
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)
Përshkrimi
Në bazë të nenit 3, paragrafi 2 të Rregullores nr. 06/2020 angazhimin e Ofruesve të Shërbimeve (OSH) në procesin e likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH), Autoriteti i Likuidimit shpallë këtë:
Konkurs për Ofrues të Shërbimeve në procesin e likuidimit
- Titulli i pozitës së punës Ofrues i Shërbimeve - Ekipi mbështetës i TI-së (për çeshtje të proceseve që ndërlidhen me likuidimin)
- Kohëzgjatja e emërimit 6 mujor
- Paga (bruto) përfshirë kontributet e punëdhënësit 450.00 Euro
- Nr. i kërkuar 3
- Data e njoftimit 16/02/2022
- Afati për aplikim 23/02/2022
- Institucioni Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)
- Departamenti Departamenti i Administratës
- Vendi i punës Prishtinë
- Nr. i Referencës 16/02/2022
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Ekipi i Mbështetjes së TI-së (IT helpdesk) mirëmban rrjetin kompjuterik të të gjitha llojeve në Agjenci, duke ofruar mbështetje teknike dhe duke siguruar që e gjithë kompania të funksionojë pa probleme. Mbështetja e TI-së monitoron dhe mirëmban sistemin kompjuterik të kompanisë, instalon dhe konfiguron pajisje harduerike dhe softuerin, si dhe zgjidh problemet teknike.
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të dhomës së konferencës (audio dhe video sistemet);
- Monitorimi dhe mirëmbajtja fizike e rrjetit kompjuterik (nderrim i kabllove, switch-ave);
- Montimi i kompjuterëve në zyra;
- Lidhja, ndërrimi fizik i kompjuterëve, monitorave, ups-ave;
- Asistencë gjatë instalimit dhe konfigurimit të kompjuterëve;
- Dërgimi i pajisjeve të TI-së në zyrat regjionale;
- Asistencë në kofigurim të fotokopjeve dhe printerëve;
- Instalimi dhe konfigurimi i softuerëve, si Microsoft Office 2013 (Word, Excel, Outlook), Pdf reader etj…
- Lidhja e telefonave në zyra;
- Lajmerimi në telefon.
Të zotëroj së paku një nga kërkesat e përgjithshme formale
- Trajnime në Microsoft/Cisco apo sisteme tjera kompjuterike;
- Punë praktike minimum 1 vit;
- Diploma e shkollës së mesme: TI, informatikë apo relevante.
Kërkesa specifike
- Përvoja në punë/aktivitet të ngjashëm do të konsiderohet përparësi.
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Aplikacioni i punësimit (konsiderohet si CV dhe vlerësohet nga Komisioni);
- Dëshmi për përvojën e punës;
- Kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
- Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar apo në procedurë penale; si dhe
- çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar
- Lista e kandidateve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 24/02/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,33).
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes kontakt telefonit, SMS dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,33)