Konkurs për punëtorë sezonal (100)

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
21/10/2021
Qyteti
Gjakovë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KONKURS PER PRANIMIN E PUNETOREVE SEZONAL

21 Tetor 2021

Kërkohen rreth 100 puntorë për pune fizike në pastrimin e pyjeve në rajonin e Gjakovës me mundësi të punësimit të menjëhershëm. Projekti ka për qëllim të ndihmoj në promovimin e punësimit sezonal, duke zëvendesuar mazutin me mbetje pyjore me qëllim të gjenerimit të biomasës për ngrohje qendrore komunale ne Gjakove.

Punëtorët do të angazhohen me pune të rregullt për një periudhë kohore prej 3 muajsh, me mundësi vazhdimi. Inkurajohen të aplikojnë personat që janë të regjistruar pranë Zyrës Rajonale të Punësimit, personat nga kategoritë e cenueshme, personat në gjendje të rënduar socioekonomike si dhe personat e riatdhesuar.

Paralelisht me punën në teren, puntorët e angazhuar do të kenë mundësinë e ndjekjes së trajnimeve për aftësi të punësimit dhe orientim në karrierë të cilat do të ofrohen në bashkëpunim me GIZ-DIMAK.

Per aplikim dhe informata rreth kushteve të punës, ju lutem kontaktoni menjëherë në numrin e telefonit: 045 230 377.

Afati i fundit për aplikim është 29 tetor 2021. Puna fillon menjëherë.

Ky projekt mbështetet nga GIZ Gjerman, ndërsa zbatohet nga Development Group LLC dhe Shoqata Afariste e Gruas SHEERA në Gjakovë. Partnerë të projektit janë Komuna e Gjakovës, Ndërmarrja Publike Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovë, Zyra Rajonale e Punësimit dhe Agjencioni i Pyjeve.

Ky projekt mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), ndërsa zbatohet nga Development Group LLC dhe Shoqata Afariste e Gruas SHEERA në Gjakovë. Partnerë të projektit janë Komuna e Gjakovës, Ndërmarrja Publike Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovë, Zyra Rajonale e Punësimit dhe Agjencioni i Pyjeve.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

29/11/2021
Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021
Ciceron/e   Podujevë
26/11/2021
26/11/2021
26/11/2021