Konkurs për shofere(ë) në ofrimin e shërbimit taksi

e taxi logo e1653492066665
ETAXI
Publikuar
25/05/2022
Skadon
17/06/2022
Lokacioni
Prishtinë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

PËRSHKRIM I SHKURTË:

Jemi në kërkim të shofereve(ëve) për të ofruar shërbimin taksi - transportin e pasagjereve(ëve) në mënyrë të rehatshme, të sigurtë dhe me kohë.

Kompania është e interesuar të punësoj kryesisht shofere me qëllim të fuqizimit ekonomik të gruas dhe pjesëmarrjës në sektorin e transportit të udhëtarëve. Prandaj, përparësi do të kenë aplikimet e pranuara nga gratë dhe vajzat e interesuara.

Përgjegjësitë e shofereve(ëve) përfshijnë organizimin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së veturave në intervale të rregullta, planifikimin e itinerarit sipas kushteve të rrugëve dhe trafikut dhe menaxhimin e pagesave.

Synojmë që të na ndihmoni në ofrimin e një shërbimi cilësorë, me theks të veçant në kujdesin për klient dhe kënaqshmërinë e tyrë.

Për t'u marrë parasysh aplikimi juaj, duhet të keni patent shoferi valid të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Kosovës si dhe historik të pastër të ngasjes/vozitjes pa kundërvajtje në trafik gjatë 12 muajve të fundit. Të keni parasysh se kandidatët nuk duhet të posedojnë veturat e tyre, kompania do të ofroj veturat e saj.

PËRGJEGJËSITË:

  • Planifikon itinerarin paraprakisht për të siguruar një udhëtim të përshtatshëm
  • Merr pasagjeret(ët) nga pika e dëshiruar dhe në kohën e kërkuar
  • Procedon pagesat dhe lëshoni fatura/kupona fiskal
  • Ndihmon pasagjeret(ët) në ngarkimin dhe shkarkimin e valixheve
  • Përcjellë njoftimet/raportet nga baza rreth kushteve atmosferike dhe të trafikut për planifikim më të mirë
  • Përshtatë itinerarin për të evituar trafikun e ngarkuar ose punimet në rrugë sipas nevojës
  • Përgjigjet në kërkesat e pasagjerëve rreth lagjes apo vendeve me interes në Prishtinë
  • Kufizon komunikimet me pasagjere(ë) vetëm në adresimin e kërkesave të tyre
  • Sigurohet që të gjitha ulëset në vetura janë pastra dhe të rehatshme për të gjithë pasagjeret(ët)
  • Cakton kontrollën e rregullt të veturave dhe raportoni çdo defect apo parregullësi
  • Rezervon shërbimin e auto-larjes dhe pastrimit gjeneral të veturës për mirëmbajtje të pastërtisë së hapësirës së brendshme dhe të jashtme të veturave

KËRKESAT DHE AFTËSITË:

  • Përvojë e ngasjes së veturës (nuk kërkohet përvojë paraprake si shofere(ë) për transport të udhëtarëve)
  • Patent shoferi valid
  • Historik të pastër të ngasjes/vozitjes pa kundërvajtje në 12 muajt e fundit
  • Mprehtësi në të pamur (e përcaktuar me vizitë tek oftalmologja(u) pas përzgjedhjes së kandidates/it)
  • Njohuri e përdorimit të telefonave të mençur në sistemet Android ose iOS
  • Njohuri e operimit të sistemeve GPS të navigimit
  • Njohuri e zonave dhe lagjeve të Prishtinës
  • Aftësi të ngritjes së pakove të rënda ose valixheve të kufizuara deri në 20kg
  • Disponueshmëri për punë në fundjava apo në ndrrimin e natës në raste të veçanta
  • Prirje për sjellje të mirë dhe profesionale
  • Aftësi për të mirëmbajtur qetësinë në situata stresuese gjatë ngasjes (p.sh. trafik i ngarkuar)
  • Aftësi të komunikimi bazik në gjuhë angleze, përveç gjuhës shqipe
  • Diplomë të shkollës së mesme

APLIKIMI:

Kandidatet(ët) e interesuar duhet të plotësojnë aplikimin duke vizituar faqen: https://etaxi-ks.com/konkurs-shofere/. Aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 17.06.2022 në ora 24:00.

Kontakti i drejtpërdejtë me kompaninë nuk është i mundur. Vetëm aplikacionet e plota do të konsiderohen dhe kompania do të njoftoj vetëm kandidatet(ët) e përzgjedhura.

PYETJET E SHPESHTA

Çfarë bën një shofer(e)?

Një shofer(e) do të sigurojë sigurinë dhe komoditetin e pasagjereve(ëve) të saj duke ofruar shërbimet e transportit. Shoferet(ët) do të përcaktojnë itinerarin e udhëtimit para se të largohen nga baza ose vendparkimi i tyre. Ato/Ata do të marrin këdo që e kërkon shërbimin e transportit në një kohë të rënë dakord dhe ndoshta do t'i ndihmojnë ata të ngarkojnë ose shkarkojnë bagazhet sipas nevojës gjatë çdo udhëtimi. Ndërkohë ato/ata do të dëgjojnë me kujdes përditësimet e trafikut për t'i mbajtur pasagjeret(ët) e tyre në orar drejt arritjes në destinacion.

Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e një shofere(i)?

Përgjegjësia kryesore e shoferes(it) është të transportojë në mënyrë të sigurt ngarkesën ose pasagjerët nga një vend në tjetrin. Ato/Ata duhet të ndjekin rregullat e trafikut dhe të drejtojnë veturat në mënyrë korrekte, duke u siguruar që të ketë mbushje të mjaftueshëm në bateritë e veturës gjatë gjithë kohës drejt destinacionit të tyre. Shoferet(ët) do të kujdesen për mirëmbajtjen e pastërtisë së brendshme të veturave përpara se të mbërrijnë në pikën e marrjës së pasagjereve(ëve) sipas kufizimeve kohore dhe rregullave të përcaktuara nga pasagjerja(i) dhe rregulloret e kompanisë.

Çfarë e bën një shofer(e) të mirë?

Një shofer(e) e/i mirë ka aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës, gjë që e ndihmon të jetë efikas në punën e saj/tij. Ato/Ata posedojnë aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal, kështu që mund të krijojnë marrëdhënie si në aspektin profesional ashtu edhe personal gjatë udhëtimit, duke mirëmbajtur rregullat dhe praktikat e sigurisë të drejtimit të automjetit në çdo kohë.

Me kë punon një shofer(e)?

Shoferet punojnë me një sërë klientësh që kanë nevojë për transport. Ato/Ata përfaqësojnë kompaninë dhe shpesh bashkëpunojnë me kolegë dhe profesionistë të tjerë të pozicionuar në bazë apo shërbimet e mirëmbajtjes së veturave.

Shpalljet e ngjashme

27/06/2022
Drejtor/e i/e QKMF   Viti e re
27/06/2022
Zyrtar/e për Rini   Kamenicë e re
27/06/2022