
Përshkrimi
Komuna e Lipjanit bazuar në nenin 16 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 dhe në mbështetje të neneve të neneve 13 dhe 58 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr.03/L-040, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 28 e datës 4 qershor 2008, dhe neneve 40 e 41 të Statutit të Komunës së Lipjanit 15Nr.110 78095 i datës 24.12.2021 shpall konkurs për praktikantë me pagesë:
KONKURS PËR PRAKTIKANTË
- Titulli i vendit të Punës: Praktikant/ë – 32 ( tridhjetë e dy pozita ) nga drejtimet e cekura: Fakulteti Juridik, Ekonomist, Fakulteti i Bujqësisë, Sociologjisë, Psikologjisë, Inxhinier i Ndërtimtarisë, Arkitekturës, Elektros.
- Orari i plotë 40 orë në javë
- Kohëzgjatja e praktikes: 6 (gjashtë) muaj.
- Pagesa: 250 € (dyqind e pesëdhjetë euro) në muaj,
Dokumentet e kërkuara:
- Diploma Universitare dhe
- Dokumenti i identifikimit
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Të ketë njohuri të përgjithshme
- Të ketë aftësi komunikimi;
- Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të punës.
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).
Praktika profesionale synon përvetësimin efektiv të njohurive teknike, praktike dhe etike të profesionit. Aplikantët e suksesshëm do të sistemohen në Administratën e Komunës së Lipjanit dhe do të angazhohen të kryejnë detyrat e përgjithshme nëpër Drejtorate dhe sektorë për kryerjen e punëve profesionale. Pagesa e praktikantëve do të bëhet nga kategoria ekonomike - subvencionet e planifikuara për vitin 2022.
Data e mbylljes së konkursit 8 ditë nga shpallja në mjetet e informimit publik. Formularët e kërkesave janë në dispozicionin tuaj dhe mund t'i merrni në Qendrën për Shërbime me Qytetar në Komunë në sportelin Nr. 3 dhe po aty bëhet dorëzimi i aplikacioneve. Kërkesat e arritura pas afatit nuk do të shqyrtohen. Kërkesat e pakompletuara refuzohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
**Të drejte aplikimi kane të gjithë shtetasit e Republikës se Kosovës të moshës madhore të cilët kane zotësi për të vepriar, kane përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësi fizike qe kërkohet për pozitën përkatëse".