Konkurs për projekte të vogla shkencore

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
MASHTI
Publikuar
28/03/2022
Skadon
15/04/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të Ligjit nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore Shkencore dt. 28 mars 2013 (Gazeta zyrtare nr. 11/02 maj 2013) dhe Udhëzimit administrativ nr. 26/2016 i dt. 22.11.2016 për grante për projekte të vogla shkencore, shpall:

KONKURS

(Për projekte të vogla shkencore)

Me të cilin ftohen institucionet kosovare të shkencës dhe shkencëtarët kosovarë të cilët përkrahen nga ndonjë institucion kërkimore-shkencor, që të konkurrojnë për përfitimin e granteve shkencore në këto kategori:

  • Projekte të vogla shkencore (5000 deri 10.000 euro për projekt, me kohëzgjatje prej 6 deri në 12 muaj). Realizimi i projektit mund të shtyhet edhe pas kësaj periudhe, në qoftë se nuk mund të realizohet për shkaqe kohore p.sh. kushteve atmosferike. Në këto raste, projekti vazhdon edhe në vitin tjetër.

Projektpropozimi preferohet (por jo domosdoshmërisht) t`u përkas fushave prioritare shkencore sipas Programit Kombëtar të Shkencës ku përfshihen:

  • Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi;
  • Prodhimi bujqësor dhe siguria e ushqimit;
  • Kërkimi mjekësor;
  • Studime ekonomike dhe sociale;
  • Studime gjuhësore, kulturore dhe historike;
  • Kërkime ndërdisiplinore për teknologjitë e komunikimit dhe informacionit.

Kushtet e veçanta të aplikimit:

  1. Aplikacioni i plotësuar dhe i nënshkruar nga bartësi dhe udhëheqësi i institucionit mbështetës dhe i vulosur;
  2. Kandidati duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  3. Letërnjoftimi i aplikuesit (kopja);
  4. Bartësi të jetë me doktoraturë;
  5. Tre hulumtues të cilët janë të punësuar në të njëjtin institucion mbështetës;
  6. Një ekspert i jashtëm i fushës;
  7. Inkuadrimi i së paku dy studentëve të masterit/doktoratës;
  8. Shkresë e veçantë nga dekani që projekti nuk është realizuar asnjëherë më parë në asnjë formë e nënshkruar dhe e vulosur;
  9. Deklarata e secilit pjesëmarrës veç e veç në projekt (e noterizuar) ku ai/ajo zotohet se do të angazhohet në kryerjen e aktiviteteve të parapara me projekt;
  10. Deklarata formale e ekspertit të jashtëm;
  11. Lista e botimeve (max. 5 faqe) e bartësit të projektit;
  12. CV dhe publikime të bartësit dhe hulumtuesve të angazhuar në projekt;
  13. Listën e shkurtesave;
  14. Lista e dokumenteve të dorëzuara;
  15. Projekti i dorëzuar në CD/ USB;

Aplikim i suksesshëm është çdo aplikim që i plotëson kushtet e parapara me konkurs dhe UA për aplikim në projektet  e vogla shkencore.

Financimi:      

Kohëzgjatja:  minimale 6 muaj; maksimale 12 muaj.

Granti mbulon këto shpenzime që lidhen me projektin: pajisje të posaçme (pajisje laboratorike, mjete shpenzuese, softverë, libra, etj.), vizita afatshkurtra, konferenca ku prezentohen rezultatet e projektit përfitues, shpenzime udhëtimi dhe akomodimi, shpenzime të punës në terren, shpenzime për këshilltarët e jashtëm, pagesa për studentë të angazhuar në projekt.

Dorëzimi i dokumenteve:

Dorëzimi i dokumenteve bëhet në zyrën numër 4 në arkivën e MASHTI, ndërsa formulari dhe dokumentacioni shtesë për këtë grant mund të shkarkohen në ëebfaqen e MASHTI: www.masht.rks-gov.net.

Dërgimi i aplikacionit  duhet të ketë këtë përmbajtje: Aplikimi për projekte të vogla shkencore, së bashku me emrin dhe mbiemrin tuaj apo emrin e institucionit.

Afati për konkurrim për kategorinë projekte të vogla shkencore do të jetë nga data 28.03.2022 deri më datën 15.04.2022.

Kriteri i vlerësimit:

Aplikacionet të cilat nuk i përmbajnë të gjitha dokumentet e kërkuara do të refuzohen automatikisht.

Aplikimet të cilat e kalojnë vlerësimin teknik/administrativ, do të vlerësohen në këshillat e fushave shkencore në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Arritshmëria shkencore dhe origjinaliteti i propozimit (cilësia e rezultateve të pritura, potenciali inovativ, cilësia dhe efikasiteti i metodologjisë, realizueshmëria);
  • Cilësia shkencore e partnerëve të projektit;
  • Prirja ndërdisiplinore e projektit;
  • Përbërja e stafit (p.sh përfshirja e hulumtuesve të rinj dhe femra);
  • Kapacitetet menaxheriale dhe financiare si dhe përkushtimi ndaj parimeve të qeverisjes së mirë (llogaridhënia, efiçienca, mosdiskriminimi, pjesëmarrja dhe transparenca).

Përfituesit nga vitet e kaluara të cilat nuk i kanë përmbushur obligimet sipas kontratës së nënshkruar, nuk do të përkrahen në këtë konkurs.

Gjithashtu, udhëheqësi i projektit nuk mund të konkurroj me projekt të ri dhe nuk mund të jetë anëtar i ndonjë projekti tjetër përderisa nuk e ka përmbyllur projektin paraprak.

Udhëheqësi i projektit mund të jetë bartës i vetëm një projekti dhe që njëkohësisht nuk mund të jetë anëtar i ndonjë projekti tjetër.

Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimi me vonesë  nuk do të shqyrtohen.

Personi kontaktues:

Sebahate Jupolli Safçi
Tel: +381 (0) 38 213 189
E-mail: sebahate.jupolli@rks-gov.net
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Shpalljet e ngjashme