Konsulent/e

FSSHK LOGO
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës
Publikuar më
06/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Koalicioni për drejtësi shoqërore dhe të drejta socio-ekonomike

Termat e referencës për Konsulent/e

1. Informata të përgjithshme

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) përmes projektit “Dialog social për drejtësi sociale”, synon që të përmirësojë statusin e punëtorëve shëndetësor përmes shtrirjes së dialogut social në nivel vendi por edhe në nivel të sektorit/lokal, avancimin e të drejtave socio ekonimike të tyre, kushteve më të favorshme për punë, implementimin e Kontratës Kolektive dhe ligjeve të aplikueshme nga marrëdhënia e punës. Me qëllim të shtrirjes së njohurive tek të gjithë akteret relevant me theks të veqantë ne kujdesin parësor shëndetësor FSSHK  do të publikojë një analizë të situatës me Pandeminë COVID-19 dhe analizë e tanishme e zhvillimit të dialogut social në rrethanat e krijuara me Pandeminë COVID-19.

Ky projekt implementohet nga Koalicioni për drejtësi shoqërore dhe të drejta socio-ekonomike (pjesë e së cilit është edhe FSSHK) që financohet nga Olof Palme International Centre në mbështetje të Qeverisë Suedeze.

2. Qëllimi

Qëllimi i këtij shërbimi ështe zhvillimi i 2 (dy) analizave të shkurtëra të politikave të cilat do të ofrojnë informatat e mëposhtme:

  • Analizë e shkurtër mbi gjendjen e institucioneve shëndetësore dhe të punëtorëve shëndetësor gjatë Pandemisë COVID-19;
  • Analizë e shkurtër mbi dialogun social në Kosovë dhe bashkëveprimin e akterëve kryesorë të këtij dialogu, duke dhënë rekomandimet për politikat socio-ekonimike relevante për dialogun social.

Gjithashtu, këto 2 (dy) analiza të shkurtëra do të ofrojnë rekomandime specifike për secilin nga sektorët e lartëpërmendur.

3. Detyrat e konsulentit/es

Konsulenti/ja do të kryejë këto detyra në procesin e zhvillimit të secilës analizë së shkurtër të politikave:

  1. Të shqyrtojë dokumentet relevante si raportet e studimeve, kornizat ligjore, raporte statistikore dhe dokumente tjera relevante mbi fushat e përcaktuara në pikën 2 të këtij dokumenti.
  2. Të realizojë intervista me akterë relevant në rast se ka mungesë të të dhënave në 2 fushat përkatëse të përcaktuara në pikën 2 (dy) të këtij dokumenti.
  3. Të zhvillojë draftin e parë të analizave të shkurtëra dhe pranojë komentet nga FSSHK;
  4. Të zhvillojë draftin e dytë duke përfshirë komentet e FSSHK; Drafti i dytë do të përfshijë tabelat dhe figurat relevante për 2 (tre) fushat e përcaktuara;
  5. Të finalizojë 2 (dy) analizat e shkurtëra të politikave.
  6. Të përmbledh të dy analizat e shkurtëra të politikave në një dokument përfundimtar.

4. Struktura e analizave të shkurtëra të politikave:

Secila analizë do të ketë përmbajtje prej 4-5 faqeve. Përmbajtja duhet të shkruhet në atë mënyre që të jetë e qartë për çdo lexues.

  • Hyrja dhe problemet e identifikuara
  • Analiza dhe adresimi i problemeve dhe sfidave në fushat përkatëse
  • Rekomandimet kryesore
  • Tabelat dhe figurat (grafet)
  • Referencat

5. Aftësitë e nevojshme, kompetencat dhe përvoja

Aftësitë kryesore të kërkuara, kompetencat dhe përvoja e kandidatëve/eve duhet të përmbush këto kritere:

  • Të jetë i/e diplomuar në njërën nga fushat e ngushta të këtij studimi si mjekësi, shëndet publik, shkenca sociale;
  • Të ketë njohuri të avancuar për ligjet e Kosovës dhe dialogun social në Kosovë;
  • Të ketë eksperiencë në publikime, sidomos në zhvillimin e analizave të shkurtëra të politikave;
  • Aftësi të shkëlqyeshme shkrimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Të ketë minimum 3 vjet përvojë profesionale;
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me palë të ndryshme interesi;

6. Kohëzgjatja e kontratës

Kjo konsulence do të zgjasë 1 (një) muaj brenda periudhës 16 Nëntor 2020– 15 Dhjetor 2020.

7. Rezultatet e pritura

Konsulenti/ja pritet të dorëzojë 2 (dy) analiza të shkurtëra të politikave, sipas kërkesave të specifikuara në pikën 2 të këtij dokumenti.

8. Afati i pagesës (ri-imbursimit)

Konsulenti/ja do të ri-imbursohet sipas këtij plani të pagesës:

  • Pagesa e parë (50%): Pas draftimit të parë të 2 (dy) analizave të shkurtëra të politikave.
  • Pagesa e dytë (50%): Pas pranimit të verzionit final të 2 (dy) analizave të shkurtëra të politikave.

9. Mënyra e selektimit të konsulentit/es

Konsulenti/ja do të selektohet në bazë të 2 (dy) kritereve për selektim: Përvoja e punës dhe niveli i edukimit.

10. Procedurat e aplikimit

FSSHK ofron mundësi të barabarta si për gratë ashtu dhe burrat, pa marrë parasysh identitetin e tyre social apo kulturor.

Të gjithë kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë CV dhe letrën motivuese, duke specifikuar kualifikimet dhe interesin e tyre në email-in info@fsshk.eu, jo më larg se 10 Nëntor 2020 deri në përfundim të orarit zyrtar 16:00.

Vetëm kandidatët/et që përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe që i dërgojnë dokumentet në kohë, do të ftohen për intervistë.