
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti)
Përshkrimi
Konkurs për praktikantë
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) hap konkurs për praktikantë.
Kriteret bazë për përzgjedhjen praktikantëve do të jenë:
- Diploma Bachelor (nga viti 2020 e më vonë),
- Nota mesatare gjatë studimeve,
- Aktivitet ekstrakurrikulare,
- Njohje e avancuar e MS Office.
Për të aplikuar duhet të dërgoni dokumentet në vijim:
- Biografinë (CV),
- Letërmotivimin në shqip,
- Certifikatën e notave (të skanuar) dhe
- Diplomën e skanuar.
në adresën elektronike: recruitment@trusti.org, me referencën:
“Konkurs për praktikantë 2022”
Konkursi është i hapur prej datës 29 prill deri më 16 maj 2022. Aplikacionet pa dokumentet e lartcekura nuk do të shqyrtohen.
Kandidatët mund t’i nënshtrohen një testi preliminar mbi njohuritë e tyre. Pas testit, do të përzgjidhen kandidatët për intervistë. Vetëm kandidatët e zgjedhur për intervistë do të kontaktohen.