Konkurs për rekrutimin e kadetëve 2022/2023

64x64 ministria e mbrojtjes 150x150 1
Ministria e Mbrojtjes
Publikuar
25/05/2022
Skadon
24/06/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Duke bazuar në nenin 5 të Ligjit Nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit Nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe nenin 11, paragrafi 4 i   Rregullores Nr.03/2020 për Rekrutim në FSK, Rregulloren Nr.01/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e  Rregullores Nr.03/2020 për Rekrutim në FSK si dhe duke pasur për bazë ofertat e shteteve partnere nga Republika e Turqisë, Republika e Kroacisë dhe Republika e Maqedonisë Veriore, Ministria e Mbrojtjes shpall:

K O N K U R S
Për rekrutimin e kadetëve për vitin 2022/2023

Ministria e Mbrojtjes bën pranimin e kadetëve të cilët do të studiojnë  në këto qendra universitare:

  • Forca e Sigurisë së Kosovës ;
    Akademia e Mbrojtjes – QSU - 22 kandidatë
  • Republika e Turqisë;
    Akademia Ushtarake - 6 kandidatë
    Akademia Mjekësore - 2 kandidatë
  • Republika e Kroacisë;
    Menaxhimi dhe  Lidershipi Ushtarak - 2 kandidat
  • Republika e Maqedonisë Veriore;
    Akademia Ushtarake 1 kandidat

I). PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË QENDRËN PËR STUDIME UNIVERSITARE TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS

Kandidati që aplikon për  pranim në Qendrën për Studime Universitare në FSK duhet:

  • Të jetë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të kenë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;
  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të jetë i moshës 18 - 21 vjeçare në datën e aplikimit;
  • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra;
  • Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze;
  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht deri ne fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen).
  • Të ketë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm ‘’shumë mirë’’ e më lart.

Testet që aplikohen për pranim në Qendrën për Studime Universitare në FSK:

  • Ese në gjuhen angleze;
  • Testi fizik;
  • Testi për koeficient të inteligjencës - IQ test;
  • Testi i njohurive të përgjithshme;
  • Testi i gjuhës Angleze në FSK (ECL);
  • Intervista;
  • Testi mjekësor;
  • Testi TOEFL dhe matematikë;
  • Testi i karakterit (java Zero).

II). PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Kandidati që aplikon për  pranim në  Akademinë  Ushtarake të Republikës së Turqisë duhet:

  • Të jetë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të kenë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;
  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të jetë i moshës 18 - 21 vjeçare në datën e aplikimit;
  • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra;
  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht deri ne fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen).
  • Gjuha angleze ( e deshirueshme)

Testet që aplikohen për pranim në  Akademinë e  Ushtarake Tokësore të Republikës së Turqisë:

  • Testi fizik;
  • Testi i inteligjencies;
  • Testi i njohurive të përgjithshme:
  • Testi kualifikues akademik (në gjuhën turke);
  • Testi në gjuhën turke;
  • Intervista;
  • Kontrolli mjekësor.

III) PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE/UNIVERSITETI I ZAGREBTIT TË REPUBLIKËS SË KROACISË 

Kandidati që aplikon për pranim në Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë duhet;

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të kenë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;
  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të jetë i moshës 18 - 21 vjeçare në datën e aplikimit;
  • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra;
  • Të mos jetë nën hetime/akuza penale (pa procedura të vazhdueshme/tanishme);
  • Të ketë një dëshmi të verifikimit në lidhje me hetimet/akuzat penale (pa verdiktin përfundimtar për akuzat penale) vërtetimin nga gjykata;
  • Të përmbushë kriteret mjekësore, psikologjike, fizike dhe të sigurisë për kadet;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës kroate (meqenëse programet e studimit janë në gjuhën kroate);
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze ( e dëshirueshme);
  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht deri ne fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen).

Testet që aplikohen për  pranim në Akademinë e  Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë:

  • Intervista fillestare në gjuhën kroate;
  • Testi me shkrim i njohurive në gjuhën kroate;
  • Testi fizik;
  • Testi i inteligjencies;
  • Testi i njohurive të përgjithshme:
  • Intervista;
  • Kontrolli mjekësor;

Procedurat e detyrueshme para regjistrimit të kandidatëve në Akademinë e  Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë:

Kandidati sjell në intervistë:

  • Certifikatën e sjelljes së mirë;
  • CV-në në gjuhën kroate (formati Evropës);
  • Pyetësorin e plotësuar për kontroll të sigurisë - Niveli III;
  • Formularin dhe certifikatën e përmbushur dhe të certifikuar për nivelin e aftësive fizike dhe psikologjike.

