
Përshkrimi
RN00008824
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 15/04/2022
Afati për aplikim: 16/05/2022 - 30/05/2022
Bazuar në dispozitat e Statutit dhe akteve të brendshme të Universitetit, vendimin e Senatit nr. 01-127, vendimin e KD-së nr. 01-148; si dhe dispozitat e nenit 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, dispozitat e nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë nr. 04/L-037, dispozitat e nenit 67, 68 të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Universiteti “Ukshin Hoti” shpall:
NJOFTIM PËR KONKURS
për
RIEMËRIM / AVANCIM TË PERSONELIT AKADEMIK
FAKULTETI EKONOMIK
Një mësimdhënës për lëndët (riemërim / avancim):
- Kontabiliteti financiar I (baçelor, programi Administrim Biznesi, semestri parë, 4 orë ligjerata);
- Auditim (baçelor, programi Administrim Biznesi, semestri pestë, 3 orë ligjerata);
- Kontabiliteti financiar II (baçelor, programi Administrim Biznesi, semestri dytë, 4 orë ligjerata);
- Kontabiliteti financiar i avancuar (master, programi Administrim Biznesi, sem. dytë, 3 orë ligjerata);
Një mësimdhënës për lëndët (riemërim / avancim):
- Financat e korporatave (baçelor, programi Administrim Biznesi, semestri tretë, 3 orë ligjerata);
- Menaxhimi i financave të korporatave (master, programi Administrim Biznesi, sem. parë, 3 orë ligj.);
- Biznesi ndërkombëtar (baçelor, programi Administrim Biznesi, semestri dytë, 4 orë ligjerata);
- Biznesi ndërkombëtar (baçelor, programi Menaxhment Ndërkombëtar, semestri pestë, 2 orë ligjerata);
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE
Një mësimdhënës për lëndët (riemërim / avancim):
- Teknologjia dixhitale (programi TIT, semestri parë 19-03B07S-1O03, 2 orë);
- Hyrje në informatikë (programi SD, semestri parë, 19-03B06S-1O01, 2 orë);
- Arkitektura e kompjuterëve dhe sistemet operative (prog. TIT, sem. dytë, 19-03B07S-2O04, 2 orë);
- Sistemet e bazave të të dhënave (programi, TIT, semestri pestë, 19-03B07S-5O01, 2 orë);
- Modelimi i avancuar i të dhënave dhe bazave të të dhënave (programi, master SHKTK, semestri parë, 21-3-M-27-S1-O3, 2 orë);
- Menaxhimi i cilësisë (programi, TIT, semestri pestë, 19-03B07S-5Z01, 2 orë).
Një mësimdhënës për lëndët (riemërim / avancim):
- Siguria në TI (programi SD, semestri gjashtë, 19-03B06S-6O02, 2 orë);
- Siguria në rrjetet e TI (programi TIT, semestri pestë, 19—03B07S-5O02, 2 orë);
- Mjetet për siguri në internet (programi TIT, semestri pestë, 19-03B07S-5O04, 2 orë);
- Tema të zgjedhura nga siguria kompjuterike (prog. msc.SHKTK, sem. tretë, 21-3-M-27-53-O2, 2orë);
- Marketingu on-line (programi SD, semestri katër 19-03B06S-4Z03, 2 orë);
- Sigurimi i cilësisë së softuerit (programi SD, semestri pestë, 19-03B065-SZ02, 2 orë).
FAKULTETI JURIDIK
Një mësimdhënës për lëndët (riemërim / avancim):
- E drejta kushtetuese I (semestri dytë, 6 orë);
- ABC-ja e së drejtës dhe shteti (semestri parë, 6 orë);
FAKULTETI I FILOLOGJISË
Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
Një mësimdhënës për lëndët (riemërim / avancim):
- Morfologji 1 (semestri tretë, dega e Gjuhës dhe Leterësisë Shqipe);
- Morfologji 2 (semestri katër, dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe);
- Sintaksë 1 (semestri pestë, dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe);
- Sintaksë 2 (semestri gjashtë, dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe);
- Gjuhë shqipe 1 (semestri 1, dega e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze);
- Gjuhë shqipe 2 (semestri 2, dega e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze).
FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT
Një mësimdhënës për lëndët (riemërim / avancim):
- Silvikultura 1 (programi i Shkecave të Pyjeve dhe Mjedisit, semestri tretë, 3 orë ligjerata);
- Silvikultura 2 (programi i Shkecave të Pyjeve dhe Mjedisit, semestri katër, 3 orë ligjerata);
- Revitalizimi i pyjeve (programi i Shkecave të Pyjeve dhe Mjedisit, semestri pestë, 3 orë ligjerata);
- Mbrojtja e pyjeve nga zjarret (programi i Shkecave të Pyjeve dhe Mjedisit, sem. gjashtë, 3 orë ligjerata).
Një mësimdhënës për lëndët (riemërim / avancim):
- Prodhim shtazor (programi Agrobiznes, semestri dytë, 2 orë ligjerata);
- Menaxhimi i cilësisë së produkteve agroushqimore (programi Agrobiznes, sem. pestë, 2 orë ligjerata);
- Përpunimi i ushqimit dhe nutricioni (programi Agrobiznes, semestri pestë, 2 orë ligjerata);
- Menaxhimi i teknologjisë së prodhimit shtazor (programi menaxhim në Agrobiznes,sem. parë, 2 orë l.);
- Shkrim akademik (programi MN, Fakulteti Ekonomik, semestri katër, 4 orë ligjerata).
Kushtet dhe dokumentacioni për aplikim
Dokumentacioni për aplikim:
- Kërkesën dhe CV-në,
- Kopjen e diplomës përkatëse (për pozitën e mësimdhënësit diploma e tri niveleve të studimeve; ndërsa për pozitën e asistentit dy nivelet e studimit edhe certifikatën e notave) të noterizuar;
- Ekstraktin/certifikatën e lindjes (origjinale) dhe kopjen e letërnjoftimit;
- Dëshminë nga gjykata mbi të kaluarën penale (origjinale);
- Kandidatët të cilët janë të punësuar në ndonjë institucion të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës duhet të paraqesin edhe vendimin për zgjedhjen e fundit si dhe raportin mbi vlerësimin e performancës (nëse aplikohet).
- Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë;
- Dëshmi mbi njohjen e gjuhës angleze ose ndonjë gjuhe tjetër/ përparësi.
- Kandidatët që kanë doktoruar, magjistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT-i, në të kundërtën do të konsiderohet e pakompletuar dosja e aplikantit.
Afati dhe mënyra e aplikimit
- Afati për aplikim sipas këtij konkursi është nga data. 16. 5. 2022 - 30. 5. 2022 ora 15:00.
- Paraqitja e dokumenteve bëhet në njësitë përkatëse akademike duke dorëzuar kopjen fizike si dhe të skanuara në CD; e njëjta në kopje elektronike e dërgohet edhe në e-mail-in zyrtar: apliko.upz@uni prizren.com.
- Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato që janë të pakompletuara apo të parregullta nuk do të pranohen në konkurs (nuk do të shqyrtohen nga komisioni përkatës).
- Njoftimin mund ta gjeni në portalin e konkurseve: konkursi.rks-gov.net si dhe Konkursin (pas hapjes për aplikim) në faqen zyrtare të Universitetit: www.uni-prizren.com.
Procedura e zgjedhjes së kandidatëve dhe e drejta e ankesës
Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve sipas këtij konkursi dhe e drejta e ankesës realizohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”, Rregullores për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik (të cilën mund ta gjeni në faqen zyrtare: https://uni-prizren.com) dhe aktet tjera nënligjore.