paraprake në realizimin e vlerësimeve me cilësi të lartë të projekteve zhvillimore që lidhen me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara;
  • Përvojë të dëshmuar të metodologjive dhe komunikimit që lidhet me përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar; Përvojë të mëparshme të përdorimit (mbledhjes dhe analizimit) të të dhënave të ndara sipas aftësisë së kufizuar duke përdorur Pyetjet e Grupit të Uashingtonit dhe modulet e Funksionimit të Fëmijëve të UNICEF-it;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe (të shkruar / të folur). Gjuha serbe do të ishte përparësi;     Aftësi për të hartuar raporte të ngjeshura dhe të shkruara mirë, në format të përshtatshëm për lexuesin, duke shfaqur shkathtësi të shkëlqyeshme analitike;
  • Përvojë në punë direkte me fëmijë me aftësi të kufizuara

POLITIKA E SAVE THE CHILDREN PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, aplikantiduhet të nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të respektoj termat dhe kushtet e saj.

APLIKIMI  

Aplikantët e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikacionin me dokumentet e mëposhtme në adresën procurementkosovo@savethechildren.org, duket përdorur titullin “Analiza e Situatës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara” jo më vonë se 16 tetor 2020 në ora 16:00:

  1. CV
  2. Përmbledhja (maksimumi 2  faqe) që përshkruan metodologjinë e propozuar për realizimin e detyrës;;
  3. Buxheti i detajuar, me kostot e propozuara në Euro (bruto), para çdo zbritjeje ligjore (për konsulentë) dhe pa TVSh (për kompani).
  4. Dy letra të referencës nga angazhime të mëparshme në detyra/punë të ngjashme;
  5. Certifikata e biznesit (për kompani);

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

20/10/2020
20/10/2020
19/10/2020
19/10/2020