Pas pranimit të informacioneve në lidhje me pranimin e kandidatit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, kandidati është i detyruar t’i përmbushë pikat në vijim:

  • Të regjistrohet si një përdorues i ri në faqen e internetit www.postani-student.hr,
  • Gjatë procesit të regjistrimit, përdoruesi do të pranojë përmes mesazhit (SMS) mbiemrin e tij, fjalëkalimin, PIN dhe TAN,
  • Hyrje në të dhënat personale dhe informacionet e edukimit;
  • Hyrje në notat e të gjitha lëndëve që ai/ajo ka pasur në shkollën e mesme;
  • Regjistrohu për programin e dëshiruar të studimit.

Regjistrimi: Kandidati i pranuar në Akademinë e  Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë duhet t’i dorëzojë këto dokumente sipas afateve të udhëzuara nga Ministria e Mbrojtjes:

  • Dëshmi e shtetësisë sipas të cilave kandidati aplikon (kopje të pasaportës të certifikuar nga një noter publik);
  • Dëshmi e përfundimit të shkollës së mesme - kopje të certifikatave shkollore për çdo vit të shkollës së mesme me përkthim të vërtetuar në gjuhën kroate;
  • Kopje e lëshuar e diplomës shkollore me përkthim të vërtetuar në gjuhën kroate.

IV). PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË VERIORE

Kandidati që aplikon për  pranim në  Akademinë e  Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore duhet:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;
  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të jetë i moshës 18 - 21 vjeçare në datën e aplikimit;
  • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra;
  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (në rast përzgjedhjeje kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht deri ne fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen).
  • Gjuha angleze ( e deshirueshme)

Shënim; Programi i studimeve zhvillohet në gjuhen maqedonase të cilit do ti paraprijë një kurs një mujorë në gjuhën maqedonase.

Testet që aplikohen për pranim në Akademinë e  Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore:

  • Testi fizik;
  • Testi i inteligjencies;
  • Testi i njohurive të përgjithshme:
  • Intervista;
  • Kontrolli mjekësor;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Diploma e shkollës së mesme së bashku me dëftesat për të gjitha vitet  e shkollimit të mesëm( kopje të vërtetuara),
  • Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (origjinali); (jo më të vjetër së gjashtë (6) muaj);
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;
  • Foto për aplikacion.

E drejta në ankesë

  • Të drejtën e ankesës e ka çdo kandidatë pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës. E drejta për ankesë aplikohet për të gjitha llojet e testimit ku është përgjegjës FSK-ja dhe nuk aplikohet për llojet dhe fazat e testimit të vendosura nga akademitë e vendeve pritëse.
  • Rezultatet publikohet në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK dhe kandidatet e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit 2 ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit.

V). KUSHTET TJERA:

  • Për t’u marrë në konsideratë gjatë aplikimit, diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  • Përzgjedhja për kadetë është e kushtëzuar me kalimin e suksesshëm të procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës. Mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shkollimit në çdo kohë.
  • Kandidatët e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me  FSK-në, me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës etj. Mospërmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilido vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.
  • Pjesëtarët e FSK-së, në rast të përzgjedhjes për kadetë të FSK-së, nënshkruajnë kontratën e shkollimit për kadetë dhe marrin statusin e kadetit, duke përfshirë edhe pagën e kadetit.
  • Nuk kane te drejte aplikimi kandidatet te cilët kanë ose kanë pasur statusin e kadetit të FSK-së në qendrat e studimeve ushtarake brenda dhe jashtë vendit.
  • Gjatë procesit të konkurrimit dhe testimit, kandidatët duhet të zbatojnë  të gjitha masat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID 19. Rekomandohet mbajtja maskave dhe distancës fizike.

Vlera  e testeve në rezultatin përgjithshëm për pranim në QSU;

  • Ese në gjuhen angleze; 5%
  • Testi fizik; 20%
  • Testi për koeficient të inteligjencës - IQ test; 20%
  • Testi i njohurive të përgjithshme; 15%
  • Testi i gjuhës Angleze në FSK (ECL); 10%
  • Intervista; 10%
  • Testi TOEFL dhe matematikë; 20%

Vlerat e testeve për në Akademinë Ushtarake të Republikës Turqisë, Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebtit të Republikës së Kroacisë, Akademinë Ushtarake të  Republikës së Maqedonisë Veriore, mund të ndryshohen dhe përcaktohen nga Bordi Përzgjedhës.

Kandidatët që janë në procese të testimit në testin kombëtar të maturës shtetërore mund të aplikojnë me kusht që diplomat e tyre të shkollës së mesme t’i sjellin jo më vonë se java e parë e muajit korrik, në të kundërtën do të eliminohen nga gara.

Afati i konkurrimit;

  • Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 06.2022 deri më 23.06.2022.

Si të aplikoni;

Aplikimi dhe njoftimi për kadet te FSK-së është online  në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org//  si dhe  njoftimi për shpalljen e konkursit munde ta shikoni edhe në web faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 603-355/199.

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.