
Përshkrimi
Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” shpall:
KONKURS për
AVANCIMIN / RIEMËRIMIN E PERSONELIT AKADEMIK
FAKULTETI I EDUKIMIT
Në gjuhën mësimore shqipe:
- Një mësimdhënës për lëndët në lëmin e pedagogjisë (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit): Pedagogji e edukimit parashkollor, Metodologji e edukimit gjithëpërfshirës, Filozofi e edukimit, Strategjitë e edukimit parashkollor, Bazat e hulumtimit në edukim (programi parashkollor) dhe Teori e mësimit, Edukimi gjithëpërfshirës me metodologji, Bazat e hulumtimit në edukim (programi fillor).
- Një mësimdhënës për lëndët në lëmin e edukimit muzikor (në gjuhën mësimore shqipe dhe boshnjake) (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit): Bazat e arsimit muzikor me metodologji (programi parashkollor) dhe Bazat e arsimit muzikor me metodologji (programi fillor).
- Një asistent për grup lëndësh në gjuhën shqipe për programin parashkollor dhe fillor (riemërim në përputhje me nenin 174).
Në gjuhën mësimore turke:
- Një mësimdhënës për grup lëndësh nga lëmi i matematikës (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit): Matematika I (programi fillor), Matematika II (programi fillor), Matematika I (programi parashkollor), Matematika II (programi parashkollor), Metodologji e mësimit të matematikës I, Metodologjia e mësimit të matematikës II.
FAKULTETI I FILOLOGJISË
Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe:
- Një mësimdhënës për lëndët (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit): Letërsi popullore, Letërsi e vjetër shqipe, Letërsi për fëmijë, Letërsi krahasimtare, Letërsi e sotme shqipe I, Letërsi e sotme shqipe II, Letërsi botërore I, Letërsi botërore
- Një mësimdhënës për lëndët (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit): Hyrje në shkencën e letërsisë, Teori e letërsisë, Letërsi romantike shqipe I, Letërsi romantike shqipe II, Letërsi moderne I, Letërsi moderne
Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze:
- Një mësimdhënës për lëndët (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit): Përkthim anglisht-shqip, Përkthim shqip-anglisht, Teori e përkthimit, Të nxënit e gjuhës së parë dhe të dytë, Gjuhë dhe kulturë, Idiomatikë e gjuhës
- Një asistent për lëndët (riemërim në përputhje me nenin 174): Shkathtësitë e integruara I, Fonetikë dhe fonologji, Morfologji e gjuhës angleze, Sintaksë e gjuhës angleze I, Sintaksë e gjuhës angleze II, Anglishte për qëllime akademike
Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane:
- Një mësimdhënës për lëndët (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit): Gramatika e gjuhës gjermane I, Gramatika e gjuhës gjermane II, Morfologji e gjuhës gjermane, Hyrje në didaktikën e gjuhëve të huaja, Metodika dhe didaktika e gjuhës gjermane II, Seminar i didaktikës.
Kushtet dhe dokumentacioni për aplikim
Dokumentacioni për aplikim:
-
- Kërkesën dhe CV-në,
- Kopjen e diplomës përkatëse (për pozitën e mësimdhënësit diploma e tri niveleve të studimeve; ndërsa për pozitën e asistentit dy nivelet e studimit edhe çertifikatën e notave) të noterizuar;
- Ekstraktin/çertifikatën e lindjes (origjinale) dhe kopjen e letërnjoftimit;
- Dëshminë nga gjykata mbi të kaluarën penale (origjinale);
- Kandidatët të cilët janë të punësuar në ndonjë institucion të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës duhet të paraqesin edhe vendimin për zgjedhjen e fundit si dhe raportin mbi vlerësimin e performancës (nëse aplikohet).
- Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë;
- Njohja e gjuhës angleze ose ndonjë gjuhe tjetër është përparësi për aplikantët.
Kandidatët që kanë doktoruar, magjistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT-i, në të kundërtën do të konsiderohet e pakompletuar dosja e aplikantit.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Afati për aplikim sipas këtij konkursi është nga data. 10.02.2021-25.02.2021 ora 15:00.
Paraqitja e dokumenteve bëhet në njësitë përkatëse akademike duke dorëzuar kopjen fizike si dhe të skanuara në CD, të njëjtën në kopje elektronike e dërgoni edhe në e_mail-in zyrtar: apliko.upz@uni-prizren.com (aplikacioni i dorëzuar vetëm në njërën mënyrë, fizike ose elektronike, nuk shqyrtohet nga komisioni).
Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato që janë të pakompletuara apo të parregullta nuk do të pranohen në konkurs (nuk do të shqyrtohen nga komisioni përkatës).
Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen zyrtare në këtë adresë: uni-prizren.com
- Procedura e zgjedhjes së kandidatëve dhe e drejta e ankesës
Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve sipas këtij konkursi dhe e drejta e ankesës realizohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” dhe Rregullores nr. 01-161 për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik (të cilën mund ta gjeni në faqen zyrtare: https://uni-prizren.com).