Konkurs për rekrutët e rinj të FSK (840)

64x64 ministria e mbrojtjes 150x150 1
Ministria e Mbrojtjes
Publikuar më
21/10/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Vazhdohet afati i konkursit për aplikim për ushtarë të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara për tu bërë ushtarë të FSK-së se afati i konkursit për rekrutim vazhdohet deri më datën 22.11.2021.

Të gjithë kandidatët të cilët deri më tani kanë konkurruar, nuk kanë nevojë për rikonkurrim.

Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, ju lutemi të klikoni në linqet:
https://mod.rks-gov.net
https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të rinjve dhe të rejave, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, iu garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatim të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.

Duke bazuar në nenin 5 të Ligjit Nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit Nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Rregulloren Nr. 03/2020 për Rekrutim në FSK, dhe  Rregulloren Nr.01/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e  Rregullores Nr.03/2020 për Rekrutim në FSK, Ministria e Mbrojtjes shpall: 

KONKURS

Për rekrutimin e tëtëqindekatërdhjetë (840) rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Grada; Rekrut/OR-1
Statusi: Aktiv
Vendi: FSK

Kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1 të FSK-së janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të ketë figurë të pastër dhe të mos ketë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të jetë i moshës 18 - 23 vjeç në datën e aplikimit;
  • Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra;
  • Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun. (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik, në të kundërtën do të diskualifikohen).

Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes: 

  • Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve;
  • Testi fizik; 
  • Testi i inteligjencies dhe Testi i njohurive të përgjithshme: 
  • Intervista;
  • Kontrolli mjekësor;  

Kalimi me sukses i testit paraprak është kusht për të drejtën e testimit në fazën vijuese.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Diploma e shkollës së mesme /e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
  • Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (origjinali);
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;
  • Dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

Shënim: Kandidatët duhet të ofrojnë informata të sakta gjatë procesit të rekrutimit. Dhënia e informatave të rrejshme kurdo që zbulohet, gjatë procesit të rekrutimit apo gjatë shërbimit në FSK, rezulton me largim nga FSK-ja.

E drejta në ankesë

  • Të drejtën e ankesës e ka çdo kandidat pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës. 
  • Rezultatet publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK dhe kandidatët e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit 2 ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit.

   Konfirmimi i pranimit në FSK;

  • Pastërtia e Figurës; Kandidatët e përzgjedhur për rekrut i nënshtrohen procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës në pajtim me rregulloren përkatëse për pastërtinë e figurës, gjatë kohës sa rekrutet janë në stërvitjen bazë apo edhe pas dhënies së betimit. Mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shërbimit në çdo kohë.
  • Trajnimi Bazik; Pranimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës bëhet si rekrutë për kategorinë e ushtarëve. Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të trajnimit bazik, gjatë së cilës kohë, kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Pas përfundimit të trajnimit bazik, rekrutët marrin gradën e ushtarit.
  • Gjatë procesit të testimit, kandidatët duhet të zbatojnë  të gjitha masat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID 19. Rekomandohet mbajtja maskave dhe distancës fizike.

Afati i aplikimit i organizuar nga FSK;

  • Konkursi i rekrutimit për rekrutë të FSK-së do të jetë i hapur prej 21.10.2021 deri më 12.11.2021, ora 23:59

Si të aplikoni; 

Aplikimi dhe njoftimi për rekrut të FSK-së është online  në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply  si dhe  njoftimi për shpalljen e konkursit munde ta shikoni edhe në ëeb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për rekrutë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme