
Përshkrimi
Në mbështetje të nenit 6 dhe 10 të Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, dhe të nenit 2 paragrafi 4 dhe 5 të Rregullores Nr. 01/2015 për Mënyrën e Konkurrimit, Procedurën e Zgjedhjes dhe të Propozimit të Listës me Emrat e Kandidatëve për zëvendës të Avokatit të Popullit, Avokati i Popullit shpall:
KONKURS
Për zgjedhjen e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, pavarësisë, epërsisë së të drejtave të njeriut, konfiencialitetit dhe profesionalizmit.
Avokati i Popullit në pajtim me Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Rregulloren për Mënyrën e Konkurrimit, Procedurën e Zgjedhjes dhe të Propozimit të Listës me Emrat e kandidatëve për zëvendësit e Avokatit të Popullit, shpallë këtë konkurs për pozitat e zëvendësve të Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit me rastin e përzgjedhjes dhe propozimit të listës me emrat e kandidatëve për zëvendës të Avokatit të Popullit në mënyrë të veçantë do të sigurohet për përfaqësimin etnik dhe gjinor, sipas përcaktimeve të nenit 10, paragrafi 5 të Ligjit për Avokatin e Popullit.
Mandati i zëvendësve të Avokatit të Popullit
Zëvendësit e Avokatit të Popullit zgjedhën për një mandat 3 (tre) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje.
Bazuar në nenin 6 të Ligjit për Avokatin e Popullit Nr. 05/L-019, kandidati për zëvendës të Avokatit të Popullit, duhet t’i plotësojë këto kushte:
- të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
- të ketë arsimim të lartë universitar,
- të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë,
- të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut,
- të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës,
- të mos ushtrojë funksion në parti politike, deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e zgjedhë atë apo anëtar i kabinetit qeveritar.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
- Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale,
- Letra motivuese,
- Curriculum Vitae (CV - autobiografia),
- Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës,
- Dëshmia për përvojën e punës,
- Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
Procedura e konkurrimit
Aplikacionet duhet të dorëzohen jo më vonë se data 18 shkurt 2021, në orën 16.00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Rruga “Migjeni” nr. 21, ish-ndërtesa e Bankës së Lubjanës, kati dytë, Zyra nr.4. 10000, Prishtinë, Kosovë. e-mail: zyraepersonelit@ombudspersonkosovo.org.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në shërbimin përkatës të administratës të Institucionit të Avokatit të Popullit, ose forma elektronike: Ueb faqja e Institucionit të Avokatit të Popullit www.oik-rks.org.
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: + 383 (0) 38 223 782, 223 783, 223 789.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.