Konkurs për publikime shkencore në revista me faktor ndikimi

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
MASHTI
Publikuar
25/03/2022
Skadon
25/10/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Departamenti i Arsimit të Lartë dhe Shkencës, Këshilli Shkencor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në mbështetje të Ligjit nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore Shkencore dt. 28 mars 2013 (Gazeta zyrtare nr. 11/02 maj 2013) dhe Udhëzimit administrativ nr. 01/2017, dt. 30.01.2017 për mbështetjen financiare për aplikim të fondeve nga  MASHTI për botime dhe publikime shkencore në revista me faktor ndikimi, shpall:

KONKURS

(Për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore në revista me faktor ndikimi  për vitin 2022)

  • MASHTI/ DALSh,  mbulon shpenzimet e publikimeve për revista shkencore të indeksuara në Web of Science dhe Scoopus me faktorë ndikimi pozitiv të autorëve të cilët punën e tyre kërkimore e realizojnë në institucionet kërkimore-shkencore të Kosovës.
  • Financohen  botime / publikimet nga fushat prioritare shkencore të parapara në Programin Kombëtar të Shkencës:

Fushat shkencore prioritare për aplikim:

  1. Burimet Natyrore, Energjia dhe Mjedisi.
  2. Prodhimi Bujqësor.
  3. Studimet Mjekësore.
  4. Studimet Ekonomike dhe Sociale.
  5. Studimet Gjuhësore, Kulturore dhe Historike.
  6. Hulumtime ndërdisiplinare për Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit.

Kush mund të aplikojë ?

  • Aplikimet për botime/ publikime të veçanta bëhen vetëm prej personit fizik.
  • Merren parasysh botimet/publikimet e individëve dhe institucioneve që e ushtrojnë veprimtarinë shkencore në Republikën e Kosovës.
  • Aplikimi bëhet vetëm prej autorit.

Për aplikim për botim duhet të plotësohen  këto dokumente:

  • Letërnjoftimi i aplikuesit (kopja)
  • Aplikacioni i plotësuar
  • Autori duhet të dëshmoj me shkrim se punimi i tij / saj, është i publikuar në Web of Science dhe Scoopus.
  • Deklaratë e noterizuar nga autori që punimi nuk është i botuar pjesërisht apo tërësisht më herët dhe që nuk ka sponsorë të tjerë.
  • Autori duhet ta dëshmoj transaksionin e pagesës.
  • Financohen vetëm dy punime të një autori të publikuara në revista që janë të indeksuara dhe të listuara në platformen Scoopus dhe Web of Science brenda një viti.
  • Mbulohen deri në 80% e shpenzimeve të publikimit.
  • Dëshminë nga Universiteti / Kolegji për punimin i cili nuk është rimbursuar nga ana e Institucionit ku autori punon.
  • Kërkesat tjera në bazë të UA për botime dhe publikime.

Konkursi mbetet i hapur nga:28.03.2022-25.10.2022

  • Aplikacioni me dokumentacion të kompletuar dorëzohet në arkivin e MASHTI, zyra nr.4,  ndërsa  të gjitha informatat rreth aplikimit merren në  zyrën  302/b, kati 3 te z. Fidan Kozhani.

Dokumentacionet e pakompletuara dhe aplikimi me vonesë  nuk shqyrtohen

Detajet e kontaktit;

Emri:  Fidan Kozhani
Posta elektronike :
e-mail: fidan.kozhani@rks-gov.net, Adresa postare :
Rr. Agim Ramadani p.n 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel.+381(0) 38 200 20123

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

Inspektor/e i/e Ndërtimit   Malishevë e re
20/05/2022
20/05/2022