
- 0 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Këshilli Drejtues në vazhdimin e mbledhjes së datës 10.12.2020, të mbajtur me datë 17.12.2020,
mori vendim që të shpall:
KONKURS
Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2020/2021
I
Kushtet e përgjithshme
1. Bursa universitare ndahen për studentët e nivelit të studimeve themelore (baçelor).
2. Të drejtë aplikimi për bursë universitare kanë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte:
2.1. Të jenë studentë të rregullt të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës,
2.2. Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë:
2.3. Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve:
2.4. T'i kenë dhënë të gjitha provimet e parapara për vitin përkatës të studimeve në afatin e shtatorit të vitit akademik 2019720:
2.5. Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero).
3. Përjashtimisht nga pika 2.5, studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë, të Fakultetit Arkitekturës,
të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të Fakultetit Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si
dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Matematikës dhe
Departamenti i Fizikës, mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, por jo më pak se
8 (tetë).
4. Studentët të cilët në vitin akademik 2019172020 kanë pasur statusin e studentit me korrespodencë, nuk kanë të drejtë aplikimi për bursë universitare për vitin akademik 202072021.
II
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
1. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (1) e këtij konkursi duhet t'i paraqesin këto
dokumente:
1.1. Kërkesën për aplikim,
1.2. Vërtetimin për statusin e studentit dhe dëshminë për regjistrim të vitit akademik 2020121,
1.3. Transkriptin e notave dhe
1.4. Fletëparaqitjen (shkarkohet nga ueb-faqja e universitetit).
2. Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në zyrën e shërbimit të studentëve në fakultetet përkatëse:
2.1. Fakultetet janë të obliguara që në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë konkurs t'i përgatisin listat e studentëve të cilët i plotësojnë kriteret për fitimin e bursës universitare
për miratim nga Këshilli Drejtues i UP-së.
2.2. Kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret e sipërshënuara, shërbimi i studentëve në njesite akademike përkatëse nuk do t'iu lëshojë Fletëparaqitjen e cila ua mundëson aplikimin për bursë.
2.3. Përgjegjësinë për saktësinë e të dhënave do ta bartin dekanët e njësive akademike.
3. Bursat universitare për vitin akademik 2020712021 për rezultatet e arritura të vitit akademik 2019/2020 do t'u ndahen studentëve të nivelit baçelor, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë konkurs, ndërsa lartësia e bursës është përcaktuar me vendimin nr.37914, të datës 17.12.2020.
III
Afati i aplikimit
Afati i aplikimit zgjatë 15 ditë, përkatësisht prej datës 21.12.2020 deri me datë 10.01.2021 në orën 15:30.
IV
Afati i ankesave
Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare dhe nuk
janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 48
orësh pas ditës së publikimit të listave.
Ankesat e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Ankesat duhet të dorëzohen në zyrën nr.19, në ndërtesën e Rektoratit të UP-së.
V
Publikimi
Vendimi do të publikohet në tabelat e shpalljeve të fakulteteve si dhe në ueb-faqen e Universitetit: www.uni-pr.edu.