Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës (6)

rtk kosove e1558652317876
Radio Televizioni i Kosovës
Publikuar
21/03/2022
Skadon
30/03/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RTK

shpall
K O N K U R S
për plotësimin e vendeve të lira të punës: 

Gazetar 2 (nr. 1027) – Redaksia në gjuhën boshnjake (Radio Kosova) - 1 pozitë 

Detyrat

  • Shkruan dhe përgatit lajmet për transmetim;
  • Prodhon kronika duke shfrytëzuar teknikën prodhuese përkatëse;
  • Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e kronikës;
  • Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve;
  • Përzgjedh materiale relevante për transmetim;
  • Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së eprorit;
  • Zhvillon intervista në studio dhe në lokacione të tjera;
  • Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës;
  • Mban kontakte të rregullta me palë për të siguruar informata të nevojshme për lajme;
  • Prodhon, monton dhe dërgon lajme me teknologji të re smart. 

Kushtet

  • Kualifikimi superior profesional;
  • Së paku gjashtë muaj përvojë në punë të ngjashme;
  • Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës amtare në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohuri e punës në kompjuter;
  • Kategoria “B” e vozitjes;
  • Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
  • Aftësi për të punuar qetë, nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së;
  • Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë.

Për këtë vend të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar, me periudhë provuese prej  tre muajve. 

Gazetar korrespondent (nr. 1008) – në Prizren (TV dhe Radio) - 1 pozitë    

Detyrat

  • Raporton për ngjarjet më të reja nga vendi i raportimit; 
  • Në koordinim me eprorin, vendos për planifikimin/mbulimin e ngjarjeve aktuale nga vendi i  raportimit;
  • Rishkruan dhe korrigjon raportet sipas kërkesës së eprorit;
  • Dërgon raporte relevante për transmetim. Përveç TV-së dhe Radios, shkruan dhe përgatit lajme  edhe për ueb-faqe;
  • Eshtë përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e kronikës;
  • Kontribuon në planifikimin dhe në mbulimin e ngjarjeve;
  • Përzgjedh materiale relevante për transmetim;
  • Zvillon intervista në bazë të kërkesës së eprorit;
  • Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës;
  • Prodhon, monton dhe dërgon lajme me teknologji të re smart;
  • Bën paraqitje live me mediat e reja sociale.

Kushtet

  • Kualifikimi superior profesional;
  • Së paku një vit përvojë në punë të ngjashme;
  • Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës amtare në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar/apo ndonjë gjuhe tjetër të  huaj;
  • Njohuri e punës në kompjuter;
  • Kategoria “B” e vozitjes;
  • Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
  • Aftësi për të punuar qetë, nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së;
  • Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë.

Për këtë vend të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar, me periudhë provuese prej  tre muajve. 

Gazetar korrespondent (nr. 1008) - në Malin e Zi / Ulqin (TV dhe Radio) - 1 pozitë  

Për këtë vend të punës është e paraparë Kontrata e punës për detyra specifike. 

Gazetar korrespondent (nr. 1008) - në Serbi / Preshevë (TV dhe Radio) - 1 pozitë    

Reporter televiziv (nr. 2606) – në Shqipëri / Tiranë (TV dhe Radio) 1 pozitë 

Detyrat

  • Hulumton tema dhe ngjarje të cilat kërkojnë angazhim të veçantë në një fushë specifike;
  • Është përgjegjës për kronikën e përgatitur dhe për burimin e informacionit; 
  • Propozon ide në mbledhje të redaksisë;
  • Merr pjesë aktive me propozime në baza ditore;
  • Bashkëpunon me producentët, xhiruesit dhe montazherët për cilësi të materialit;
  • Mban kontakte të rregullta me palë për të siguruar informata të nevojshme për lajme/emisione;
  • Koordinohet me eprorin për idetë, temat dhe bashkëbiseduesit;
  • Zhvillon intervista në studio dhe në lokacione të tjera për nevojat e lajmeve dhe emisioneve;
  • Përdor pajisje smart për realizimin dhe montimin e stories dhe është përgjegjës për cilësinë dhe  përmbajtjen;
  • Angazhohet në punë të tjera gazetareske me kërkesë të kryeredaktorit ose personit të autorizuar  nga ai.

Kushtet

  • Kualifikimi superior profesional;
  • Së paku dy vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Njohje e shumë mirë e gjuhës shqipe në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohje e shumë mirë e gjuhës angleze;
  • Njohuri e punës në kompjuter;
  • Kategoria “B” e vozitjes;
  • Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
  • Aftësi për të punuar qetë, nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë.

Për këtë vend të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar, me periudhë provuese prej  tre muajve. 

Mirëmbajtës-shtëpiak (nr. 2020) (RTK/TV dhe RTK 2) 1 pozitë 

Detyrat

  • Mirëmban tërë ndërtesën në të cilën është i sistemuar, përfshirë këtu edhe aneksin me të gjitha  zyrat dhe studiot;
  • Kryen të gjitha punët fizike të nevojshme si: riparimet, hap dhe rregullon të gjitha llojet e gypave  me rastin e instalimeve të kabllove të ndryshme;
  • Rregullon dhe mirëmban gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit në ndërtesë;
  • Riparon të gjitha prishjet në inventarin e ndërtesës dhe sistemin e klimës;
  • Mirëmban dhe përkujdeset për sistemin e ngrohjes qendrore të ndërtesës;
  • Kujdeset për lajmërimin me kohë për furnizim me naftë për ngrohje;
  • Mirëmban oborrin dhe pjesët e aneksit;
  • Asiston në bartjen e orendive të zyrave;
  • Përkujdeset që me kohë të lajmërojë për të gjitha prishjet dhe me kohë t'i evitojë ato në  bashkëpunim me kolegët e tjerë në njësi;
  • I përgjigjet thirrjes së sektorëve për të asistuar për punë të ndryshme.

Kushtet

  • Kualifikim i mesëm profesional;
  • Së paku gjashtë muaj përvojë në punë të ngjashme;
  • Kategoria "B" e vozitjes;
  • Njohuri për mirëmbajtje dhe punime fizike;
  • Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
  • Aftësi për të punuar qetë, nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së.
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë.

Për këtë vend të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar, me periudhë provuese prej  tre muajve.

Kandidatët duhet të dorëzojnë:  

  • një CV; 
  • dëshmitë e kualifikimit në origjinal ose të noterizuara;
  • certifikatë e lindjes, në origjinal ose e noterizuar;
  • një kopje të letërnjoftimit;
  • një letër motivuese;
  • dy referenca;
  • dëshmi të përvojës;
  • dëshmi që nuk kanë qenë të dënuar për vepër penale dhe që nuk është nën hetime (të lëshuar gjatë  muajit të fundit para aplikimit), në origjinal ose të noterizuar;
  • aplikacionin i cili duhet të shkarkohet nga ueb-faqja e RTK-së:

https://www.rtklive.com/sq/docs/2022-02-05/231.doc 

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes e-mail  adresës: konkurs@rtklive.com, deri më 30.03.2022 në orën 16:00. 

Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.  Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merren në konsiderim.

Shpalljet e ngjashme