Konkurs për personel akademik

Universiteti i Mitrovices Isa Boletini UMIB e1599837814371
Universiteti i Mitrovicës
Publikuar më
11/09/2020
Qyteti
Mitrovicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të Vendimit të Senatit nr. 1091, të datës 4.9.2020, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” shpall:

KONKURS

Për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”

Fakulteti i Gjeoshkencave

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Matematika I dhe II (Gj +X+ MM)
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologjia e shfrytëzimit nëntokësor, Ndërtimi i objekteve minerare dhe tunelet, Dimenzionimi dhe Shfrytëzimi i shtyllave dhe pllakave mbajtëse, Gjeoinekanika e aplikuar.
  3. Një asistent për lëndët: Fizika eksperimentale I (Metalurgji), Fizika eksperimentale II (Metalurgji), Fizika e përgjthshme (Xehetari), Fizikë (Gjeologji)
  4. Dy asistentë për gruplëndësh në Metalurgji dhe Materiale
  5. Një asistent për gruplëndësh në Xehetari
  6. Një asistent për lëndët: Matematika I dhe II (Gj +X+ MM)

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Fizika, Fizika I, Fizika 11, Energjetika e proceseve në industri, Monitorimi i ndotjeve radioaktive
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Kimi organike I (ITU+T), Kimia organike II (1TU+T), Kromatografia (HPLC, e gaztë)
  3. Një mësimdhënës për lëndët: Operacionet mekanike, Reaktorët kimikë, Energjetka e proceseve në industri, Korrozioni dhe mbrojta nga korrozioni, Veshjet metalike.
  4. Një asistent për lëndët: Kimi organike I (ITU+T), Kimia organike II (ITU+T), Kimia e përgjithshme (ITU+T), Kimia inorganike (ITU+T)
  5. Një asistent për lëndët: Materialet me prejardhje shtazore, Shkenca e ushqimit, Kontrolli i cilësisë së ushqimit, Teknologjia e përpunimit të mishit, Shkenca e ushqimit II, Kontrolli i cilësisë së produkteve ushqimore, Inxhinieria ushqimore, Teknoloijia e përpunimit të mishit dhe vezëve, Inxhinieria enzimatike, Proceset bioteknologjike në industrinë ushqimore

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike

  1. Një mësimdhënës për lëndët e Ekonomisë
  2. Një mësimdhënës për lëndët e Informatikës
  3. Një mësimdhënës për lëndët e Fizikës
  4. Një mësimdhënës për lëndët: Programimi, Programimi i orientuar në objekte, Rrjetat kompiuterike, zhvillim dhe programim në ëeb, sistemet e databazave dhe siguria në IT.
  5. Një asistent për gruplëndësh nga Makineria Prodhuese

Fakulteti Juridik

  1. Një mësimdhënës për lëndët: E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Organizatat ndërkombëtare, E drejta ndërkombëtare publike, E drejta e Unionit Europian, Teoria e marrëdhënieve ndërkombëtare, Tema të zgjedhura nga e drejta e BE.
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Ekonomia, Politika ekonomike, Analiza ekonomike e së drejtës, Financat dhe e drejta financiare, Klinika juridike fiskale.
  3. Një mësimdhënës për lëndët: Historia e institucioneve shtetërore dhe juridike, Kriminalistikë, E drejtë Penale, E drejta penale e avancuar, Etika e së drejtës.
  4. Një mësimdhënës për lëndët: Fillet e së drejtës, E drejta administrative, E drejta e punës, Teoria dhe praktika parlamentare, E drejta kushtetuese krahasuese.
  5. Një asistent për lëndët: Kriminalistikë, E drejta penale, E drejta penale e avancuar, E drejta e procedurës penale, Kriminologji me penologji, Viktimologji, Procedura penale e avancuar, Shkrim akademik.

Fakulteti Ekonomik

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Kontabiliteti financiar, Menaxhment financiar, Tregje dhe institucione financiare, Kontabilitet tatimor, Menaxhmenti riskut dhe sigurimet.
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Statistika biznesore, Financat publike, Menaxhimi kulturor, Ekonomia e Kosovës dhe BE-së.
  3. Një mësimdhënës për lëndët: Informatikë biznesore, Biznesi elektronik, Menaxhimi i informacionit dhe teknologjisë, Analiza e të dhënave për hulumtime në biznes.

