Konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë

policia e kosoves e1635416927745
Policia e Kosovë
Publikuar më
28/10/2021
Qyteti
Kosovë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit për Policinë, kreu V, neni 44, Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, kreu II, neni 8, Ligji për  Barazi Gjinore nr. 05/L-020, neni 5 dhe 6, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi nr. 05/L-021, neni 7, Udhëzimin Administrativ 01/2021 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, kapitulli III  neni 8, neni 9 pika 1 dhe 2, dhe Vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm datë:27/10/2021 me nr ref:  01/0847, Policia e Kosovës shpall: 

KONKURS

Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit. 

Vendi i punës: Policia e Kosovës 

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere: 

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  2. Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;  
  3. Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; 
  4. Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; 
  5. Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; 
  6. Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar); 
  7. Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike. 

Testet: 

  1. Testi me shkrim; 
  2. Testi i aftësive fizike; 
  3. Intervista; 
  4. Testi psikologjik; 
  5. Kontrollimi mjekësor; 
  6. Verifikimi i të kaluarës. 

Forma e aplikimit:  

Aplikimi në konkursin për zyrtarë policor është online përmes ueb faqes zyrtare të PK-së:  www.kosovopolice.com/shpallje/mundësi-punësimi

Në aplikim duhet bashkangjitur dokumentet e kërkuara si: 

  1. Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë, ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar  shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës e nostifikuar; 
  2. Dëshmi për kualifikime tjera;
  3. Certifikatën e lindjes/ekstrakt i lindjes;
  4. Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime; 
  5. Kopje e letërnjoftimit apo pasaportës 
  6. Një fotografi të formatit (5 x 5); 
  7. Dokumenti nga pika c dhe d të jenë të vlefshme dhe të nxirën pas datës së shpalljes së  konkursit. 

Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë 

  1. Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat; 
  2. Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave; 
  3. Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike; d) Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre; 
  4. Të hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre; 
  5. Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë sigurinë në komunikacion; 
  6. Të menaxhojë dhe të kontrollojë kufirin shtetëror; 
  7. Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe i) Të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin e Policisë. 

Zbatimi i vendimit të datës 27/10/2021 me nr ref: 01/0847 për zbatimin e masave të veçanta  të përkohshme afirmative 

Në këtë konkurs Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme afirmative me  qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim  të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës.  

Masat e veçanta të përkohshme afirmative që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në  procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të  rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë  pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore. 

Aplikimi për zyrtar policor bëhet online. Kandidatet e interesuar mund të aplikojnë përmes ueb faqes zyrtare të Policisë së Kosovës: www.kosovopolice.com nga data 28.10.2021 deri me datën  16.11.2021

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 038-5080 lokali: 1554  apo 1722 si dhe në 038/245-184, prej orës 09:00-15:00. 

Pas përzgjedhjes se aplikacioneve kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimet e  cekura më lart. 

Informimi i kandidatëve lidhur me çdo fazë të testimeve do të publikohet në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në tabelat e shpalljeve nëpër Drejtoritë  Rajonale dhe Stacionet Policore përkatëse. 

“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të  punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë  personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Ekspert/e profesional/e (7)   Prishtinë e re
01/12/2021
Praktikantë me pagesë (5)   Kosovë e re
01/12/2021
30/11/2021