
- 2 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
SHPALLJA E KONKURSIT
I.
- Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
- Titulli i vendit të punës: Mjek Specialist ose Mjek i Përgjithshëm (5 pozita)
- Koeficienti / Paga: Mjek Specialist: (704.00 euro); Mjek i Përgjithshëm: (610.00 euro)
- Afati i kontratës: Me kohë të caktuar, 3 muaj, me mundësi vazhdimi edhe 3 muaj
- Vendi i Punës: Institucione Shëndetësore në Republikën e Kosovës
- Nr. i Referencës: MSh-01/01/202
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në diagnostifikim dhe këshillim në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19) në zbatim të Manualin e Qeverisë;
- Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
- Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës ne përputhje me simptomatologjinë;
- Referon pacientin tek specialisti i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor;
- Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
- Të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve pa dallim;
- Ruajtja e konfidencialitetit dhe ofrimi i kushteve për trajtim konfidencial;
- Të jetë përgjegjës për aplikimin e standardeve optimale shëndetësore;
- Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe reprezentues i denjë;
- Të përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave dhe sfidave që paraqitën si dhe të jetë praktik në punë, po ashtu të marrë përgjegjësin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
- Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
- Të ketë nën mbikëqyrje ne aspektin profesional dhe menaxherial stafin teknik dhe mbështetës.
- Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për Ministrinë e Shëndetësisë
Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Fakultetin e Mjekësisë, Certifikata e Specializimit nëse ka, dhe Licenca e Punës.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Të jetë i vetë-motivuar, i përshtatshëm në ekip, dhe i organizuar mirë;
- Aftesi per perkushtim ne detaje si dhe aftësi për të përmbushur afatet strikte;
- Aftësi për të përcaktuar përparësitë në detyra të shumta dhe ne projekte komplekse;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Kandidatët me gradën më të lartë në shëndetësi, dhe përvojën më të gjatë nga koha e licencimit do të kenë përparësi;
- Në kushte të barabarta, kandidatët të cilët kanë punuar si vullnetar në kohën e pandemisë do të kenë përparësi.
II.
- Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
- Titulli i vendit të punës: Infermier (30 vende me Bachelor dhe 100 vende me shkollë të mesme)
- Koeficienti / Paga: 422.00 euro;
- Vendi i Punës: Institucione Publike Shëndetësore
- Afati i kontratës: Me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në mbështetje të stafit mjekësor dhe qytetarëve në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19), në pajtim me Manualin e Qeverisë;
- Reagon ne mënyre efektive për te papriturat ose ndryshon situatën me shpejtësi;
- Praktikon ne përputhje me kodin etik, komunikon ne mënyrë efektive me individin/pacientin apo familjen dhe ofron kujdes te standardit te larte dhe dokumenton punën e bere;
- Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
- Të jetë i/e kujdesshëm në evidentimin e çdo aktiviteti të zhvilluar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
- Të lexojë me kujdes rekomandimet e mjekut dhe ti aplikojë me përpikëri;
- Të ofrojë asistencën teknike dhe profesionale pacientëve, në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme;
- Të informojë përgjegjësit për të gjitha aktivitetet gjatë ndërrimit;
- Të jetë në gjendje të aplikojë të gjitha të arriturat më bashkëkohore të mjekësisë në përputhje me shkallën e profesionale;
- Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
- Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për Ministrinë e Shëndetësisë.
Shkollimi i kërkuar: Diploma Bachellor / Shkollës së Mesme Mjekësisë, Infermieri e Përgjithshme.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Licenca valide e punës;
- Aftësi të mjaftueshme që lidhen me nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore;
- Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);
III.
- Titulli i vendit të punës: Staf teknik dhe mbështetës (75 vende)
- Koeficienti / Paga: 360.00 euro;
- Vendi i Punës: Institucione Publike Shëndetësore
- Afati i kontratës: Me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në mbështetje të stafit mjekësor dhe qytetarëve në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19), në pajtim me Manualin e Qeverisë;
- Komunikon ne mënyrë efektive me individin/pacientin apo familjen dhe ofron kujdes te standardit te larte dhe dokumenton punën e bere;
- Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
- Të ofrojë asistencën teknike dhe profesionale, në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme;
- Të informojë përgjegjësit për të gjitha aktivitetet gjatë ndërrimit;
- Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
- Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për Ministrinë e Shëndetësisë.
Shkollimi i kërkuar: Diploma e Shkollës së Mesme.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Patent shoferi, kategoria B;
- Aftësi të mjaftueshme që lidhen me vendin e punës;
- Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19 dhe .
Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 02.02.2021 deri 11.02.2021
Paraqitja e kërkesave: CV-ia e plotësuar dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma, Licenca dhe dëshmitë për përvojën profesionale të punës), të skanuara, dergohen në imell adresën: dbnjmsh@rks-gov.net .
Në kërkesën për aplikim duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës, numri i referencës dhe nr. i kontaktit.
Kërkesat e pa kompletuara dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.