Fakulteti i Edukimit

  1. Një mësimdhënës për gruplëndësh nga Matematika - Programi Fillor: Matematika elementare I, Matematika elementare II , Metodologji e mësimit të matematikës I , Metodologji e mësimit të matematikës II
  2. Një mësimdhënës për gruplëndësh nga Pedagogjia - Programi Fillor: Fizolofi e edukimit, Zhvillimi i kurrikulave, Vlerësimi në arsim, Menaxhimi i klasës, Tendencat bashkëkohore në arsim.
  3. Një mësimdhënës për gruplëndësh nga Pedagogjia - Programi Parashkollor: Edukimi parashkollor me praktikë pedagogjike, Shkathtësitë e mësimit akademik, Gjithpërfshirja në edukimin parashkollor, Plani ndividual në edukim, Vështirësitë në të nxënë.
  4. Një asistent për gruplëndësh nga pedagogjia - Programi Fillor: Metodologji e përgjithshme me praktikë 1, Praktika pedagogjike II me metodologji, Filozofi e edukimit, Praktika pedagogjike me metodologji III, Zhvillimi i kurrikulave, Vlerësimi në arsim.
  5. Një asistent për gruplëndësh: Komunikimi në arsim, Shkathtësitë e nrësimit akademik, Shkathtësitë e komunikimit me fëmijë, Praktika pedagogjike II me metodologji të edukimit, Shkencat shoqërore në edukim parashkollor, Vlerësimi në edukimin e hershëm, Strategjitë e edukimit parashkollor.

 

Kushtet e përgjithshme

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhjen e personelit akademik janë të përcaktuara në dispozitat e Statutit të UMIB-it, Rregullores nr. 1201, dt. 11.9.2018 për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, avancimin e personelit akademik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe UA të MPMS nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.

Dokumentet e nevojshme për aplikiin

  1. Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t'i paraqesin këto dokumente:
  2. Kërkesën për aplikim dhe biografinë (CV);
  3. Certifikatën e lindjes;
  4. Diplomat origjinale ose kopjet e diplomave (bachelor, master/magjistraturë e doktoratë) të vërtetuara nga noteri;
  5. Kandidatët që i kanë mbaruar studimet jashtë vendit, me rastin e aplikimit për zgjedhje, rizgjedhje apo avancim, duhet ta sjellin vendimin për nostrifikimin (barasvlerën) e diplomës përkatëse (baçelor, master, magjistraturë, doktoratë). Kandidatët që konkurrojnë për asistentë, duhet ta sjellin edhe certifikatën e notave të studimeve bachelor dhe master/magjistraturë.
  6. Kandidatët që aplikojnë për rizgjedhje, avancim duhet ta paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit.
  7. Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale brenda kornizës së përcaktuar me Statutin e UMIB-it dhe rregulloret përkatëse, për kategoritë e mësimdhënësve;
  8. Dëshmi nga organet kompetente që nuk janë nën hetime, dhe
  9. informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

