Konkurs për zgjedhjen/rizgjedhjen e personelit akademik

kadri zeka e1559931952667
Universitetit Kadri Zeka
Publikuar më
08/12/2020
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mbështetur në dispozitat e nenit 8 të Ligjit të Punës, Nr. 03/L-212, dispozitat e nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës, Nr. 04/L-037, si dhe nenit 48, paragrafi 1.3 të Statutit të Përkohshëm të Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan dhe bazuar në vendimin e miratuar nga Senati në mbledhjen XV, të mbajtura më datë 26.10.2020, Senati i Universitetit merr vendim për të shpallur:

KONKURS

Për zgjedhjen/rizgjedhjen e personelit të rregullt akademik në njësitë akademike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan, për vitin akademik 2020/2021.

Fakulteti i Edukimit

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Histori e letërsisë kombëtare, Lexim dhe interpretim letrar, Edukatë estetike, Edukim dhe mediat, me plotësim norme në programin Master, Metodologji e kërkimit shkencor, Roli i medieve në qeverisjen lokale. (zgjedhje/rizgjedhje).
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e shkencave natyrore me metodologji, Edukimi mjedisor, Fëmijët dhe mësimi në natyrë (Fillor dhe Parashkollor) me plotësim norme në Fakultetin e Shkencave Aplikative, lënda Fizika, Projekt laboratorik i fizikës. (zgjedhje/rizgjedhje).
  3. Një mësimdhënës për grup lëndësh nga pedagogjia. (zgjedhje).

Fakulteti Ekonomik

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Mikroekonomi e avancuar, Analizë statistikore, Statistikë, Analizë e të dhënave për hulumtime në biznes dhe lëndë të tjera nga fusha e Ekonomiksit. (zgjedhje/rizgjedhje).
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e Kontabilitetit, Bazat e Kontabilitetit Menaxherial, Kontabilitet Menaxherial, Auditim, Raportim dhe analizë e pasqyrave financiare dhe lëndë të tjera nga fusha e Finacave dhe Kontabilitetit. (zgjedhje/rizgjedhje).
  3. Një mësimdhënës për lëndët: Mikroekonomi, Makroekonomi, Analiza mikroekonomike të tregut dhe lëndë të tjera nga fusha e ekonomiksit. (zgjedhje).
  4. Një mësimdhënës për lëndët: Kontabilitet, Kontabilitet publik, Menaxhim financiar i ndërmarrjeve, Menaxhment bankar dhe lëndë të tjera nga fusha e Banka, Financa dhe Kontabilitet. (zgjedhje).
  5. Një mësimdhënës për lëndët: Marketing, Marketing Elektronik, Strategjitë e Marketingut, B2B Marketing, Kërkimet e Marketingut dhe lëndë të tjera nga fusha e marketingut. (zgjedhje).

Fakulteti Juridik

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Histori e institucioneve shtetërore dhe juridike, Histori e shtetit dhe së drejtës shqiptare, Histori e Diplomacisë, Sociologjia juridike, E drejta diplomatike dhe konsullore dhe Siguria kolektive ndërkombëtare dhe NATO. (zgjedhje/rizgjedhje).
  2. Një mësimdhënës për lëndë nga fusha civile: E drejta procedurës civile, E drejta e sigurimeve, E drejta e arbitrazhit në Kosovë, E drejta e detyrimeve, E drejta e procedurës civile – pjesa e posaçme. (zgjedhje).
  3. Një mësimdhënës për lëndët: E drejta romake, Teoria dhe praktika parlamentare, Qeverisja lokale në Kosovë – organizimi dhe funksionimi i saj dhe E drejta e pronësisë intelektuale. (zgjedhje).
  4. Një mësimdhënës për lëndët ekonomike: E drejta tregtare, Financat dhe menaxhimi i tyre, E drejta tatimore dhe buxhetore dhe E drejta mbi tregun publik. (zgjedhje).
  5. Një mësimdhënës për lëndët: Praktika gjyqësore e Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, E drejta ndërkombëtare e pakicave, E drejta kushtetuese evropiane, Etika dhe transparenca në administratë, Etika dhe transparenca në qeverisjen lokale. (zgjedhje).

Kandidatët të cilët paraqiten në konkurs duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

  • Kërkesën;
  • Raportin elektronik të plotësuar, i cili është i publikuar në ueb faqen e UKZ. (dorëzohet në formë elektronike dhe në letër).
  • Biografinë (CV) ;
  • Kopjen e diplomës të studimeve themelore, masterit dhe doktoraturës, të noterizuara;
  • Certifikatën e notave në tri nivelet e studimit;
  • Certifikatën e lindjes;
  • Certifikatën e shtetësisë (ose certifikatën për vendbanimin ne Republikën e Kosovës) ;
  • Dëshmi (kopjet) për punimet shkencore, monografive, teksteve mësimore, publikime në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike, pjesëmarrje aktive në konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Dëshmi për përvojën e punës në mësimdhënie dhe profesione tjera lidhur me fushën e mësimdhënies në arsimin e lartë;
  • Dëshmi nga gjykata se ndaj tij nuk zhvillohen hetime;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhës së huaj botërore.

Kandidatët që kanë doktoruar ose kanë përfunduar studimet baçelor apo master jashtë vendit duhet të sjellin dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT-i .

Kandidatët duhet të sjellin njërin prej këtyre dokumenteve si dëshmi për njohjen e gjuhës së huaj botërore:

  1. Të kenë të kryer njërin nivel të studimeve në gjuhën e huaj ose certifikatë IELTS, TOEFL apo ndonjë dokument tjetër të vlefshëm.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara me Statutin e Përkohshëm të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në veçanti ato që parashihen në nenin 155,156 dhe157 të këtij Statuti (shih: http://uni-gjilan.net/dokumente-relevante/ ) dhe Rregullores në fuqi për zgjedhjen e personelit akademik në UKZ.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 10.12.2020 deri më 24.12.2020, nga dita e publikimit në ueb – faqe dhe gazetë.

Paraqitja e dokumenteve: Paraqitja e dokumenteve bëhet në zyrën nr.4.

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim. Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në ueb faqen zyrtare të universitetit: http://www.uni-gjilan.net

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Shtepiak/Mirëmbajtes   Prishtinë e re
23/01/2021
Punëtor në Prodhim   Prishtinë
22/01/2021
Sigurim   Lipjan
22/01/2021