Kohëzgjatja e emërimit dhe kufizimet për emërim

  1. Të gjitha emërimet për tituj, si dhe kohëzgjatja e punësiinit, bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse të Statutit të Universitetit të Mitrovicës.
  2. Avancimi nuk është proces automatik, por është konkurrues dhe meritor për të gjitha pozitat.
  3. Kriteri i moshës së përcaktuar me nenin 159 të Statutit vlen për kandidatët të cilët konkurrojnë për themelimin e marrëdhënies së rregullt të punës dhe do të merret në konsideratë deri në ditën e përmbylljes së konkursit. Nëse një kandidat ka qenë i angazhuar në Universitetin e Mitrovicës në cilësi të bashkëpunëtorit të jashtëm apo me honorar para moshës së përcaktuar sipas nenit 159 të Statutit kjo nuk nënkupton që për të njëjtin nuk aplikohet kriteri i moshës së paraparë me Statut në momentin e themelimit të marrëdhënies së rregullt të punës.
  4. Bazuar në Ligjin e Punës në fuqi, kontrata për një periudhë të caktuar që ripërtërihet në mënyrë të qartë ose të vetëkuptueshme për një periudhë të punësimit më të gjatë se dhjetë (10) vjet konsiderohet si kontratë për një periudhë të pacaktuar kohore.
  5. Në Universitetin e Mitrovicës nuk lejohet rekrutimi/angazhimi i kandidatëve brenda ndonjërës prej strukturave themelore organizative (katedër, degë, departament ose program), nëse brenda atyre strukturave të njëjtit kanë në marrëdhënie të rregullt pune apo të angazhuar familjarë të ngushtë (në relacionin bashkëshortor, prind-femijë, vëlla-motër, motër-motër, vëlla-vëlla dhe anasjelltas).
  6. Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi në Republikën e Kosovës themelojnë marrëdhënie pune sipas Ligjittë Punës, nën kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj të veçantë për punësimin

Vendimi, periudha e ankimimit dhc e përmbylljes së konkursit

  1. Procedura e votimit në Senat për propozimet e Këshillit të Fakultetit lidhur me emërimin dhe avancimin e anëtarëve të personelit akademik bëhet sipas Rregullores së Punës të Senatit dhe Rregullores. nr. 1201, 11.09.2018 për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, avancimin e personelit akademik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe UA të MPMS nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.
  2. Anëtari i personelit akademik i cili ka vlerësim pozitiv nga instancat paraprake, por i cili nuk i fiton votat e nevojshme të anëtarëve të Senatit për avancim, mbetet në thirrjen e njëjtë.
  3. Ndaj vendimit të Senatit në afat jo më larg se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas pranimit në dorëzim të njoftimit për vendim mund të bëhet ankesë në Komisionin e Senatit për Ankesa dhe Parashtresa.
  4. Konkursi për emërim, riemërim ose avancim të personelit akademik duhet të përmbyllet me vendime përkatëse të Senatit të UMIB-it për të gjitha vendet e shpallura, në një periudhë jo më të gjatë se 175 ditë nga dita e shpalljes.
  5. Për raste të veçanta para arritjes së propozimit në Senat, me kërkesë të Rektorit, afati i gjithë procedurës mund të zgjatet maksimum edhe 30 ditë.
  6. Nëse konkursi nuk realizohet në tërësi apo pjesërisht brenda afatit të përcaktuar si në paragrafin 4 të këtij neni, atëherë vendet përkatëse të parealizuara mund të rishpallen në konkursin e radhës sipas kërkesës së Fakultetit.
  7. Kontrata e punës për personelin akademik të zgjedhur për herë të parë në Universitetin e Mitrovicës sipas vendimit të Senatit do të nënshkruhet vetëm nëse për lëndën përkatëse, brenda afatit ligjor, nuk ushtrohet ankesë, respektivisht në rast të ankesës, deri në një vendim përfundimtar të Inspektoratit të Punës.

Mënyra e aplikimit

  1. Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në formë të shtypur dhe në formë elektronike.
  2. Dokumentacioni i shtypur duhet të dorëzohet dhe të arkivohet në Fakultetin përkatës, kurse versioni elektronik në platformën online të Universitetit të Mitrovicës konkursi.personeliakademik2020@umib.net
  3. Aplikimi përmes platformës online do të fillojë nga data 7.9.2020.
  4. Punimet shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare nuk ka nevojë të skanohen në tërësi, por vetëm faqja e parë dhe e fundit e punimit (përfshirë konkluzionet), ndërsa për libra të botuar duhet të skanohet faqja e parë e librit dhe faqja në të cilën shihet katalogimi në botim (CIP).
  5. Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara, si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartcekur, nuk do të merren në shqyrtim.
  6. Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike, përkatësisht nga data 7.9.2020 deri më 21.9.2020, deri në orën 16:00.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Mësues/e   Pejë e re
26/11/2020
Personel i Sigurimit Fizik (7)   Prishtinë e re
26/11/2020
Moter/Teknik Medicional (3)   Novobërdë e re
26/11/2020
Vozitës/e   Drenas e re
25/11/2020